Maqedonia e shënjestruara prej Moskës për t’u kthyer në vend mik
Ali Ahmeti: Ligji për gjuhën shqipe shumë shpejt në Parlament
Deskoska: Do të rishqyrtohen tekstet shkollore
UNS propozon Prof.Dr. Sejfulla Osmanin për Kryeprokuror të shtetit
Dëshprimet e njeriut apo politika e dëshpruar !?

Kaluan gati se dy muajë, kurse sot ende asgjë! Bisedime, konsultime, manovrime, kalkulime, e shumë çka tjetër, përveç asaj që quhet «konkrete». Njeriu që i ka humbur të gjitha shpresat përballë asaj që është mësuar të ndëgjoi, sot thotë « kjo nuk n’a befason, jemi mësuar kështu »! Ndërsa, nga ata të cilët pritet të vendosin diçka, fajësinë e bartin këtu e aty, prej te njëri te tjetri. Është ndoshta kjo formula e cila n’a përkujton thënien « faji është jetim »!

nga Lirim BEGZATI

Zgjatje bisedimesh, organizime të parreshtura takimesh, e një sërë komentimesh e manovrimesh. Secili mundohet të tregojë statusin e vetë të vlefshëm, rolin e vyeshëm dhe pozitën e paprekshme në situatën e krijuar. Kurgjë të keqe nga e gjithë kjo! Por, sa mirë do të kishte qenë që entuziazmi i tillë të reflektohet duke u shëndruar në rezultate që mungojnë, në akte konkrete aq më të pritura nga njeriu i dëshpruar.

U propozua një platformë e cila hapi shtegun e një rruge të mbarrë. Papritmas, dikujt i ra ndërmend të propozoi një pflatformë tjetër, me një emër tjetër. E kështu si ja ka filluar, një ditë do të dalë ndoshta në sheshë edhe ideja e një të trete, që sipas të gjitha gjasave nuk do të mbante ndonjë emër! Çfarë gare dëshiron të bëjë dikushi? Rrënqethëse kjo, sidomos kur vërehet se në vend të veprimit të shëndosh, shfaqen akte që iu përngjajnë lojërave! Iu përngjajnë edhe llogarive që japin përshtypjen se përqëndrimet e tyre i kanë të orjentuara diku tjetër, e jo aty ku duhet, jo aty ku qendra e interesit është interesi i gjithëmbarshëm i njerëzve të një vendi!!

Në mesin e gjithë këtyre ngjarjeve, peripecive apo edhe «lojërave», prekëse duket pozita e qytetarit të dëshpruar, e njeriut të lodhur, e rinisë që perspektivat e saja i vëren jasht vendit të vetë. Që të gjithë këto, janë pikërisht ata njerëz që presin me plotë arsye nga dikushi që të zgjohet! Po, kështu thotë dëshira dhe kërkesa e atyre që i kanë humbur shpresat në vendin e vetë, e atyre që pak e më pak i besojnë termit « politikë ».

Çfarë kurreshtje e paimagjinueshme tregohet ndaj ndonjë informate për mundësitë e punësimit jasht vendit! Një kurreshtje kjo e një pjese të madhe të rinisë, por edhe e shumë moshave të tjera. E kuptueshme kjo, marrë parasysh ate çka ndodhë te na! E vallë, çfarë kuptimi do të ketë drejtimi apo perspektiva e së arrdhmes sonë, çfarë kuptimi ka indiferenca e dikujtë ndaj kësaj dukurie?! Ajo çka është më e keqja; dikujt as që i bëhet vonë, as që i hynë në kokë t’a parashtroi pyetjen e duhur! Përkundrazi, ata nga të cilët dikushi pret së paku një reagim, tregojnë vetëm prezencën e tyre të spektatorit apo vetëm ndjenjën e kuriozitetit të kohës!

Sa vështirë e kemi t’a gjejmë personin që do të n’a fliste me një optimizëm bindës, në përjashtim të ndonjë njeriu të politikës së ditës, të politikës së interesit të caktuar, pa mos harruar edhe ata të politikës së rrejshme ! Mirëpo, edhe njeriu i tillë e ka tepër e më tepër vështirë që t’ia arrijë, për shkak se nuk i ka hije më, por edhe t’a zëmë se i ka hije nuk besohet sa ka me i zgjatur shumë! Gjuha e zhgënjimit e thotë këtë, gjuha që është imponuar tek njerëzit të cilët janë mësuar të presin aq shumë nga premtimet (boshe), nga premtimet që vetëm kanë krijuar shprehi të zgjasin e assesi të marrin fundë !

Përse kaqë gjëra të mbrpashta te na? Po vijnë nga dikushi, i bëjmë vetë, n’a imponohen apo diçka tjetër ? Ndoshta të gjitha nga pakë ! Përdorësit e gjuhës së një politike të «llojit të vetë», flasin edhe për ndikimin e të huajve te na, siç janë Evropa, Amerika, Turqia, e kështu me rradhë. Kurse njeriu, që dikujt i duket i «rëndomtë» dhe se nuk i njehë mirë gjërat, fletë për diçka tjetër; ai thotë, kërkojmë

vende pune, dalje nga kriza dhe t’iu jepet fundë pazarllëqeve të njerëzve që luftojnë vetëm për një interes personal apo partiak. Le të vlersojmë kush ka më tepër të drejtë ? Pasi që janë në pyetje edhe distancat gjeografike për mijëra ose qindra mijëra kilometra, në mes të këtyre dy analizave, distanca më e afërt duket shumë më e besueshme, kurse kjo quhet « nevoja reale e vendit dhe e qytetarit apo njeriut të këtij vendi ». Gabojnë shumë ata që mendojnë se problemet kryesore te na do t’i zgjedhë dikush tjetër, do t’i zgjedhin të huajtë! Gabojnë edha ata që mendojnë se fajin për gjithë këtë çka ndodhë te na e kanë e kryesisht të tjerët!

Megjithë dëshirën e madhe, sa vështirë të gjinden fjalë më të mira, e pak më shpresëdhënëse ! Jo deri në atë masë, t’i relativizojmë qëllimisht pak problemet! Të mundohemi t’a ruajmë njëfarë optimizmi, nëse ka mbetur ende diçka në te, aq i nevojshëm ky sidomos në momentet më të vështira! Ka mbetur ende hapësirë e mjaftueshme për veprim, për angazhim, për punë të tjera në krahasim prej atyre që janë bërë deri tani. Ashtu si njeriu i dëshpruar i cili sot pret diçka tjetër, edhe politikën e dëshpruar duhet t’a presë diçka tjetër; priten ndryshime tashmë aq të përfolura nga njerëzit e dëshprimit të arsyeshëm!

 15.02.2017, 10:42  | B.M. | 755 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
“Feridja” në lidhje me aktorin e serialit “Më fal” (Foto)
Sheshi "Skënderbeu", drejtë një pamje grandioze kombëtare me figura dhe monumente më të rëndësishme të historisë shqiptare
Kush është Remzi Mehmedi, zv.ministri i ardhshëm në Ministrinë për Transport dhe Lidhje?
UNS propozon Prof.Dr. Sejfulla Osmanin për Kryeprokuror të shtetit
Kjo është deputetja e parë që e ushqen fëmijën me gji në parlament dhe mbanë fjalim (Video)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.