Maqedonia dhe Kosova rrugëtimin euro-atlantike e kanë të përbashkët, por jo në korsi ..
Bejli: Korrupsioni zvogëlon besimin e qytetarëve tek pushteti
Vulin: Zaev nuk e mbajti fjalën, Shkupi do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNE..
Maqedonia ndau gjashtë milionë denarë për të pësuarit në vërshimet në Shqipëri
Sugareski: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE dhe shërbime më të mira transportuese
134006213 1.jpg

Shkup, 6 dhjetor  - Marrëveshja për formim të bashkësisë transportuese duhet të sigurojë integrim të sektorit transportues të BE-së në politikën e zgjerimit, ka thënë ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, në fjalimin e këshillit ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor, themelues të Bashkësisë transportuese, që u mbajt në Bruksel.

Në takimin në të cilin mori pjesë edhe komisarja për politikë transportuese e Komisionit Evropian Violeta Bullc, Sugareski ka theksuar se harmonizimi i plotë i rregullativës vendore me rregullativën e Bashkimit Evropian nuk është e nevojshme vetëm për shkak të aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në Union, por, para së gjithash, për shkak të ngritjes së nivelit të shërbimeve transportuese edhe atë në dobi të shfrytëzuesve dhe të dhënësve të shërbimeve, njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

"Në qoftë se përqendrohemi tek përfitimet, sfidat dhe pritjet nga implementimi vijues i Marrëveshjes, fillimisht dëshiroj të theksoj se kjo është në pajtueshmëri me procesin e filluar të integrimit të Republikës së Maqedonisë dhe aspiratat tona për anëtarësim në Union. Në mënyrë plotësuese, globalizimi dhe ndërvarshmëria e ekonomive, posaçërisht atyre evropiane, në të gjithë veprimtaritë duke përfshirë edhe transportin, paraqet argument për reformat vijuese të cilat janë rezultat i implementimit të Marrëveshjes", ka thënë Sugareski.

Siç ka potencuar, formimi i Bashkësisë transportuese do t'i përshpejtojë reformat sektoriale dhe liberalizimin e tregjeve në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në afat më të gjatë do të kontribuojë për efikasitet më të mirë dhe shpenzime më të ulëta të shërbimeve transportuese.

Në fjalim, madje, në takimin e 13-të të ministrave të transportit në kuadër të rrjetit CEETO, e ka potencuar rëndësinë e ndërtimit dhe modernizimit të Korridoreve transportuese 8 dhe 10 të cilët kanë prioritet të lartë për Republikën e Maqedonisë, rajonin dhe Bashkimin Evropian, si dhe angazhimin e Qeverisë së RM-së për realizimin e projekteve të cilët zhvillohen në këto korridore.

Sugareski është pjesë e delegacionit qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, që po qëndro për vizitë pune dyditore në Bruksel.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 06.12.2017, 16:14  | I.XH | 287 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaev: Në mbrëmje vendoset për Ministrinë e Shëndetësisë
Shtetas të Maqedonisë të përfshirë në krim të rëndë 3.6 milard dollarë
Paraburgimi i Alimit, mbrojtja ankimon vendimin
« Analistët » Proçesi i shtet-ndërtimit të Maqedonisë lidhet me Shqipërinë dhe Kosovën
« Ekskluzive » Edhe Jakupi sot do të deponon dorëheqje nga KSHZ
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.