"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Vështirësitë në të folur tek fëmijët; Ekspertët: Tregojuni përralla, larg teknologjisë
femije_shkolle-e1487001530324.jpg
Dhe numri I këtyre fëmijëve me problem në të shqiptuarit e fjalëve, rritete cdo ditë e më shumë. eskpertët thonë se teknologjia ndikon në këto ngecje në të folur.
 
Prindërit I lënë fëmiëve telefona në duar, në mungesë të kohës që të ulet të flasin me ta apo tu lexojnë përralla të ndryshme, për të cilat fëmijët kanë shumë nevojë. Psikologët thonë se të folurit bën pjesë padyshim në një nga etapat më të rëndësishme të zhvillimit të fëmijës dhe ndikon më pas në inteligjencën e tyre.
 
“Te folurit është që i bënë fëmijët të socializohen dhe të krijojnë kontakti në rethin që jetojnë. Të folurit është mënyra që fëmijët arsimohen , mësojnë , si dhe mesohet se si  të shprehen. Dhe kur vërehet problem në të folurin në të gjitha sferat atëhet fëmija do të ketë vështirësi”, shprehet psikologa Miriana Jovanovska.
 
Logopedët apelojnë që prindërit të mos anashkalojnë problemet që shikojnë tek fëmijët e tyre duke u arsyetuar se fëmija është i vogël dhe fjalët do i mësojë me kalimin e kohës.
 
Prindërit vetëdijësohen për problemet e fëmijëve të tyre, në momentin kur cojnë fëmijët në cerdhe dhe kur kanë mundësi krahasimi me fëmijët e tjerë, por ekspertët thonë se cdo prind duhet të jetë I vetëdijshëm, se kur fëmija I vogël, ka vështirësi në të folur, ajo nuk kalon me rritjen e tij,  por duhet ndihmë e profesionistëve. 
 
“Cdo herë prindërit duhet ti mbajnë në kontroll fëmijët apo sic themi ne duhet  ti përcjellim 2 komponente ato janë mosha dhe të folurit e fëmijëve. Nese fëmija i moshës 2 apo 3  vjecare, ka një fond të vogël të fjalëve , përshembull nuk ka në fondin e tij më shumë se 15 fjalë që kanë kuptim, atëherë patjetërt prindi duhet të konsultohet me logopedin. Prindërit vetëdijësohen se fëmija ka crregullime n ëtë folur, vetëm kur e cjnë në cerdhe dhe krahazojnë zhvillimin e tij me fëmijët e tjerë”, shprehet logopedja Ana Petrevska.
 
Ushtrimet logopedike janë të nevojshëm për cdo fëmijë që ka vështirësi në të folur.
 
Nëpërmjet lojrave, fëmijëve u mësohet shqiptimi I mirë I shkronjave dhe fjalëve. Por padyshim, puna më e madhe duhet bërë nga prindërit sepse edhe në moshë të vogël, kur mendojmë se nuk na kuptojnë, fëmijët kanë shumë nevojë që të rriturit ti trajtojnë ata sit ë barabartë e tu flasin me fjali të plota, jo me gjysma fjalësh. Kjo do ti mësonte që që në moshë të vogël të mësojnë të flasin si duhet.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.02.2017, 16:24  | T.E. | 1,730 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Koalicioni ASH-BESA, fillon zyrtarizmin nga Gostivari
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.