Nuredini: Bekim Murati e mbushi Sarajin me qen endacakë dhe mbeturina
« Zgjedhjet lokale » "Ethet" e LSDM-së nga superioriteti i VMRO-së, 70 me 10 hynë në garë
« Analizë » "Alamet" punë e presin kryeprokurorin e ri
Osmani: Kosova nuk është arsye për prishje të raporteve Maqedoni-Serbi
Ah hoxhallarë, hoxhallarë

Sindromi i “fajtorit kujdestar” është shfaqur sërish në Maqedoni dhe po përhapet përpjestimisht me prolongimin e krizës politike. “Shqiptarët kokëboshë” po e zëvendësojnë Sorosin dhe ambasadorët e akredituar në vend, bashkësinë ndërkombëtare…

Shkruan h. Sulejman ef. Rexhepi

Ekziston një thënie që më shumë përdoret në sport e sipas të cilës “ Ai që humbë, ka të drejtë të hidhërohet”. Por, në sport hidhërimi duhet të justifikohet, duhet të emërohet tamam ai që i ka bërë padrejtësi njërit ekip apo një garuesit. Në fund, zakonisht, sportistët ia shtrijnë dorën njëri tjetrit, përshëndeten me referët dhe ju kthehen garave të ardhme.

Mjerisht, në politikë nuk ndodhë ashtu sepse aty s’ka kurfarë sportiviteti. Në politikë, për humbje akuzohen të gjithë të tjerët përveç vehtes dhe subjektit politik të cilit i takon ai që akuzon. Kemi parë e çka s’kemi parë, kemi dëgjuar e çka s’kemi dëgjuar nga humbësit politikë gjatë këtyre viteve të jetës plurale në Maqedoni . Dhe, do dëgjojmë edhe më tej sepse klasa jonë politike vështirë se do mund të edukohet shpejtë e të ndryshojë mënyrën e sjelljes së vetë.

Fajtorët kujdestarë

Eshtë e padurueshme ndjenja e fajësisë, roli i të akuzuarit, arsyetimet dhe spjegimet që përherë përfundojnë me pranimin e rolit të humbësit, anipse je fitues . Kemi qenë dëshmitarë të heshtjes të të akuzuarit, kemi parë elitën tonë intelektuale të mbështjellur me heshtje varri e cila në mënyrën më qyqare ka pranuar dhe është pajtuar me gënjeshtrat që i janë atribuar popullit të tyre.

Edhe ditëve të fundit po shohim e po përjetojmë një stampedo të vërtetë të cilën po e udhëheqin bashibozukët e paguar intelektualë dhe politikë nëpër media të caktuara. Ata, duke ia mbajtur ison një lideri partiak, u turën mbi popullin shqiptar duke e akuzuar si një turmë kokëboshe që s’di të mendojë dhe s’di të votojë pa e komanduar dikush.

Eshtë ndoshta vlerësim i rëndë, por intelektualët e atillë dhe mentorët e tyre politikë, në opinion janë vlerësuar që moti si hiena të cilat jetojnë dhe sulmojnë vetëm në grupe, ata nuk e dijnë ç’do të thotë jeta e bazuar në ligje dhe në rregulla, ata njohin vetëm plaçkitjen dhe botën në të cilën ata bëjnë ligjin, fuqinë, të vërtetën, dtrejtësinë.

Sidoqoftë, sindromi i “fajtorit kujdestar” është shfaqur sërish në Maqedoni dhe po përhapet përpjestimisht me prolongimin e krizës politike. “Shqiptarët kokëboshë” po e zëvendësojnë Sorosin dhe ambasadorët e akredituar në vend, bashkësinë ndërkombëtare…

Dhe, për të qenë muhabeti i plotë, fajtorë na qenkan edhe hoxhallarët të cilët vesh më vesh e paskan përhapur urrejtjen ndaj partisë pushtetare maqedonase dhe paskan ndikuar që besimtarët t’ia japin votat kundërshtarëve të tyre.

Nga fushata e orkestruar kundër Sorosit, ambasadorëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, po mbrohen vetë përfaqësuesit e Sorosit, ambasadorët dhe bashkësia ndërkombëtare. Poashtu, edhe hoxhallarët nuk ka nevojë t’i mbrojë askush sepse i mbroj unë vetë dhe mbrohen ata me faktet dhe argumentet e pakontestueshme që i kanë.

Faji jetim

Më duhet të them medomeos se akuza që erdhi nga ish kryeministri se hoxhallarët e paskan votuar kundërshtarin e tijë, tingëlluan së paku si jo serioze. Sepse, po them me përgjegjësi, hoxhallarët s’kanë kurfarë pune me atë, ata kanë obligimet e tyre në organizimin e jetës fetare islame dhe në kultivimin e vlerave shpirtërore të xhemateve të tyre.

