« Detaje & Foto nga tuneli ushtarak » ARM Jasen, provokim apo diçka po zihet!?
Lazim Destani, kryetari i nderit të rrjetit global të bizneseve shqiptare vizitë në P..
Një zgjidhje sa më parë për krerët komunalë, thotë Kekenovski
As në qiell e as në tokë, gjashtë familje të varfëra mbesin në rrugë, barakat e tyre ..
Lëvizja Besa të lërë “tekat” menjanë të autorësisë së Platformës, por të fokusohet te përmbajtja

Nga Latif Arifi

Platforma e përbashkët e partive politike shqiptare ishte dhe mbetet njëra nga opcionet më të përshtatshme për avancimin paksa të çështjes shqiptare në Maqedoni. Përballja e dikurshme e partive politike shqiptare karshi atyre maqedonase ishte e zbehtë dhe pa koncept bazë, mirëpo ardhja e partive të reja politike opozitare parlamentare tashmë   e ndryshoi konceptualisht dhe prezantimin politik të çështjes shqiptare këto 25 vite në tranzicion.

Përmes platformës shqiptare, duhet parë dhe taktizimet e disa partive politike që dëshirojnë të kërcejnë keq, mirëpo, ajo që duhet vënë në spikamë është sjellja e papërgjegjshme ndaj kësaj  platforme të përbashkët të Lëvizjës BESA, e cila  përmes prezantimit ç,akorduar të përfaqsuesve të kësaj Lëvizje  e rrezikojnë seriozisht  suksesin e këtij dokumenti të përbashkët të shqiptarëve.

Nga njëra anë ditë më pare,  Deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli  në Rruga drejt ndër të tjera , tha: “ sa i përket tryezës së përbashkët  është dashtë që BDI-ja  ta thir të njëjtën” , edhe pse në takimin e pare të thirur nga BDI-ja ishte pikërisht lëvizja Besa e Fadil Zendelit ajo që bojkotoi takimin me arsyetimin se:  “ajo nuk ulet me “kriminel”, që hetohen nga Prokuroria Speciale”. Kurse nga ana tjetër nuk e ka problem të ulet me  po ata “kriminel” tjerë që hetohen nga e njëjta Prokuri -Rasti “PUÇ”, ku i akuzuar drejtpërdrejt është lideri i opozitës Zoran Zaev që  njëherit me shumë bujë u prit në selinë e lëvizjes Besa të thonin se nuk ulen me “Kriminel”.

Poashtu , po në këtë vij edhe një përfaqësues tjetër i kësaj  Lëvizje z. Skender  Rexhepit – Zejd  në   një paraqitje publike , konkretisht në emisionin debativ Click  plus në TV21 i bëri “bisht” angazhimit të përbashkët shqiptarë, duke kontestuar Platformën shqiptare  edhe pse vetë përfaqësues të Besës   a janë nënshkrues të këtij  dokumenti.  Për  Zejdin dhe bashkëpartiakët  e tij  më e rëndësishme qenka “autorësia e platformës se sa përmbajtja esenciale e saj“. Andaj  me të drejtë shrohet dilema  se kujt në të vërtet mund ti shërbej  kjo qasje  e Lëvizjes  Besa ? Sigurisht gjithkujt, por assesi një agjende shqiptare. Prandaj është shumë e dyshimt edhe tentativa  për  “ikje” e përfaqësuesve të Lëvizjes BESA , për vetë faktin që ikin këtij dokumenti bazë, duke taktizuar në autorësinë  e jo përmbajtjen .  Nga  anën tjetër mosgatishmëria e tyre për të thirrur Tryezën e përbashkët të liderëve shqiptarë, për të çuar procesin përpara dhe njëkohësisht për t’u koordinuar është edhe një dëshmi se këta nuk janë në vijë të të interesave shqiptare, por janë “argat të Nikolla Gruevskit, Ivanovit” me vetë faktin se flasin me “gjuhën e tyre”. Të mos flasim , pastaj për destruktivitetin e tyre që pa nevojë involvojn në këtë edhe kryeministrin shqiptarë Edi Rama  duke i dhënë të drejtë si Ivanovit poashtu edhe Gruevskit të kontestojnë , bile edhe të akuzojnë këtë platformë  si të huaj dhe të përgatitur në fqinjësi.

Nëse, Lëvizja BESA trembet të bëjë thirrjen e një Tryeze të përbashkët të liderëve shqiptarë, atëherë dilema lind vetvetiu: ku mbeti prezantimi i denjë i tyre nëse arrijnë në pushtet për të përfaqësuar shqiptarët si duhet?

BESA duhet të thirrë tryezën e përbashkët, të lërë tekat menjanë të autorësisë së Platformës, por të fokusohet te Përmbajtja, sepse ndryshe tekave të tyre do t’u përgjigjen shqiptarët përmes votës dhe se kjo mund të kalojë në një udhë pa krye për të gjithë. Nëse BESA nuk thirr tryezën e përbashkët, atëherë politkisht janë të papjekur të prezantojnë shqiptarët, ndryshe do të detyrohen të tjerët të marrin  përsiper prezantimin dhe thirrjen e një tryeze të përbashkët për të bërë planin strategjik ndaj politikave maqedonase.

 15.02.2017, 09:03  | B.M. | 681 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Detaje & Foto nga tuneli ushtarak » ARM Jasen, provokim apo diçka po zihet!?
U nda nga jeta, ish ushtari i UÇK-së dhe pronar i Radio Haraçinës
Kreu i LR PDSH-së Sela flet për `aksidentin` e ndodhur!
Plas skandali pas meçit Krasniqi – Abraham, boksierin armen e rrahin tifozët
Aktori i “O sa mirë” ja thotë në sy Genta Ismajlit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.