"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Një përgjigje positive, dhe jo një platformë tjetër nga LSDM

Eshtë kjo ajo që presin shqipëtarët, dhe që duhet të kërkojnë,nga mandatari për krijimin e qeverisë ashtu edhe nga partitë shqipëtare. Që ti përmbahen dhe këmbëngulin në këtë platformë të aritur me aq përpjekje dhe mbas kaq kohe, dhe në një periudhë që më shumë se kurrë na jep mundesinë për një faktorizim të ndershëm. Ndershëm, pasi fundja këto kërkesa, janë për demokratizimin e këtij shteti.

Nga Burim Kaba

Kjo platformë nga disa intervistëdhënës me pagesë është etiketuar si e parakohëshme ose e vonuar, dhe këto me qëllim që të krijohen dyshime tek opinioni, që pastaj të bëjnë presion tek faktori shqipëtar, kryesisht tek BDI per shpejtimin e një koalicionimi me LSDM, të gjitha këto të kamufluara se kinse në të mirë të shtetit. Në të vërtetë ky presion bëhet vetëm për qëllime të porositura,apo per te çuar ujë në mullirin e dikujt tjetër, që me dorën e shqiptareve ta gjuajnë gurin, për ta rëzuar regjimin, të cilin vet ata nuk mundën ta bëjnë, edhe pse morën shumë gurë nga shqipëtarët, dhe njëkohësisht ti dështojnë kërkesat e platformës,kërkesa të cilat u premtuan me një gjysëmgoje edhe nga vetë LSDM.

Prandaj përkrahja duhet ti jepet partisë e cila ka marrur tanimë mbështetjen nga subjektet tjera shqipëtare që kësaj pune ti shkojë deri në fund, pra deri në realizimin e plotë të asaj platforme, e cila për hir të së vërtetës vështirësinë më të madhe ja parqet, vet BDI se, asaj e cila e paraqiti dhe e cila e mbështeti për ta krijuar, pasi në pamundësi të realizimit do të jetë vetë BDI që do të pësojë politikisht, por njëkohësisht, realizimi I saj do të duhej ti jepte BDI edhe mbështetjen e fuqishme në zgjedhjet e radhës, që duket se do të jene shpejt.

Po të kthehemi mbas në kohë do të shohim se është e disata herë ku BDI del se është e vetmja parti që mbron dhe lufton për interesat e shqipëtarëve ne R.Maqedonise, pasi ashtu si në përpjekjen e vitit 2001, ne Prizren, për bashkim të subjekteve partiake shqipëtare, e cila dështoi, jo për faj të BDI, megjithatë shija e hidhur e mosrrelaizimit, pa të drejtë, u nda ndërmejt të gjitha subjekteve, mirëpo, koha ia dha mundësinë BDI-se, dhe liderit të saj, të dëshmojnë, se ai nuk është rastësisht në politikë, dhe bagazhi I tij kombëtar dhe politik nuk të lë për të dyshuar aspak në qëllimin dhe misionin e tij, ku nga durimi dhe mbipërrgjegjësia e madhe e ka çuar në këtë pikë të përgjysmimit të mandateve në parlament.

Në këtë vazhdë përmendim, edhe thirjet parazgjedhore për bashkim të partive opozitare. Për qëllimin e kësaj thirjeje u dyshua, ndoshta ngase nuk përshtateshte me direktivat e marra nga ideatorët dhe sponzorizuesit e partive tjera shqipëtare. Koha e dëshmoj, se lideri shqipëtar, e ka pasur shumë seriozisht, dhe me shumë përkushtim tentativen për bashkim, në Prizren, gjithashtu thirjet për bashkim të subjekteve opozitare, të cilat e fragmentarizuan votën shqipëtare, dhe pas zgjedhjeve me platformën e propozuar e cila fatmirësisht, edhe nga presioni I niveleve të larta shtetërore, të Shqipërisë, dhe kosovës, i detyruan partite e vogla ta mbështesin atë.