Për të qenë korekt, po them se ndoshta edhe mund të ketë folur ndonjë hoxhë kundër partisë në pushtet, por kjo mbetet çështje individuale që s’guxon të gjeneralizohet. Me përgjegjësi qëndroj pas urdhëresës së Bashkësisë Islame të Maqedonisë gjatë fushatës parazgjedhore, se nëpunësit fetarë nuk guxojnë të implikohen në fushatë me çfarëdo veprimi. Ajo urdhëresë është respektuar në tërësi.

Në këtë vazhdë, më kujtohet se gjatë një fushate zgjedhore para disa vitesh, një prift ortodoks nga rrethi i Tetovës kishte bërë një mallkim ineresant. “Ju thaftë dora atij që voton shqiptarin”, kishte thënë prifti dhe shumë ortodoksë ishin frikësuar nga ai mallkim. Por, nuk pata dëgjuar atëbotë ndonjë lider shqiptar të ishte ankuar se zgjedhjet i ka humbur për shkak të propagandës që paskan bërë priftërinjtë.

Pra, s ka punë askush me hoxhallarët në këtë situatë, kurse përcaktimi i tyre individual se kë do e votojnë është e drejtë e tyre qytetare e garantuar me ligj. Tekefundit, ata kanë kujt i përgjigjen për ndonjë gabim të tyre eventual.

Nga ana tjetër, nuk mund të mos bëj një vërejtje lidhur me fajësimet që po ju bëhen shqiptarëve lidhur me prishjen e matematikave zgjedhore. Po pyes : Vallë, nuk do ishte më mirë nëse ndonjëherë për diçka politikanët e Maqedonisë do e merrnin fajin mbi vehte?

Në këtë rast, a nuk do duhej disa nga ata të pyetnin vehten se mos qëndron faji për rrjedhjen e votave shqiptare tjetërkund ? Ndoshta te luanët dhe te baroku, te kuajtë e te përmendoret, te mungesa e kanalizimeve dhe ujësjellësit, te shkollat e ftohta dhe klinikat berbat, te subvencionet që shkojnë vetëm në një drejtim të Maqedonisë, te Carshia e shkatëruar e Shkupit, te kushtet qesharake të universiteteve shqiptare, te punësimet e pakta, te hapësira e ngushtuar për jetesë normale, te tabelat pa mbishkrime shqip, te kultura e bërë harap, te finansat që ndahen me do përpjestime të çuditshme…

Në fund krejtë, lidhur me këtë situatë, më duhet të pyes se ku mbetën trimat tanë të politikës, analistët dhe intelektualët që vazhdimisht merren me patriotizëm llafesh boshe e me thashethemnaja, pse nuk u rreshtuan bashkë e të thonë: “Jo, populli shqiptar nuk është kokëbosh, ai di të mendojë politikisht, di të vlerësojë dhe di të dënojë, ai është shembull në rajon për mirëkuptim, ai di të orientojë ata të cilët i zgjedhë.

Heshtja e tyre është një porosi ogurzezë pë popullin që do ndryshime, një disfatë e guximit të shqiptarit, mungesë e dashurisë dhe gadishmërisë për të flijuar rehatinë personale për mirëqenien kolektive. Intelektualët tanë po fshihen qosheve në kohët kur përpara syve të tyre po zhvillohet një manipulim kriminel me të vërtetën, me faktet dhe me ideologjitë. Ata po thonë se po merren me punë të rëndësishme shkencore, por ama çfarë dobie kanë shqiptarët nga projektet dhe shkenca e tyre nëse ato nuk zbulojnë të vërtetën?

Faji s’ka as nënë, as babë,jetim është. Do ishte sevap t’a marrim për dore.

 12.02.2017, 23:41  | B.M. | 8,216 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Rakip Doçi: "ashkali" dhe "narkodilerë" kanë kaluar në LR-PDSH, e jo anëtarë të BDI-së
Ish komandanti UÇK-së demanton: Nuk kemi luftuar të pëkrahim LSDM-në dhe vijën sllave
« Zgjedhjet lokale » "Ethet" e LSDM-së nga superioriteti i VMRO-së, 70 me 10 hynë në garë
Nuredini: Bekim Murati e mbushi Sarajin me qen endacakë dhe mbeturina
« Zhurnal mëson » Zgjedhjet lokale, Bujar Osmani shef i shtabit zgjedhor të BDI-së në Çair
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.