Ish-ministri i 2001 i VMRO-DPMNE-së, i jep Zaevit përkrahje për qeverinë me shqiptarë..
« EDITORIAL » A duhet pos VMRO-DPMNE `Catharsis` sipas A. Grubit edhe në BDI, LSDM e PDSH ?
Pse BDI, Besa dhe Aleanca nuk i drejtohen Gjykatës Kushtetuese ndaj Ivanovit ?
« Zhurnal mëson: » Shtetet e BE-së të përçara për sanksione ndaj Maqedonisë
9 vjet shtet, fal sakrificës së gjyshërve tanë!

Fidan Mustafa

Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës, të nderuar bashkëkombësit e mi shqiptar, jemi në përvjetorin e 9-të të Pavarësisë së Kosovës, shteti më të ri në Ballkan, vendi i cili vuajti shumë ndër shekuj, veçanërisht shekullin e fundit ku cak i asimilimit, masakrave e gjenocideve të njëpasnjëshme ishin vetëm shqiptarët.

Shumë nga përvjetorët e njëpasnjëshëm të Pavarësisë së Kosovës, të cilat organizohen nga institucionet e vendit, atributin e shtetit gjithnjë po e vendosin vetëm të një grupi njerëzish në luftën e fundit të viteve 90-99 (pa dashur të minimizojmë kontributin e askujt), të ndarë në vija partiake e ideologjike.

Gjatë kësaj kohe institucionet tona, nuk kanë shkruar sa duhet për historinë e luftëtarëve që ishin në periudhën 1912-1980, për disa burra të mëdhenj e veprimtar të cilët me të vërtet ishin gur themeli i shtetit të Kosovës, ishin pikënisja e rezistencës, qëndresës dhe heroizmit të pashoqë në mbrojtje të atdheut, nderit dhe rrënjëve tona të shqiptarisë, duke dëshmuar kështu para faktorit ndërkombëtar dhe ati vendor se pa zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare në Ballkan, sakrifica jonë për shtet mëvete nuk do të ndalet asnjëherë.

Nëse sot kur kemi shtet, është banalizuar fjala “Gardian i shqiptarëve”, ata (Gjyshërit tanë) dikur vërtet ishin të tillë, sakrifikuan gjithçka që shqiptaria të rroj, vazhduan flijimin e tyre për ruajtjen e trojeve etnike shqiptare, për ruajtjen e identitetit tonë shqiptar, të mbrojtjes së atdheut, kulturës, traditës, doket e zakonet tona që na dallojnë si Shqiptar.

Pikërisht ishin këta burra që vazhduan aty ku e la Isa Boletini, e vazhdoj Hoxhë Kadri Prishtina, Hoxhë Mulla Idriz Gjilani, e më pas Hoxhë Kokruk Kosova, e shumë gur - themeltar të popullit shqiptar, veçanërisht këtu në vendin tonë, që sot Kosova të gëzoj Lirin, Demokracinë, Drejtësinë e Pavarësinë.

Në këtë përvjetor të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ne ende nuk arritëm t’i prezantojmë para qytetarëve tanë figurat më emblematike të popullit të Kosovës, veprimtar e intelektual të cilët bënë shumë për trojet e Kosovës, që disa prej nesh po tentojnë t’i zhdukin edhe gjurmët e tyre kah kanë ecur për të vetmin fakt se ata kishin të drejtë për heroizmin e tyre.

Nuk është rastësi kjo qasje nga individët aktual në pushtet, sepse dikur o vet, o baballarët e tyre ishin përkrah Jugosllavisë së Parë, Partizanit e së fundmi edhe Bashkim Vllaznimit të Jugosllavisë së Dytë, të cilët i vranë veprimtarët, gjyshërit tanë shqiptar për të vetmin fakt, sepse ata dëshironin identitetin e tyre në vete që sot të kemi Identitetin e Shtetit të Kosovës.

Qytetar të nderuar, Kosova sot gëzon lirin fal gjakut të gjyshërve tanë, të dëshmorëve të ranë në mbrojtje të identitetit tonë shekullor, të panënshtruar asnjëherë nga asnjë regjim i kohës, e krejt në fund, fitorja u kurorëzua fal lëvizjes gjithë popullore nën flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 17.02.2017, 23:12  | B.M. | 200 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.