Maqedonia dhe Kosova rrugëtimin euro-atlantike e kanë të përbashkët, por jo në korsi ..
Bejli: Korrupsioni zvogëlon besimin e qytetarëve tek pushteti
Vulin: Zaev nuk e mbajti fjalën, Shkupi do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNE..
Maqedonia ndau gjashtë milionë denarë për të pësuarit në vërshimet në Shqipëri
A mundet ?!

Shkruan Qemal Musliu

Etja, për kulturë të huajë negative, është një mbrapshti e pa falshme, që rëndon tek çdo njeri, e sidomos te intelektualët dhe te ata fetar, në Kumanovën shqiptare dhe kudo në trungun amë !


Gjatë pushimit të verës dhe tash në këtë vjeshtë, pata rast të rri me shumë bashkëqytetar, gjegjësisht “bashkëkombës”, të cilët ishin me tituj: doktor shkence; magjistër; profesor, mësues fetarë dhe arsimtarë. Ishte kënaqësi. Trajtonim tema aktuale, të cilat në brendinë kanë hallin e përgjithshëm, që kemi si popullit, që me fjalorin e kohës, ma shumë, po quhet: “politikë”. Në Kumanovë e rrethinë janë me bollëk, hallet e pakënaqësitë të shumta, në të gjitha anët e zhvillimeve shoqërore. Është më brengose e t`rishtuese, kur në fjalorin dhe kulturën e disa prej këtyre të cekur “intelektualëve” dëgjon bisedë, që nuk i përket, as ati që, në jetën e vetë, nuk ka lexuar as të vetmen një libër. Këta, flasin me një “fjalor”, që askund nuk janë të shkruara, por të trilluara nga mendimet e egra negative, sipas tekeve e dëshirave të “dikujt” të importuara nga fundamentalizmi primitiv, lindor. Por që janë me plotë urrejtje, e përbuzje ndaj krejt të kaluarës e kulturës, autoktone shqiptare. Madje një urrejtje  e pa kuptimtë edhe ndaj heronjve më në zë, që kombi shqiptar i ka si vlera nga periudhat e ndryshme kohore, por që i çmon edhe bota perëndimore, si p.sh.: Heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Homeri shqiptarë - Gjergj Fishta, e shenjta Nënë Tereza – Gonxhe Bojaxhiu, etj.etj.

Ndikimet, e kulturat e huaja të importuara, me përmbajtje fondamentale, të kohës së perënduar, sot sillen e pështillen, nëpër kole arët e Kumanovës dhe gjithë andej në trungun e origjinës. Duke e minimizuar VLERËN KOMBËTARE, krahas besimit fetare, prezantohen “si fetar dashes të mëdhenj”. Gabim i rëndë është, të minimizosh vlerën e identiteti nacional. Identiteti nuk përcaktohet sipas dëshirës së individit, ajo vlerë trashëgohet nga lindja. Ky identitet, nuk të pyet donë apo nuk donë. Përkatësin nacionale e ke nga prindërit. Ndërsa besimi fetar, është vlerë që e zgjedhë individi dhe mundet të konvertohet, sipas bindjeve të individit. Urrejtja e identitet nacionale, është veprimi pa falshëm që të rëndon, brez pas brezi, Ndaj personat e të tillë, janë aq naive e neveritëse, sa të bënë të dishoshë, se këta persona, çfarë interesi, çfarë qëllimi kanë dhe kujt i përkasin ? !

Është për të u habit, se të gjithë këta, u shkolluan në gjuhën shqipe, deri në titullin e fundit dhe u rritën e po plaken në gjirin e familjeve shqiptare dhe në rrethin etnik. Ndërsa, flasin e “shesin ideologji” të huaj, te e cilat, asgjë nuk kanë të bëjnë me origjinën,e as me zhvillimin pozitive, janë të errëta dhe të dëmshme për mbarë shoqërinë dhe fundja edhe për ata vetë. Dhe, mu këta individ, kanë tituj në lëmin e historisë. Këta historian “të famshëm” thonë, se: “trojet shqiptare shpëtuan falë Turqisë”. Madje Perandoria Osmane, nuk ishte pushtuese, por administruese, etj etj...

Faktet historike flasin se, copën shtet: Shqipëri, e shpëtoi Perandoria Austro-hungareze, që ishte gjithashtu fuqi e kohës dhe disa shtete tjera. Madje, si mundet të thuhet me shumë bindje dhe me nervozizëm se, lufta ndaj pushuesit otoman, ka qen e gabuar, sidomos luftën e shenjtë të heroit i të gjitha kohërave: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu !!! ...

Si mundet të thuhet se historia e popullit shqiptarë është krejt e pa vërtetë, e shumë e shumë fjalë, mendime të pa arsyeshme dhe me karakter të ulët. Mu, këta mbajnë familje nga rroga që ligjërojnë lëndën e Historisë Shqiptare, në nivele të ndryshme të arsimit.

A nuk është mashtrimi, dhe dhënia e mësimit të rrejshëm, e në kuptimin moral arsimor, fetar,  e dëmshme e HARAM ? !

