« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Statusi i minatorit,Spahiu: Nëse s’miratohet, `luftë` qeverisë
screenshot-1_1511334114-8746185.jpg

Tiranë, 22 nëntor - Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka depozituar para 9 muajsh në Kuvend një projektligj për ‘Statusin e minatorit’, i cili ende nuk është shqyrtuar në komisione parlamentare dhe nuk është përfshirë në buxhetin e vitit 2018.

Në një intervistë për Shqiptarja.com, Spahiu deklaron se jashtë kamerave, çdo deputet është pro rregullimit të situatës financiare dhe sigurisë ekonomike të minatorëve, por sipas tij është marrëzia e mazhorancës që po zvarrit procesin, për t’u rikthyer më pas me një propozim të tyrin. Megjithatë, deputeti i LSI-së tregon për Shqiptarja.com se për të nuk ka rëndësi kush e propozon ‘Statusin e minatorit’, por që ky propozim të miratohet.

Nëse nuk miratohet, deputeti Spahiu paralajmëron se do të prish qetësinë e qeverisë. Përpos kësaj çështjeje, Përparim Spahiu shpjegon se Bulqiza është një vend shumë i varfër, ku përveç kromit, koha ‘vritet’ me asgjë për banorët e zonës.

“Qyteti i Bulqizës është në mjerim total për sa i përket shërbimeve sociale apo kulturore. Në Bulqizë përveç kromit, nuk gjen asnjë ambjent sportiv, nuk ka teatre, kinema. Është bërë vetëm një pedonale, pjesë e “rilindjes së fasadave” të qeverisë. Por a mendon kjo qeveri se kjo pedonale frekuentohet vetëm nga të papunë dhe të rinj që kanë humbur shpresën”, u shpreh Spahiu, i cili shton se deputetët e vizitojnë këtë qytet një herë në vit si turistë.

-Z. Spahiu nisma juaj për statusin e minatorit është depozituar në Kuvend që në muajin mars. Kanë kaluar 9 muaj dhe projektligji ku ju jeni relator nuk shqyrtohet. Kaq të pandjeshëm e nënvlerësues janë deputetet ndaj kësaj kauze?

S’ka të bëjë me ndjeshmërinë, por ka të bëjë me marrëzinë e kësaj mazhorance e cila vuan nga mitomania për të marrë çdo sukses. Pra, e thënë ndryshe, nëse është një propozim nga një deputet ose grup deputetësh, që nuk është pjesë e mazhorancës, qeveria e Ramës nuk do ta pranojë duke nxjerrë lloj-lloj justifikimesh, barrierash, për ta penguar apo zvarritur. Dhe pasi e zvarrit, qeveria do dalë me një propozim të sajin duke thënë që ky është më i mirë. Nëse rikthehemi në retrospektiv, kryeministri Rama është munduar me të gjitha format të shumojë propozimet e LSI. Kujtojmë këtu amendimet për koncesionet, që prej 2 vitesh qëndrojnë të fjetura në sirtar. Megjithatë, duke u rikthyer tek pyetja, për mua personalisht nuk ka fare rëndësi, kush e propozon statusin e minatorit, por e rëndësishme është që të votohet një orë e më parë. Le ti marrë qeveria të gjitha sukseset dhe atributet, por në fund ta votojë“Statusin e Minatorit”. Në çdo bisedë “jashtë kamerave” absolutisht nuk ka asnjë deputet, i majtë apo i djathtë, që të jetë kundër “Statusit të Minatorit”, një dokument që do të rregullonte trajtime normale për një shtresë që punon në sektorin më të vështirë të ekonomisë dhe me risqet më të mëdha si të shëndetit e deri në humbje jetësh.

-Për këtë çështje, para pak ditësh, ju keni fajësuar kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçen, për të cilin deklaruat se është kundër statusit të minatorit. Për çfarë arsye do të ishte kundër Erion Braçe ose kushdo tjetër që është në politikë dhe ka diçka në dorë për dhënien e statusit të minatorëve?

