« Detaje & Foto nga tuneli ushtarak » ARM Jasen, provokim apo diçka po zihet!?
Lazim Destani, kryetari i nderit të rrjetit global të bizneseve shqiptare vizitë në P..
Një zgjidhje sa më parë për krerët komunalë, thotë Kekenovski
As në qiell e as në tokë, gjashtë familje të varfëra mbesin në rrugë, barakat e tyre ..
Todorov: Barna të reja për trajtimin e gjashtë llojeve të kancerit të cilat nuk i ka pasur Maqedonia
todorov2.jpg

Shkup, 14 shkurt- Kanë arritur gjashtë barna të reja për trajtimin e gjashtë llojeve të kancerit , të cilat më parë nuk kanë qenë të pranishme në Maqedoni, ka deklaruar sot ministri i shëndetsisë, Nikolla Todorov në Klinikën Universitare për radioterapi dhe onkologji. 

"Këto janë barëra që deri më tani aspak nuk kanë qenë në listën pozitive, e as nuk janë furnizuar. Terapia për sëmundje malinje të veshkëve dhe lëkurës tashmë është vendosur dhe është e kapshme për pacientët, ndërsa këtë vit do të vendosen edhe barëra për kancer të gjirit, kancer të zorrës së trashë, kancer të mëlçisë dhe dy barëra për kancer të mushkërive", deklaroi Todorov.

Theksoi se terapia për kancer të lëkurës, që kushton rreth 8.000 euro në muaj dhe për kancer të veshkëve, që kushton rreth 3.000 euro, pacientët paraprakisht është dashur vetë ta furnizojnë, tani është e kapshme dhe ata e marrin pa pagesë në kuadër të sigurimit shëndetësor.

"Tek lloje të caktuara të kancerit të gjirit ky medikament mundëson parandalim të progresivitetit dhe vazhdim për më shumë se 50 muaj. Ky është hap i madh përpara në luftën me këtë sëmundje më të shpeshtë malinje tek popullata femërore. Në vijim janë dy medikamente për mushkëri dhe për mëlçi, të cilët deri më tani në Maqedoni nuk kanë ekzistuar fare dhe tani janë në linjë të parë të terapisë për këto dy lloje të karcinomit. tek karcinomi për zorrë të trashë vendoset medikamenti që në kombinim me operacionin pacientët sillen në gjendje për t`u shëruar", tha Todorov.

Todorov gjithashtu theksoi se gjithë pacientët që do t’i përmbushin kushtet dhe që duhet ti marrin këto barna sipas protokoleve ndërkombëtare ata do të mund t’i marrin. 

Në pyetjen se vallë këto barna në të ardhmën do të hynë në listën pozitive, Todorov tha se tani furnizimi i këtyrë barnave  shkon me tender, që është një qasje e re me të cilën mundësohet që të hyjnë në Maqedoni numër më i madh i barnave dhe terapi të reja.

 14.02.2017, 14:31  | L.E. | 337 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Detaje & Foto nga tuneli ushtarak » ARM Jasen, provokim apo diçka po zihet!?
U nda nga jeta, ish ushtari i UÇK-së dhe pronar i Radio Haraçinës
Kreu i LR PDSH-së Sela flet për `aksidentin` e ndodhur!
Plas skandali pas meçit Krasniqi – Abraham, boksierin armen e rrahin tifozët
Aktori i “O sa mirë” ja thotë në sy Genta Ismajlit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.