« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
ca_2.jpg

Shkup, 23 nëntor - Komuna e Çairit në krye me Visar Ganiun shpallë thirje publike për të gjithë banorët e kësaj komune që të dorëzojnë iniciativat e tyre për përpilimin e planit urbanistik, njofton Zhurnal.

Siç njoftojnë nga komuna, afati për këtë iniciativë zgjatë 30 ditë, duke filluar nga sot (23.11) deri më 22 dhjetor.

Në bazë të nenit 21 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik ( Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 199/2014, 44/2015, 193/15, 31/16, 163/16, 90/2017), Kryetari i Komunës së Çairit, e solli këtë:

L A J M Ë R I M

Lajmërohen  qytetarët  dhe personat juridik të  territorit të Komunës së Çairit se shpallet

Thirrje publike për dorëzimin e iniciativës për përpilim të Planeve urbanistike

Thirrja publike shpallet në pajtueshmëri me nenin 21 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik ( Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 199/2014, 44/2015, 193/15, 31/16, 163/16, 90/2017,), në kuartalin e tretë të vitit 2017.

- Thirrja publike do të zgjasë prej 23.11.2017 deri më 22.12.2017 -  30 ditë, duke llogaritur nga dita e shpalljes.

- Thirrjes  publike do  të   shpallet në Fletën zyrtare të Komunës,     në   internet   faqen e Komunës së Çairit www.cair.gov.mk,  në tabelën e shpalljeve në komunë, në sistemin informativ e-urbanizëm, në gazetën ditore në gjuhën maqedonase “NOVA MAKEDONIJA” dhe gazetën ditore në gjuhën shqipe “KOHA”.

- Në periudhë e zgjatjes së Thirrjes publike, të gjithë personat e interesuar fizik dhe juridik të dorëzojnë iniciativa për përpilimin e Planeve urbanistike nga neni 7 paragrafi (1) pika 2 alineja 2, 3 dhe 4 të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 199/2014, 44/2015, 193/15, 31/16, 163/16, 90/2017).

- Personat e interesuar juridik dhe fizik iniciativat ti dorëzojnë në formë të shkruar nëpërmjet arkivit të Komunës së Çairit ose në formë elektronike nëpërmjet sistemit informativ e-urbanizëm në afatin e caktuar.

- Lëndë e iniciativës mund të jetë miratimi i Planit të ri urbanistik ose ndryshim plotësimi i planit ekzistues urbanistik

- Për iniciativat e pranuara parashtruesit do të informohen në formë të shkruar ose në formë elektronike, nëpërmjet sistemit informativ e-urbanizëm në afat prej 15 dite nga skadimi i afatit për dorëzimin e iniciativave.

- Iniciativat e pranuara nga Thirrja publike do të shënohen në Programin për përpilim të Planeve urbanistike të territorit të Komunës së Çairit për  vitin 2018.

 - Mjetet për përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm për iniciativat e pranuara duhet ti sigurojnë parashtruesit e iniciativave – persona juridik ose fizik.

LINK

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.11.2017, 10:25  | Z.H. | 8,451 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Taravari: Nuk ka negociata për vendet vakante të ministrave tash e dy javë
Zaev i ofron ASH-së postin e zv.ministrit në shëndetësi
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasadorëve shqiptar?!
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.