A nuk është turp dhe haram të i mbrosh, fakteve e rrejshme  dhe përmbajtje negative, qëllim keqeje dhe me të pa vërteta ? !

Këta dhe disa anomali të ndryshme, që ishin krejtësisht me orientim dhe ndikim nga bota, turko-arabe. Janë për, TURP.

Dy fjalë edhe për artikullin i publikuar, kohë më parë, nga prof.. dr. Havzi Mustafa, kushtuar Arif Hiqmet. Ndaj mendimin ndryshe. Ky person quhej: Arif Hikmet, e jo Hiqmet. Për këtë kështu kam dëgjuar dhe lexuar. Pra, në turqisht do të thotë, hikmet - i zoti, person me aftësi të veçanta”. Po në kohën kur ka jetuar e veprua, ky person, nga bindjet e interesi i ndryshëm dhe duke parë se Turqia në atë kohë ka qenë fuqi botërore, ka të ngjarë të përcaktohet gabimisht. Prandaj, disi “arsyetohet” lakmia dhe animi pro turk, dhe nuk ishte i vetmi. Po, të tillë pati një numër të konsideruar, si psh. : ishte edhe Mit`hat Frashëri dhe shumë të tjerë. Arif Hikmeti ka qenë edhe zëvendës i, Mit`hat Frashëri, në Klubin Shqiptarë në Selanik. M. Frashërri, në vitin 1908, filloi të botoj gazetën “Liria”, në Selanik. Gjatë kësaj kohe bashkëpunoi  me mikun e tij, Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën ”Mbothësia”. Mit`hat Frashëri ishte xhonturk, nuk i pëlqeu ardhja e Ismail Qemalit, më 1908 në Vlorë, madje shkroi një shkrim kritik për Ismail beun, në gazetën “Liria”. Fakt i marrë nga arkivi: ARiH: Tümgeneral Arif Hikmet Gerençekçi`nin.

Po, çka kishte për të thënë, profesor Avzi Mustafa, për këta “intelektual” në këtë kohë, kur sot, varsh mëria dhe interes turk është i “ndryshe” nga ai dikur si pushtues dhe forcë botërore..

Dom Ndre Mjeda, i shkolluar krejt në gjuhë të huaj dhe në rrethana krejtësisht tjera shoqërore, shkroi që zor se e gjen te ndonjë autor i kësaj kohe materialiste ? !

Përmbî zâ, që lëshon bylbyli,

Gjuha shqipe m'shungullon,

Përmbi erë, qi nep zymbŷli,

pa 'da zemrën ma ngushëllon.

Gegë e toskë, malësi, jallia,

jan nji komb, m'u 'da s'duron,

fundë e majë nji âsht' Shqipnia,

e nji gjuhë t'gjith na bashkon.

 

Ndërsa Gjerasim Qiriazi, kështu shkroi në atë kohë:

Do punoj për mëmëdhenë,

gjithë jetën sa të roj,

do t’i zgjoj edhe ata që flenë,

kështu jetën ta mbaroj.

 

Përmes këtij shkrimi e ndie të nevojshme të uroj 28 Nëntorin 1912, ditën kur u shpallë pavarësia e gjitha trojeve shqiptare, por kurthet e kohës, ruso, serbe, e greke grabitën troje të tëra dhe dëmtuan dhimbshëm: Aktin Pavarësisë. Pra, uroj gjithë shqiptarët kudo që janë, por në mënyrë të veçantë, bashkëkombësit që frymon e jeton, në trungun e origjinës. Të gjithëve, duke i dëshiruar të i kenë gjitha të mirat në gjirin familjar e kombëtar. Kontributi e çdo atdhetarit në Trungun Amë, sa do të jetë i vogël, peshon shumë më shumë, prandaj thuhet:“guri peshon në vend të vetin” f. u.p.

Të urresh, cilin do nacionalitet, është virtyte i ulët dhe primitiv, por ta favorizosh të huajën, aty ku nuk ka, fare, arsye dhe duke përbuzë tanin, është mëkat që nuk falet dhe rëndon në kohë dhe hapësirë, për kohë të gjatë, gjithashtu është i dënuar me të gjitha normat pozitive.

Kultura dhe “etja” e mbrapshtë e disa intelektualë shqiptarë në Kumanovën shqiptare, dhe kudo në trungun amë, le të kthehet në anën pozitive, sot, o kurrë, për kauzën kombëtare, dhe kjo do të jetë mirësi dhe uratë e ardhmërisë.

 04.12.2017, 16:01  | Xh.I. | 1,514 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaev: Në mbrëmje vendoset për Ministrinë e Shëndetësisë
Shtetas të Maqedonisë të përfshirë në krim të rëndë 3.6 milard dollarë
Paraburgimi i Alimit, mbrojtja ankimon vendimin
« Analistët » Proçesi i shtet-ndërtimit të Maqedonisë lidhet me Shqipërinë dhe Kosovën
« Ekskluzive » Edhe Jakupi sot do të deponon dorëheqje nga KSHZ
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.