Maqedonia dhe Kosova rrugëtimin euro-atlantike e kanë të përbashkët, por jo në korsi ..
Bejli: Korrupsioni zvogëlon besimin e qytetarëve tek pushteti
Vulin: Zaev nuk e mbajti fjalën, Shkupi do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNE..
Maqedonia ndau gjashtë milionë denarë për të pësuarit në vërshimet në Shqipëri
Në nëntor nëpër rrugët e Gostivarit ka pasur 20 aksidente trafiku dhe një viktimë
akk_3.jpg

Gostivar, 6 dhjetor- Në nëntor, nëpër rrugët e rajonit të Gostivarit janë regjistruar gjithsej 20 aksidente rrugore, që krahasuar me vitin e kaluar është zvogëluar numri për katër, informojnë nga SPB Tetovë.

Një aksident trafiku ka pasur epilog fatal për një person (këmbësor), në dy nga aksidentet ka pasur tre të lënduar rëndë, ndërsa në gjashtë aksidente ka pasur gjithsej dymbëdhjetë persona të lënduar. Në aksidentet e regjistruara, 11 të tjerat kanë kaluar vetëm me dëme materiale. Sipas vendit të aksidentit, gjysma kanë qenë në vende të banuara, ndërsa gjysma tjetër në rrugë të hapur.

"Më shumë nga aksidentet, sërish kanë ndodhur në rrugët e Gostivarit, pastaj rrugët rajonale drejt Gradecit dhe Çegranit, magjistralen Gostivar-Kërçovë, autostradën Gostivar-Tetovë dhe në rrugë të tjera në këtë rajon", thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Si arsye më të shpeshta për aksidentet janë - shpejtësia jo e përshtatshme (tetë), gjegjësisht shpejtësia e madhe, mosrespektim të përparësisë së kalimit.

Gjatë kontrolleve muajin e  kaluar janë zbuluar 34 automjete teknikisht jo të rregullta, 102 automjete të paregjistruara, dy automjete me mbingarkim, si dhe 111 persona pa patentë shoferi dhe 31 shoferë-fillestarë të cilët nuk kanë pasur të drejtë të drejtojnë automjetin.

Kundërvajtjet e konstatuara në rreth 12 kontrolle aksioni dhe aktivitete të rregullta të nëntorit, janë mbyllur me 370 kundërvajtje, 396 urdhra pagesore të mandatit, me pesë leje përkohësisht të marra dhe 111 automjete të shkyçura nga komunikacioni.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 06.12.2017, 16:42  | L.E. | 326 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaev: Në mbrëmje vendoset për Ministrinë e Shëndetësisë
Shtetas të Maqedonisë të përfshirë në krim të rëndë 3.6 milard dollarë
Paraburgimi i Alimit, mbrojtja ankimon vendimin
« Analistët » Proçesi i shtet-ndërtimit të Maqedonisë lidhet me Shqipërinë dhe Kosovën
« Ekskluzive » Edhe Jakupi sot do të deponon dorëheqje nga KSHZ
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.