« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
"Kambana" e Shqipërisë për shqiptarët e Maqedonisë nuk ka rën fortë
tirana_5.jpg

Shkup, 23 nëntor - Reagimet e shtetit shqiptar kundrejt problemeve të shqiptarëve të Maqedonisë ose nuk kanë ndodhur asnjëherë, ose kanë qenë fare të buta në formë komunikatash, thonë analsit politik për Zhurnal duke komentuar rolin e Republikës së Shqipërisë në zgjidhjen e problemeve etnike të shqiptarëve të Maqedonisë, pasi që për një angazhim të till e obligon edhe vetë Kushtetuta shqiptare.

"Realisht ne e dijmë se Shqipëria si çdo vend i Ballkanit përballet me sfida të brendshme por në asnjë moment nuk duhet harruar edhe pjesën tjetër të trungut që ka probleme që janë të paimagjinueshme aq më tepër kur nuk duhej fare këto të diskutoheshin sepse të kërkosh gjuhën, simbolet, flamurin, buxhetin dhe të trajtohesh si zezakët në Amerikën e dikurshme, sot kur bota ka ecur përpara është vërtetë tmerruese. Por Shqipëria ka hezituar. Ajo e ka parë si jetojnë si në geto shqiptarët e Maqedonisë me vite por ka heshtur. Ajo ka parë vuajtjet e tyre para syve, por sërish nuk ka reaguar në kohë dhe aq sa duhej t'a bënte këtë", thotë për Zhurnal, Urim Saliu, analist politik.

Sipas tij, Shqipëria ndonjëherë kemi bindjen se nuk n'a bën dhe aq me atdhe. Ajo ka një fuqi që po të reagojë ashpër ndonjëherë mund që t'i ndryshojë disa gjëra  që kanë të bëjnë me shqiptarët që jetojnë jashta hapësirave të shtetit shqiptar sepse Shqipëria mos harrojmë është edhe pjesë e NATO-s.

"Po të kishte bërë shteti amë më shumë në raport me problemet që kanë shqiptarët kudo të shpërndarë në pjesë të ndryshme , nuk do kishim akoma probleme esenciale. Por duket se Shqipërisë më shumë i interesojnë partitë se sa problemet e shqiptarëve në Maqedoni", nënvizon Saliu.

Nga ana tjetër profesori universitar, Sabaudin Zhuta vlerëson se për këtë çështje duhet parë në kontestin historit zhvillimet dhe dëmet e mëdha që iu bënë popullit shqiptarë si trashëgimtarë të Ilirisë së lashtë.

"Dy ishin ngjarjet më tragjike mbi shtetsinë shqiptare: Konferenca e "paqes" e mbajtur më 1912-13 në Londër dhe ajo e Parisit ose e Versajit më 1919. Evropa e re, e cila doli nga Lufta e Parë Botërore, kërkonte edhe një rishikim të ri të kufijve të saj. Ballkani ishte padyshim i pari në kontekstin e ri. Austro-Hungaria dhe Gjermania, dy vendet që kishin ndihmuar Shqipërinë në Konferencën e Londrës, kishin dalë të humbura dhe nuk ekzistonin më si perandori të fuqishme. Në skenën botërore kishte dalë SHBA-ja, fuqia e re që kishte qenë vendimtare në fitimin e luftës nga aleatet. Pikërisht tek kjo, u mbështeten shpresat e Shqipërisë për garantimin e kufijve të saj", thekson për Zhurnal, Sabaudin Zhuta, profesor universitar.

Pas ramjes së komunizmit, shton Zhuta, Shqipëria e rraskapitur u morë me hallet e rimëkëmbjes së brëndshme, ajo nuk u morë me pasojat e trashëguara nga tkurrja dhe coptimi i teritoreve nga e kaluara. 

"Tani që pozita e saj në raport me vëndet tjera të ballkanit është në një pozitë dukshëm të avansuar, është koha që ti hap çështjet e padrejtsive të bëra në të kaluarën. Intelektualët shqiptar, Akademikët dhe faktorët politik shqiptar; të bazuar në faktet e shumta dhe në bashkëpunim me forcat demokratike perëndimore, me në krye SHBA-të duhet pa hamendje të nisin aktivitetet intensive për çmang,jen e gabimeve të së kaluarës", potencon Zhuta. 

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.11.2017, 23:00  | D.J. | 3,133 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
E enjtja e ardhshme ditë jopune
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.