Prokurorë të ri, PSP pjesë e PTHP-së
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
« Analistët » Marrdhëniet ndërfqinjësore, hap i duhur drejtë BE-së
Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
Xhaferi: Nëna Terezë është simbol i humanizmit, dashurisë dhe kujdesit të pakufishëm
02_95.jpg

Shkup, 23 nëntor - Fytyra dhe vepra e Nënë Terezës edhe sot ndihet dhe nderohet fuqishëm, jo vetëm te shqiptarët por edhe te të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Kur e kanë pyetur se çka duhet të bëhet që të ruhet paqja në botë, Nënë Tereza është përgjigjur, "Shkoni në shtëpi dhe duajeni familjen tuaj". Le të jetë ky mendim i Nënë Terezës udhërrëfyes edhe sot, për shkak se është po ashtu aktual si në vitin e largët 1979, porositi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në fjalimin me rastin e zbulimit të përmendores së Nënës Terezë në Poreç të Kroacisë.

Për ne shqiptarët, shtoi ai në fjalimin e vet, pa dallim se ku jetojmë dhe cilës fe i takojmë, a besoj se edhe për çdo njeri human, shenjtorja e bekuar Nënë Tereza është simbol i humanizmit pakufi, i dashurisë dhe kujdesit pikërisht ndaj atyre njerëzve ndaj të cilëve jeta ka qenë e pamëshirshme.

Siç informojnë nga Kabineti i tij, Xhaferi ka përkujtuar se Nëna Terezë ka lindur në Shkup, më 26 gusht të vitit 1910, si Gonxha Agnes Bojaxhiu, në familje të njohur shqiptare. Në moshën e saj 18 vjeçare, largohet nëpërmjet Zagrebit për në Dablin, ku u bashkëngjitet motrave nga Loreto-ja, ndërsa në vitin 1928, shkon në mision misionareje në Kalkutë, ku vepron deri në fund të jetës së vet. Në vitin 1950, në Kalkutë, e themelon rendin e misionareve "Misionare të dashurisë," kurse motrat e atij rendi janë edhe sot të pranishme anembanë botës, a edhe në Maqedoni.

"Humanizmi i saj, kujdesi i saj për ata që përveç jetës lakuriqe, nuk kanë asgjë tjetër, përhapet shpejt, jo vetëm në Kalkutë, Indi, por nëpër tërë botën. Pikërisht për këtë, në vitin 1979 e pranon Çmimin Nobel për paqe ndërsa në vitin 1980 shpallet qytetare nderi e Shkupit", theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. 

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.11.2017, 18:00  | D.J. | 966 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
Çekia i dhuron policisë kufitare të Maqedonisë 45 automjete, prezent ishte edhe Nuhiu
"Velt": Athina, Shkupi dhe Beogradi do të ndërtojnë kanal që do ta ndryshojë gjeografinë e Ballkanit
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.