Zoti është Një, politikanë ka shumë
« ZHURNAL MËSON » BDI sot mbledh Kryesinë Qendrore në Reçicë të Vogël
« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
« Analistët për Zhurnal » "Amanetin" për gjuhën shqipe nuk do e shkele as Ahmeti, as Sela, por as Zaevi
Individi më i fortë se shteti

Leutrim Sahiti, sociolog dhe politolog, drejtor i Institutit për hulumtime dhe analiza  sociologjike- Sociometri

Zhvillimi tekniko-teknologjik, shfaqja e ideologjive ekstreme, indoktrinimi i individëve nga  këto ideologji  përtej kufijve nacional përmes internetit dhe rrjeteve sociale ka bërë që individi të bëhet më i fortë sesa shteti dhe sfiduesi më i madh i sigurisë në shtet.

Bota me procesin e globalizimit është bërë  më e ndërvarur, më e vogël dhe më e pasigurt, kjo pasi që kufijtë dhe diferencat mes shteteve janë tkurrur, dhe kështu  jemi duke u përballur me sfida globale si epidemitë, ngrohja globale, terrorizmi etj e të cilat mund të zgjidhen vetëm me një bashkëpunim ndërkombëtar. Pra shteti sot është bërë më i ndërvarur nga tjetri, siguria dhe mirëqenia e tij varet edhe nga shtetet tjera.

Globalizimi përveç të mirave që ka sjellë si në aspektin e zhvillimit ekonomik e të lirive individuale ka zgjuar edhe shumë pakënaqësi tek popujt e ndryshëm të botës, duke kundërshtuar kështu dominimin e kulturës perëndimore në raport me kulturën tradicionale, humbjen e sovranitetit të shtetit, konkurrencën jo lojale nga korporatat multinacionale si dhe politikat denigruese  të FMN-së dhe mekanizmave tjerë ndërkombëtar.

Amerika si prijëse e këtij sistemi ka krijuar armiq të ri dhe kështu ka ushqyer ideologjitë ekstreme dhe nacionalizmat  që të zgjohen në kundërshtim të këtij sistemi që sipas tyre  është sistemi më i keq i cili të varfëritë i bënë edhe me të varfë e të pasurit edhe me të pasur.

Këto grupe ani pse e kundërshtojnë procesin e globalizimit , ato mjaft mirë  shfrytëzojnë dhe falë këtij procesi arrijnë të shtrijnë ideologjinë e tyre  në tërë globin, duke krijuar kështu grupe që me një urdhër nga organizata që bënë pjesë pa pasur asnjëherë kontakte fizike binden që të kryejnë sulme terroriste të cilat as shtetet me të forta nuk po munden t’i parandalojnë.

Grupet e tilla kanë një organizim tejet të sofistikuar ku përmes rrjeteve sociale dhe  videove në internet arrijnë të indoktrinojnë individ shumë shpejt dhe kështu  shtrohet pyetja se si është e mundur që  këto ligjërata disa muajshe po sfidojnë shkollimin 15 vjeçar që individët marrin në shkolla, pra si është e mundur që njeriu me shkollim mbi  15 vjeçar të binden për të vrarë njerëz vetëm me disa ligjërata apo thirrje nga grupet terroriste.

Është kjo një pyetje që kërkon qasja shumë disiplinare për të ardhur deri tek një përgjigje e saktë.

Së pari duhet të ndalemi tek lloji i mjeteve  që përdorin këto ideologji për të bindur individët. Këto grupe përdorin besimin fetar si anën më të ndjeshme të besimtarëve duke proklamuar veprimet e tyre në emër të ruajtjes së identitetit të tyre fetar, pastaj mungesa e rolit edukues( Shkollat nuk arrijnë të  vetëdijësojnë individët që nuk duhet vrarë) që duhet të luajnë shkollat, mos aftësia e shtetit për t’u kujdesur për mirëqenien e individëve dhe kështu këta individ kërkojnë mbështetje tek këto grupe të cilat kanë kohezion të madh social si dhe mungesa e një organizimi të mirëfilltë të jetës së individëve, me një laramani aktivitetesh të cilat nuk lëjnë kohë për aktivitete të tjera ilegale sepse siç e thotë edhe Michel Foucault njerëzit nuk lindin kriminel, shoqëria është ajo që i bënë të tillë.

Pra sot vëmendja është tek individi, tek aftësia e tij që të shkatërroj gjithçka në emër të ideologjisë që i përket duke sfiduar kështu sigurinë e shtetit më shumë sesa armiqtë shtetëror të jashtëm që do të thotë se  procesi i globalizimit vetë i ka ushqyer këtë ideologji dhe tani është shumë sfiduese reduktimi apo zhdukja e këtyre ideologjive ekstreme.

 10.02.2017, 20:22  | B.M. | 768 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
« Analistët për Zhurnal » "Amanetin" për gjuhën shqipe nuk do e shkele as Ahmeti, as Sela, por as Zaevi
Ikën Spasovski vjen Nikolovski, ja ndryshimet kadrovike brenda LSDM-së
« Foto: » Kështu dukej në maturë vajza e Mimoza Mustafës dhe Shkumbin Kryeziut
« Foto: » Këngëtarja që mbanë kryq e agjëron Ramazan
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.