« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
« Zekolli për Zhurnal » 22 Nëntori festë unifikuese për shqiptarët
20161114100532682.jpg

Shkup, 22 nëntor - Sot është 22 nëntori, dita e alfabetit të gjuhës shqipe, festë hisotorike unifikuese për shqiptarët. Rëndësia dhe mesazhi unifikues i kësaj feste, është edhe frymëzimi i të gjitha gjeneratave të cilat me përkushtim të madh, dhe me përpikmëri të madhe bazohen në mesazhin e unifikimit të shqiptarëve.

Kjo festë është edhe determinant i Lidhjes së Prizrenit, sepse këto dy festa i karakterizon unifikim i shqiptarëve.

Përkushtimi dhe vullneti i çeliktë i shqiptarëve për ta ruajtur alfabetin është i madh, ky alfabet u ruajtë edhe përskaj gjithë atyre sfidave që i kaloi ndër vite.

Albanologu Shefqet Zekolli për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka treguar peshën historike të kësaj dite.

Sipas tij 22 nëntori i vitit 1912 është viti kur shqiptarët e realizuan një projekt i cili ju qëndroj vite, dekada, shekuj dhe i cili do të qëndroj edhe më tutje, sepse është projekt i cili për herë të parë i bashkon shqiptarët në tërësinë e tyre siç është alfabati i gjuhës shqipe i konstituar në Manastir në vitin 1908. "Është një projekt i cili ka qenë në interes sa kombëtar po aq edhe arsimor, shkencor edhe artistik, sepse ky alfabet i cili u konstitua atëherë ju qëndroj të gjitha sfidave me të cilat u ballafaqua ndër vite dhe i plotësoj të gjitha kushtet elementare dhe optimale për tu shprehur si në gjuhën e shkencës, artit e kështu me radhë”, shprehte Zekolli.

Zekolli konsideron se gjuha shqipe edhe sot ballafaqohet me sfida të tilla, me probleme të tilla, me prurjet e shumta të panevojshme të cilat janë prezenete edhe në gjuhë të tjera jo vetëm në gjuhën shqipe falë teknologjive të reja të cilat në fushën e informatikës bënë një ekspanzion të madh gjithkund në botë "Por nuk duhet injorohet fakti që edhe për shkak të injorancës dhe për shkak të gabimeve të cilat në po i bëmë duke lënë anash të gjitha ato standarde të cilat janë vendos shumë më herët dhe të cilat i plotësojnë gjitha nevojat tona dhe duke futur në leksikun tonë gjitnjë e më tepër fjalë të cilat janë panevojshme të cilat e dëmtojnë tërësinë origjinale të gjuhës shqipe.

Por meqenëse fati i gjuhës shqipe është edhe në duart edhe të politikës për ruajtjen, avansimin dhe pasurimin e saj, e gjithnjë edhe më tepër për gjuhën shqipe luajmë rol të gjithë ne duke filluar prej prindërve, por posaqërisht arsimtarët dhe mediumet", thotë mes tjerash albanologu Shefqet Zekolli.

Ai për fund thotë se me vite të tëra ne jemi mësuar të dëgjojmë prej politikanëve se çështja e gjuhës shqipe u rregullua.

"Këto dy vite të fundit tash po thonë do ta rregullojmë dhe duke pasur parasysh kosterelacionin e forcave dhe këtë dëshirë aq të madhe për tu pasurar dhe për të zënë pozicione, unë frigohem se çështja e gjuhës shqipe edhe kësaj radhe do jetë objekt i pazareve të ndryshme. Më vjen keq që e them këtë por jemi mësuar nga një përvojë e hidhur në të kaluarën që kur bëhet fjalë për projekte të mëdha me interes kombëtar, ato të cilat janë me interese perosnale partiake gjithmonë kanë fituar”, ka përfunduar për Zhurnal, albanologu Shefqet Zekolli.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.11.2017, 12:40  | I.XH | 2,042 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.