Maqedonia dhe Kosova rrugëtimin euro-atlantike e kanë të përbashkët, por jo në korsi ..
Bejli: Korrupsioni zvogëlon besimin e qytetarëve tek pushteti
Vulin: Zaev nuk e mbajti fjalën, Shkupi do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNE..
Maqedonia ndau gjashtë milionë denarë për të pësuarit në vërshimet në Shqipëri
« Analistët » Maqedonia nuk ka forcë për një krizë të re politike
200_2.jpg

Shkup, 6 dhjetor - Kryeministrii Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe popullata maqedonase e dinë fare mirë që pa zgjidhjen e emrit Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO dhe BE. Kjo çështje është duke e vonuar integrimin euroatlantik të Maqedonisë dhe vendi është duke shkuar kah izolimi, kështu vlerëson analisti politik Faik Krasniqi duke komentuar vizitën e fundit të kryeministrit Zaev në Bruksel. 

"Kontesti për emrin pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Maqedoni dhe suksesin që e arriti koalicioni qeveritar, është kthyer sërish në fokusin e diplomacisë ndërkombëtare, dhe pritjet janë të mëdha për tejkalimin e tij përfundimtar. Edhe takimet e kryeministrit Zaev në Bruksel janë një lloj para-përgatitje për zgjidhjen e problemit me emrin. Disponimi edhe në Greqi dhe në Maqedoni është në nivelin më të lartë prej kurdo qoftë deri tani. Zaev nuk ka alternativë tjetër pos të ulet dhe të negociojë për emrin. Dhe zgjidhja e kësaj çështje duhet të zgjidhet më së largu në gjysmën e parë të vitit 2018, përndryshe do të ketë vështirësi të mëdha", thotë për Zhurnal, Faik Krasniqi, analist politik.

Nga ana tjetër, analisti politik, Urim Saliu thekson se edhimbshme ose jo, përfiton ose humb politikisht, çështja e emrit nuk ka ku shkon më.

"Edhe kjo ka limitet e saj dhe nëse ky shtet do që të ketë perspektive evropiane dhe nëse do të ketë stabilitet atëherë duhet ti jep fund cështjes së emrit sepse me këtë ndërlidhen shumë gjëra. Nuk them diçka të papranueshme në mënyrë ekstreme, nuk them që edhe shqiptarët mos jenë pjesë e këtij procesi, por njëherë e përgjithmonë ky moment i ri politik duhet shfrytëzuar. Maqedonia si tha edhe z. Mogherini në takimin me Zaevin ka bërë  dukshëm progres për vetëm një vit, dhe se kjo është shenjë e mirë edhe lidhur me progresin e shtetit në proceset euro-integruese. Pra takimet e shpeshta që bën kryeministri janë edhe për t'u konfirmuar miqve ndërkombëtarë se kemi një tjetër moment pozitiv. Maqedonia mund të bëj luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mund t'u jap krejt të drejtat popujve tjerë që jetojnë në të, mund të ndërtojë parajsën si i thonë, por pa emrin dhe ndryshimin e saj të pranueshëm edhe për shqiptarët, nuk bën asnjë hap para.Edhe kryeministri e di këtë. S'ka më një të nesërme, s'ka më një referendum, ose ngjajshëm. Ka një gjë dhe ai është emri të ndryshohet sa më parë tjetra do të thotë se ditë të vështira e presin vendin", thekson për Zhurnal, Urim Saliu, analist politik.

Sipas tij, Maqedonia nuk ka më forcë për një krizëtë re politike. Por duhet të bëhet kujdes edhe ndaj opozitës  sepse bojkoti i mundshëm  i saj sjellë vonesa  dhe probleme thelbësore  për cështje që tashmë kërkojnë zgjidhje urgjente.

 

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 06.12.2017, 22:00  | D.J. | 1,768 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaev: Në mbrëmje vendoset për Ministrinë e Shëndetësisë
Shtetas të Maqedonisë të përfshirë në krim të rëndë 3.6 milard dollarë
Paraburgimi i Alimit, mbrojtja ankimon vendimin
« Analistët » Proçesi i shtet-ndërtimit të Maqedonisë lidhet me Shqipërinë dhe Kosovën
« Ekskluzive » Edhe Jakupi sot do të deponon dorëheqje nga KSHZ
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.