Maqedonia dhe Kosova rrugëtimin euro-atlantike e kanë të përbashkët, por jo në korsi ..
Bejli: Korrupsioni zvogëlon besimin e qytetarëve tek pushteti
Vulin: Zaev nuk e mbajti fjalën, Shkupi do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNE..
Maqedonia ndau gjashtë milionë denarë për të pësuarit në vërshimet në Shqipëri
Diferencime në paketën fiskale për hotelet me 4 dhe 5 yje, Klosi: Lehtësira fiskale për investitorët
blendi-klosi_14.jpg

Tiranë, 7 dhjetor - Lehtësitë fiskale për hotelet me 4 dhe 5 yje do të jenë të ndryshme duke përjashtuar tatimin mbi fitimin. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i cili ishte dje i pranishëm në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku u diskutua kjo çështje, investitorët në strukturat akomoduese me 5 yje do të përfitojnë nga paketa e plotë. Ministri Klosi shtoi se këto lehtësira fiskale që ofrohen do të nxisin investitorët strategjik për të investuar miliarda euro në këtë sektor.

“Për sa i përket diferencës ndërmjet 4 dhe 5 yjeve, taksën e tatim fitimit të dyja grupet e hotelerisë do ta përfitojnë. Për sa i përket reduktimit të TVSH-së me 6 %, hotelet me 4 yje nuk e përfitojnë, e përfitojnë vetëm si hoteleri, por nuk e përfitojnë për menaxhimin e brendshëm, ndërkohë që ata me 5 yje e përfitojnë. Ndikimin në infrastrukturë hotelet me 4 yje nuk e përfitojnë, hotelet me 5 yje e përfitojnë. Taksën e pasurisë e përfitojnë të dyja grupet e hotelerisë”, deklaroi Klosi. Ndërkohë, relatorja e këtij projektligji, Eglantina Gjermenitheksoi se ndryshimet vijnë për ta përshtatur ligjin me ndryshimet e bëra në paketën fiskale dhe buxhetin e shtetit për vitin 2018. Sipas Gjermenit, incentivimi i hoteleve me katër dhe pesë yje, krahasuar me vendet e tjera të rajonit vjen vonë në kohë, por është hap i domosdoshëm. “Incentivat që jepen për hotelet me katër dhe pesë yje janë një investim më i mirë për të tërhequr investitorë dhe “brand name-s” në fushën e turizmit, për t’u dhënë mundësi operatorëve turistik për të sjellë më shumë turistë, për më shumë mundësi punësimi e për ta zhvilluar më tej turizmin si një nga degët kryesore të ekonomisë, duke qenë se pesha e tij në zhvillimin e ekonomisë është rritur nga viti në vit”, u shpreh ajo.

Sakaq, për opozitën kjo paketë fiskale me ndërhyrje të tilla është klienteliste dhe ka premisa për shpëlarje të parave të pista. Në fund, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, votoi vetëm me votat e mazhorancës ndryshimin në ligjin për turizmin me propozim të ministrit Klosi për dhënien e statusit të veçantë për investitorët në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.12.2017, 09:33  | Xh.I. | 284 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaev: Në mbrëmje vendoset për Ministrinë e Shëndetësisë
Shtetas të Maqedonisë të përfshirë në krim të rëndë 3.6 milard dollarë
Paraburgimi i Alimit, mbrojtja ankimon vendimin
« Analistët » Proçesi i shtet-ndërtimit të Maqedonisë lidhet me Shqipërinë dhe Kosovën
« Ekskluzive » Edhe Jakupi sot do të deponon dorëheqje nga KSHZ
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.