Prokurorë të ri, PSP pjesë e PTHP-së
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
« Analistët » Marrdhëniet ndërfqinjësore, hap i duhur drejtë BE-së
Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
Kuvendi miraton rritjen e pagave për mjekët, infermierët dhe mësuesit, ja sa do të përfitojë secila kategori dhe si ndryshon ndihma ekonomike
20170822135142_art.jpg

Tiranë, 22 nëntor - Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe Komisioni për Median miratuan dje rritjen e pagave për mjekët, infermierët dhe mësuesit. Pas diskutimeve dhe debateve mes palëve, dje Buxheti 2018 u miratua nen për nen dhe në tërësi, duke i hapur rrugë rritjes së pagave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike. Por cilat janë kategoritë që do të përfitojnë? Kategoritë që përfitojnë nga miratimi i këtij projektligji janë kryesisht mjekët, infermierët, mësuesit, pensionistët si dhe familjet me ndihmë ekonomike. Kështu që me miratimin e këtij projektligji vetëm në sistemin e arsimit parauniversitar do të përfitojnë nga rritja ekonomike duke filluar nga 1 korriku i vitit që vjen 31.370 punonjës. Aktualisht paga mesatare e një mësuesi të ciklit të ulët është 35.000 lekë, por me miratimin e projektligjit të buxhetit 2018 kjo kategori do të përfitojë një rritje prej 2000 lekësh. Sakaq, paga mesatare për mësuesit e ciklit 9-vjeçar nga 40.000 do të shkojë në 42.000. Kurse për mësuesit e shkollave të mesme do të ketë një rritje prej 2.600 lekësh. Pra nga 52.000 lekë, që është paga mesatare, do të shkojë në 54.600 lekë.

Rritje pagash për mjekët dhe infermierët

Ashtu sikurse në sistemin arsimor, edhe në shëndetësi do të ketë rritje pagash. Nga kjo rritje pagash pritet të përfitojnë rreth 18.415 mjekë dhe infermierë, nga të cilët 4.650 janë mjekë dhe 13.765 infermierë. Për mjekët rritja e pagës do të jetë me 3.500 lekë. Pra, nga 70.000 lekë që është paga mesatare që merr një mjek, do të shkojë në 73.500 lekë. Ndërkohë rritje pagash është parashikuar edhe për infermierët. Kështu që nga 45.000 lekë që është paga mesatare e një infermieri, pritet të shkojë në 47.200 lekë. Por pavarësisht rritjes së pagës për mjekët dhe infermierët, qeveria për këtë vit ka parashikuar edhe rritje akoma më të madhe page nëqoftëse këta të fundit preferojnë të punojnë në zonat e thella apo në fshatra ku ka mungesë mjekësh. Kështu, ministria ka parashikuar bonuse motivuese nga 200,000 deri në 250,000 lekë në muaj, si dhe rritjen e incentivave financiare për mjekët specialistë.

Rritje pensionesh

Buxheti i ri do të akordojë fonde edhe për rritjen e pensioneve në 2018-ën, ndonëse me një rritje më të vogël krahasuar me kategoritë e tjera. Duke iu referuar relacionit të projektbuxhetit 2018, fondi për rritjen e pensioneve parashikohet në 1.8 miliardë lekë, ku përfitues do të jenë 600 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Në buxhet është projektuar që rritja e pensioneve të bëhet aq sa ç’është dhe inflacioni. Pra duke parë që inflacioni në vend është 1.6%, rritja e pensioneve do të bëhet me 2% duke kaluar edhe normën aktuale mesatare të indeksionit. Kjo do të thotë se një pensionist që përfiton në muaj 15.000 lekë, duke filluar nga 1 korriku 2018 do të përfitojë 15.300 lekë. Sakaq, ai që merr 16.000 lekë do të përfitojë 320 lekë më shumë. Kurse pensionistët që marrin 20.000 do të përfitojnë një rritje prej 400 lekësh.

Rritet ndihma ekonomike

Me miratimin e projektligjit “Për buxhetin 2018”, janë parashikuar të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike 79.891 familje. Me skemën e re janë rishikuar masat e pagesës mujore, është hequr ndihma ekonomike e pjesshme dhe është rritur masa mesatare mujore në 5.600 lekë në muaj. Sistemi i ri i vlerësimit do të jetë sipas modelit bio-psiko-social, duke rritur me 4.5% numrin e përfituesve që realisht u takon dhe duke ulur me 10% rastet abuzive.


/Agjensia e Lajmeve Sot News/

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.11.2017, 09:14  | Xh.I. | 589 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
Çekia i dhuron policisë kufitare të Maqedonisë 45 automjete, prezent ishte edhe Nuhiu
"Velt": Athina, Shkupi dhe Beogradi do të ndërtojnë kanal që do ta ndryshojë gjeografinë e Ballkanit
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.