Maqedonia dhe Kosova rrugëtimin euro-atlantike e kanë të përbashkët, por jo në korsi ..
Bejli: Korrupsioni zvogëlon besimin e qytetarëve tek pushteti
Vulin: Zaev nuk e mbajti fjalën, Shkupi do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNE..
Maqedonia ndau gjashtë milionë denarë për të pësuarit në vërshimet në Shqipëri
Dhëndrri i Haradinajt ngjall debat mes kryeministrit dhe Konjufcës
1sdedwed.jpg

Prishtinë, 7 dhjetor - Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetevendosje, Glauk Konjufca, përderisa ka folur për nepotizmin ka përmendur familjarin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Liridon Dervishajn.

 

Konjufca tha që pas marrjes së mandatit nga qeveria Haradinaj, Dërvishaj është emëruar në krye të, siç e quajti ai, fondit të tretë më të madh të Kosovës.

 

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se e ka marrë vesh në media për punësimin e burrit të motrës së tij, si menaxher i parave të Fondit të Sigurimeve shëndetësore, njofton Klan Kosova.

 

Ai tha se nuk është ndjerë mirë kur është emëruar Dervishaj në atë punë.

 

“Por, e kom marrë vesh në media”, tha Haradinaj në foltoren e Kuvendit.

 

“E kom marrë vesh, ju siguroj, masi ka ndodhur, në media”.

 

Ai tha se është zor t’i privohet puna dikujt vetëm pse ke lidhje familjare me të, duke përmendur më pas vëllanë e tij, Daut Haradinajn, që është deputet.

 

Konjufca më pas replikoi me kryeministrin duke i thënë që Daut Haradinaj është përzgjedhur nga qytetarët, e nuk mund te krahasohet me një post për të cilin personi është i emëruar.

 

Ndërsa, Haradinaj u përgjigj duke thënë që Liridon Dërvishaj është zgjedhur me konkurs, përderisa mohoi që ai është ne krye të fondit të tretë më të madh në Kosovë, duke thënë që nuk gëzon kompetenca te tilla.

 

“Me e pasë ditë ma përpara, nashta i kisha thanë, hiç mos u ban”, iu përgjigj Haradinaj Konjufcës për Dervishajn.

 

Mirëpo, ai vijoi duke thënë se të drejtën nuk mund t’ia ndalë askujt.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.12.2017, 13:36  | Z.H. | 638 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaev: Në mbrëmje vendoset për Ministrinë e Shëndetësisë
Shtetas të Maqedonisë të përfshirë në krim të rëndë 3.6 milard dollarë
Paraburgimi i Alimit, mbrojtja ankimon vendimin
« Analistët » Proçesi i shtet-ndërtimit të Maqedonisë lidhet me Shqipërinë dhe Kosovën
« Ekskluzive » Edhe Jakupi sot do të deponon dorëheqje nga KSHZ
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.