Maqedonia dhe Kosova rrugëtimin euro-atlantike e kanë të përbashkët, por jo në korsi ..
Bejli: Korrupsioni zvogëlon besimin e qytetarëve tek pushteti
Vulin: Zaev nuk e mbajti fjalën, Shkupi do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNE..
Maqedonia ndau gjashtë milionë denarë për të pësuarit në vërshimet në Shqipëri
Së shpejti lëndë e re për larje parash në Serbi për Mijallkov dhe Gruevski?
gruevski-mijalkov-620x330.jpg

Shkup, 7 dhjetor - Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korupsion informoi se kanë hapur procedurë parahetimore përshkak dyshimeve për vepër të kryer penale "larje të parave" nga neni 273 nga Kodi Penal, njofton Zhurnal.

"Procedura parahetimore është si rezultat i disa shkrimeve nga disa media në Republikën e Maqedonisë në lidhje me deklaratën e ish minitrit serb për punë të jashtme, Vuk Jeremiq. Deklarata ka të bëjë për larje të parave në Republikën e Serbisë nga ana e funksionarëve të lartë nga Maqedonia dhe lidhshmëria e tyre me persona fizik e juridik nga Serbia dhe Çekia.

Prokurori Publik nga PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korupsion i ndërmer të gjitha veprimet e nevojshme dhe koordinimet me institucionet përkatëse për zbulimin e këtij lloji të veprës penale", njoftuan nga PTHP.

Javën e kaluar Vuk Jeremiq kërkoi nga organet shtetërore të hetojnë lidhjet mes anëtarëve të kompanisë që e bleu fabrikën në Kragujevac "14 tetori", me ish regjimin në Maqedonisë. Sipas tij, nuk janë të vërteta thëniet e PPS se është gjetur partner strategjik për "14 tetorin", e cila ishte në falimentim nga janari i vitit 2016 kur kompania atëherë vlerësohej rreth 48 milion euro.

Siç njoftojnë mediat serbe, Jeremiq vërteton se kompania çeke "Çekosllovah grup" në tetor të këtij viti e ka blerë vetëm një pjesë të fabrikës për katër milion euro dhe atë pa lecitacion publik. Jeremiq kërkon të hetohen dhe lidhjet mes Voisllav Sparavallo me ish regjimin në Maqedoni./Zhurnal.mk

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.12.2017, 13:18  | Z.H. | 2,629 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaev: Në mbrëmje vendoset për Ministrinë e Shëndetësisë
Shtetas të Maqedonisë të përfshirë në krim të rëndë 3.6 milard dollarë
Paraburgimi i Alimit, mbrojtja ankimon vendimin
« Analistët » Proçesi i shtet-ndërtimit të Maqedonisë lidhet me Shqipërinë dhe Kosovën
« Ekskluzive » Edhe Jakupi sot do të deponon dorëheqje nga KSHZ
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.