« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Zaev: Do të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik me Turqinë
133980347.jpg

Shkup, 22 nëntor - Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Turqisë do të intensifikohet, do të punohet në rritjen e këmbimit tregtar mes dy vendeve, por edhe të investimeve të reja të cilat janë të rëndësishme për rritjen ekonomike, porositi sot kryeministri Zoran Zaev në takimin me delegacionin nga Oda Ekonomike e Maqedonisë - Turqi (MATTO).

Zaev u bëri thirrje kompanive vendore, anëtareve të MATTO, të hyjnë, siç tha, në investime të reja për të cilat do të marrin ndihmë dhe mbështetje të fuqishme nga shteti.

"Suksesin e punës së Qeverisë së re e shohim përmes suksesit që do ta arrijnë kompanitë private dhe biznesi. Përcaktimi ynë i fuqishëm është që punojmë si servis i juaji, t'i zgjidhim problemet, por edhe t'i hapim perspektivat për investime të reja dhe zhvillim të bizneseve tuaja. Besojmë se nëse biznesi shkon përpara, do të hapen shanset për standard cilësor të jetesës të të gjithë qytetarëve. Qeveria punon në ndërtimin e klimës së biznesit të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm që të mundeni ju dhe kompanitë tuaja lirisht të planifikoni, të ndërtoni strategji po edhe me guxim të hyni në investime të reja", theksoi kryeministri.

Përfaqësuesit e MATTO-s, të kryesuar nga kryetari i Odës Ajdovan Ademovski, shprehën mbështetje në politikat ekonomike qeveritare dhe pritje për bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen.

Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Koço Angjushev, si dhe këshilltarët e Zaevit për ekonomi, shëndetësi, energjetikë dhe bujqësi.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.11.2017, 16:15  | I.XH | 671 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
E enjtja e ardhshme ditë jopune
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.