Po më jepni ju ose z. Braçe një arsye, që janë pro “Statusit të Minatorit”, sepse po të ishte mazhoranca dakord atëherë do të futej në buxhetin e 2018 dhe ky diskutim do ishte i pavlerë. Ata as nuk marrin mundimin që ta hapin si çështje “Statusin e Minatorit”. Shumica e deputetëve, përfshirë edhe ata të zgjedhurit në qarkun e Dibrës shkojnë si turistë në minierat e Bulqizës, 1 herë në vit, dhe nuk duan t’ia dinë për minatorët. Të gjithë e dimë si sillen në opozitë mjaft deputetë dhe sesi ndryshojnë qëndrime kur janë në pushtet. Unë kam qenë dhe jam konsistent që ky status, duhej të kishte kaluar edhe më përpara. Mos harrojmë që sot kemi ish-ushtarakë me status, shumë mirë, por besoj që gjithkush është i bindur që minatorët janë profesioni që duhet ta kishte këtë të drejtë, të mohuar prej vitesh!

-Puna që minatorët ushtrojnë është një profesion me risk për jetën. Këto familje janë të kërcënuara vazhdimisht, në rastin më të keq ato do të mbeten pa asnjë burim financiar. A e zgjidh këtë çështje vetëm regjimi i mbështetjes sociale? A nuk do duhej që edhe punëdhënësi të mbante pjesën e tij të përgjegjësisë ligjore, të paktën kur një minator e humb jetën për kushtet e papërshtatshme të punës?

“Statusi i minatorit”, që unë kam propozuar prej muajsh, rregullon situatën financiare dhe sigurinë ekonomike për minatorët. Pra, ne kemi propozuar garanci ekonomike familjare për çdo minator i cili dëmtohet në punë ose në rastin më të keq humbet jetën. Humbja e jetës është ngjarja më e rëndë që mund të ndodhë në minierë por nuk është statusi që e zgjidh çështjen e përgjegjësive, këtë e zgjidhin organet e drejtësisë. Përveç “Statusit” që është emergjent, sot, qyteti i Bulqizës është në mjerim total për sa i përket shërbimeve sociale apo kulturore. Në Bulqizë përveç kromit, nuk gjen asnjë ambjent sportiv, nuk ka teatre, kinema. Është bërë vetëm një pedonale, pjesë e “rilindjes së fasadave” të qeverisë. Por a mendon kjo qeveri se kjo pedonale frekuentohet vetëm nga të papunë dhe të rinj që kanë humbur shpresën.

-Z. Spahiu ju i keni prezantuar një draft qeverisë për statusin e minatorit, për të cilin keni deklaruar para minatorëve të Bulqizës që kësaj çështjeje do t'i shkoni deri në fund. Çfarë hapi tjetër do të ndërmerrni ju, nëse mazhoranca nuk e miraton atë?

Ne po presim dhënien e mendimit nga qeveria, ku kjo e fundit ka kaluar të gjitha afatet kohore. Normalisht diskutimi do të kaloj në komisione, përfshirë edhe atë të Ekonomisë ku është z. Braçe, dhe më pas të votohet në Kuvend. Shpresa ime është që të ndryshojë mentaliteti i qeverisë se projektligjet nuk kanë sigël partie por interes qytetar, dhe të votojë duke e mbyllur njëherë e përgjithmonë këtë padrejtësi. Nëse mazhoranca nuk e kalon, po ju them që në Shqipëri sindikatat që janë tashmë të fjetura, do të radikalizohen. Ndërkohë, LSI nuk do të rri duarkryq, por do të ndërmarrë një sërë hapash që do ti prishin qetësinë kësaj qeverie.

-Dhe së fundmi, z. Spahiu sa pranë mendoni se është realizimi i "Rrugës se Arbrit", i cili u premtua sërish nga kryeministri Edi Rama?

Pas dështimit me palën kineze, po diskutohet prej dy vitesh me kompaninë shqiptare që aktualisht është fituese. Janë 4 vite humbje kohe, 4 vite mashtrimi nga kryeministri Rama për ndërtimin e 70 km rrugë që dhe Dibrës ashtu si gjithë Shqipërisë, çdo qeveri ja ka borxh. Pra, ndërtimi i “Rrugës së Arbërit” nuk është më sukses i qeverisë, por është një detyrë dhe premtim ndaj qytetarëve shqiptarë. Prandaj qeveria, ta lërë propagandën me video 3D për “Rrugën e Arbërit”, aq më tepër kur e bën në një qytet të varfër si Bulqiza...!!!

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.11.2017, 09:13  | Xh.I. | 207 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
E enjtja e ardhshme ditë jopune
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.