« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Infermieret kërkojnë Ligj dhe Odë të punonjësve shëndetësorë me arsim të mesëm dhe të lartë
133980116.jpg

Shkup, 22 nëntor - Ligj për infermieret dhe Odë të punonjësve shëndetësorë me arsim të mesëm dhe të lartë, kërkojnë nga Shoqata e infermiereve, infermiereve të stomatologjisë, teknikëve dhe mamive "Për ne" dhe Unioni i shoqatave, të cilët sot mbajnë takim pune.

Koordinuesi i Shoqatës dhe Unionit mr. Gordanka Beshliovska para takimit deklaroi se qëllimi i shoqërimit të tyre në Union është që të bashkohen, ta kthejnë dinjitetin e profesionit dhe shfaqi shpresë se me një unitet të tillë do të kenë sukses në përpjekjet për formimin e Odës.

"Gjithkund në botë, infermieret janë të bashkuara në oda. ndërsa vetëm ne mbesim në një nivel të shoqërimit i cili na mundëson programe edukative. Në këtë moment nuk kemi definim të profilit. Ky subjekt ligjor, që duhet ta marrim me autorizim nga ministri, do të dërgohet në një institucion ligjor i cili do t'i mbrojë të drejtat tona", theksoi Beshliovska.

Theksoi se në këtë moment zhvillohet plotësimi dhe ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe shtoi se duke kërkuar mbështetje edhe nga Oda e Mjekëve kanë ardhur deri në njohuritë se bëhet fjalë për një ligj të pjesshëm për mjekët. 

Mënyra në të cilën ne nuk jemi realizuar në vendet e punës përmes koeficientëve në marrëveshjet kolektive, theksoi ajo, i bëri infermieret mjaftë të pavlefshme në profesion dhe shpesh ato shkojnë jashtë vendit.

Koordinuesja e infermiereve nga Shtëpia Shëndetësore Shkup, Anita Dimovska, tha se ka arsim joadekuat jashtë shkollave të rregullta mjekësore.

"Pra, flasim për kurse tremujore për infermieret që filtrojnë stafin që është vërtet i pamjaftueshëm dhe luftojmë kundër një arsimimi të tillë, sepse me këtë bie standardi i cilësisë tonë të punës. Diplomat i marrin përmes shkollave të mesme mjekësore. Mjekësia nuk është një profesion që mund të përfundojë me një kurs dhe kërkon arsim dhe trajnim praktik", theksoi Dimovska, duke shtuar se një numër i madh i infermiereve largohen jashtë vendit.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Beshliovska tha se nuk mënyrë që infermieret me mbi 20 vjet përvojë pune, financiarisht të shpërblehen në diagnostikimin e tyre të specializuar, nuk ka mundësi të jenë të certifikuara specialitetet e tyre dhe për këtë arsye dëshirojnë që ky bashkim t'i sjell deri në subjekt ligjor i cili do ta zhvillojë rregulloren dhe në këtë mënyrë do të interpretohen edhe nga specialisti, njësitë kritike, nivelet... "Rritja e pagave pesë për qind është diçka që nuk i zgjidh problemet e infermiereve", shtoi Beshliovska. 

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.11.2017, 16:03  | Z.H. | 789 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.