Prokurorë të ri, PSP pjesë e PTHP-së
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
« Analistët » Marrdhëniet ndërfqinjësore, hap i duhur drejtë BE-së
Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve
133941654_7.jpg

Shkup, 23 nëntor - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nesër do ta mbajë seancën e 23-të në të cilën në rend dite janë parashtrimi i pyetjeve të deputetëve. Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat për herë të parë pas formimit të Qeverisë së re do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve.

Seanca për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve, Parlamenti fillon ta mbajë pas 100 ditëve nga formimi i Qeverisë, por për shkak të zgjedhjeve lokale ajo u shty. Seanca, sipas Rregullores, mbahet çdo të enjten e fundit të muajit, por këtë herë është zhvendosur për të premten, duke e pasur parasysh seancën e sotme të përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe të Bullgarisë në Strumicë.

Në seancë detyrimisht marrin pjesë kryetari dhe anëtarët e Qeverisë dhe bartës të tjerë të funksioneve publike për të cilët është paralajmëruar se do t'u parashtrohen pyetje.

Orarin e parashtrimit të pyetjeve të deputetëve e konfirmon kryetari i Kuvendit në marrëveshje me koordinatorët e grupeve parlamentare, në mënyrë i cili do të sigurojë raport dy në një në dobi të deputetëve nga grupet e deputetëve në opozitë dhe të deputetëve në opozitë të cilët nuk janë të organizuar në grupe të deputetëve.

Seanca e fundit për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve është mbajtur më 29 shtator të vitit 2016, pak para shpërndarjes së përbërjes së kaluar të Parlamentit për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në dhjetor, pas çfarë ishte formuar Qeveria e re. Në pyetjet përgjigjeshin ish kryeministri Emil Dimitriev dhe ministrat nga Qeveria e VMRO-DPMNE-së.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për nesër i caktoi vazhdimet e seancës së 8-të në të cilën duhet të debatohet për zëvendës të sekretarit të përgjithshëm dhe seancën e 12-të në të cilën janë dy ligjet e tjera të opozitës.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.11.2017, 10:15  | Xh.I. | 1,166 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
Çekia i dhuron policisë kufitare të Maqedonisë 45 automjete, prezent ishte edhe Nuhiu
"Velt": Athina, Shkupi dhe Beogradi do të ndërtojnë kanal që do ta ndryshojë gjeografinë e Ballkanit
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.