Maqedonia dhe Kosova rrugëtimin euro-atlantike e kanë të përbashkët, por jo në korsi ..
Bejli: Korrupsioni zvogëlon besimin e qytetarëve tek pushteti
Vulin: Zaev nuk e mbajti fjalën, Shkupi do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNE..
Maqedonia ndau gjashtë milionë denarë për të pësuarit në vërshimet në Shqipëri
LDK Kërkon Shkarkimin e Dardan Gashit
avdullah-hoti.jpg

Prishtinë, 7 dhjetor - Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i kërkojë Kryeministrit Ramush Haradinaj shkarkimin e menjëhershëm të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës, Dardan Gashi.

 

Partia opozitare, LDK-ja ka dorëzuar sot kërkesën për interpelancë me Kryeministrin Ramush Haradinaj, për t’i kërkuar këtij të fundit shkarkimin e menjëhershëm të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, për shkak se ky i fundit është parë në disa filmime duke gjuajtur me armë zjarri në një festë private.

 

“Sot e dorëzuam dokumentin në Kuvendin e Kosovës për interpelancë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn për çështjen që të gjithë qytetarët janë të shqetësuar, për gjuajtjen me armë, për sjelljen e pahijshme të zyrtarëve të lartë, në veçanti të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të diasporës, z.Dardan Gashi”, tha Avdullah Hoti në një konferencë për gazetarë.

 

Sipas Hotit, sjellja e tillë e zyrtarit qeveritar bie ndesh me ligjin.

 

“Ne vlerësojmë që ajo sjellje bie ndesh me Kodin Penal të Kosovës për armëmbajtje pa leje dhe për rrezikim të sigurisë publike, por mbi të gjitha bie ndesh me etikën e lartë që duhet të kenë zyrtarët e Kosovës”, është shprehur shefi i grupit parlamentarë të LDK-së, Avdullah Hoti.

 

Sipas tij, akti i zëvendëskryeministrit Gashi e ka dëmtuar imazhin e Qeverisë së Kosovës.

 

“Me këtë është dëmtu imazhi i Qeverisë së Kosovës para qytetarëve dhe partnerëve tanë. Ne do të kërkojmë që Kuvendi i Kosovës të votojë për shkarkimin e menjëhershëm për zëvendëskryeministrin Gashi”, tha Hoti.

 

Dardan Gashi e kishte pranuar se ka gjuajtur me armë zjarri në festën private që ishte organizuar pas lirimit të plotë të zëvendë kryeministrit tjetër, Fatmir Limaj nga akuzat për korrupsion.

 

Në ato pamje ishte parë edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe këshilltari i Fatmir Limajt, Endrit Shala duke gjuajtur me armë.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.12.2017, 13:43  | Z.H. | 217 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaev: Në mbrëmje vendoset për Ministrinë e Shëndetësisë
Shtetas të Maqedonisë të përfshirë në krim të rëndë 3.6 milard dollarë
Paraburgimi i Alimit, mbrojtja ankimon vendimin
« Analistët » Proçesi i shtet-ndërtimit të Maqedonisë lidhet me Shqipërinë dhe Kosovën
« Ekskluzive » Edhe Jakupi sot do të deponon dorëheqje nga KSHZ
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.