Këto parti opozitare po të bashkoheshin, ndoshta e kishin çuar BDI-në në opozitë, dhe kjo tregon për përkushtimin ndaj kauzes Shqipëtare. Fundja lider është ai i cili e tejkalon veten, edhe kur interesat e dëmtojnë vetë atë, pasi qëllimi dhe ideali çdo herë duhet të jenë mbi individin. Duke u nisur nga këto premisa, dhe ngjarje, tani dyshoj, se pse disa analistë,- ato Shqipatrë, bëjnë presion për krijimin e qeverisë, duke mos iu interesuar zbatimi I rezolutës dhe pikave të saj. Kjo nuk dmth që duhet të mbesim pa qeveri, por më e rëndësishmja është platforma. Sa për vonesën e krijimit të qeverisë edhe vetë komisioneri Johanes Hahn, pas takimit me liderin e BDI-së tha se, me të vërtetë duhet kohë, dhe se e kupton drejt situaten, jo vetëm atë politike, por edhe atë të së ardhmes së vet shtetit, gjithashtu edhe ambasadori Françez Kristian Timonier thekson që zgjatja e proçesit të formimit të qeverisë së re ështe praktikë demokratike. Shembull për këtë kemi Belgjiken, e para dise viteve, dhe përvojën e saj, për vonesën në krijimin e qeverisë, shtet i cili ashtu si ne, ka probleme nacionale të vektorëve të njëjtë, por në nivele tjera.

 Në situatën ku gjindemi, ajo që të gjithë duhet ta dimë, është se ne e kemi gjithë kohën e botës për të bërë qeverinë, mjafton që ajo të jep garanca për të ndryshuar statusin tonë- ;të Shqipëtarëve. Sa më shpejt të përmbushen këto të drejta, aq më shpejt do të vijnë zgjidhjet për këtë shtet, dhe kjo dmth qetësi, për këtë shtet, barazi, drejtësi, dhe demokraci.

Mbi të gjitha ne na duhet një qeveri e rre në mentalitet, dhe me një qasje të rre ndaj entitetit Shqipëtar, ndaj drejtësisë, ndaj korupsionit, dhe gjithçkaje të keqe të këtij shteti, dhe jo vetëm një mandat i rri me mendësi të vjetra. Kjo kërkohet edhe nga pergjigja që LSDM- ja,i ka dërguar BDI-se. Me futjen e PSP si pikë të panegociueshme, BDI e shpërlau veten nga akuzat e pabaza, dhe bëri një distancim nga veprimet e disa individëve të caktuar përbrenda partisë.

Prandaj BDI mbahet vetëm për platformën shqipëtare, dhe jo për parapëlqimet, dhe pazaret politike. Sigurisht do duhet t’ja mundesojne koalicionimin atij I cili mer përsipër realizimin e pikave të platforës, në një minimum edhe përafrimin më të përafërt me ato pika.

E parë hollësisht të gjithë kritikët e BDI-së, dhe simpatizuesit e krijimit të qeverisë, me LSDM-në, pa kushte, duhet ta dijnë se janë ato pika, ajo platformë, dhe është kjo këmbëlngulje e liderit të BDI-se, e cila më mirë se edhe vet populli maqedonas; do të bëjë ndryshimet të cilat ata vetë nuk ishin në gjendje ti kryenin në zgjedhjet e fundit. Efekti I parë është aritur, me dështimin e lidershipit maqedonas të VMRO-së. Pikërisht, atë e bëri Ali Ahmeti i cili e futi në listen e kryeministrave të rrëzuar Nikollen e “rrezikshem”, atë të cilin as vetë maqedonët e LSDM-së, nuk aritën ta bëjnë, as me fonde të majme, as me mbështetje të disa shqipëtarëve, e tani si duket edhe lideri fëmijëror Zaev mund të mos e fillojë karrierën politike, po nga kjo platformë.

 A ka më mirë kur një parti e përgjysmuar, e dëmtuar nga megafonet maqedonase, dhe ato shqipëtare, me aq fonde të derdhura për ta shkatëruar, dhe me aq shtërkëmbësa. Të vijë në atë pikë, që të ketë në dorë edhe përcaktimin e fateve të Liderëve politik maqedonas, kjo jo si qëllim në vete,por, për të zgjidhur problemet kyçe të këtij shteti, barazinë, drejtësinë, dhe mbatjen fort të velave në udhëtimin të këtij shteti, drejt aleancave të natyrshme shqipëtare si NATO dhe BE.

 15.02.2017, 15:30  | T.E. | 1,445 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Koalicioni ASH-BESA, fillon zyrtarizmin nga Gostivari
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.