Banorët e lagjeve Dizhon dhe Xhon Kenedi, "Një Vsiar ka lind nana, të priftë e mbara"
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje,..
« Flet shefja e OSCE/ODIHR » Glover: Korniza zgjedhore ekziston, monitorojmë që ajo të realizohet
Protesta me karmin e me bunda!

Nga Kimete Berisha

1. Në protestë dilet e veshur me xhinse, me bluza të gjëra e të shqyera dhe me mbishkrime rebeluese, me flokë të shprishura, të lidhura bisht-kali, ose gërshetë si Shota, e nuk dilet, si katundarja Grida Duma, në protestë me frizurë-figaro, me shtiklla, me bundë ngjyrë mjalti (që bjen në sy prej aeroplani), lidhur me kallan në bel shtërngueshëm si karatiste (për t’i theksur të pasmet e saj, që të mahniten me to fukarenjtë e protestës).

2. Protesta në Tiranë filloi me intonimin e himnit kombëtar, që ishte si kushtrim për luftë ndaj armikut të jashtëm, e jo protestë për probleme të brendshme. Nga lufta largohet veç ai që është ‘tradhtar’, prandaj protestës iu bashkangjit edhe kryeministri Edi Rama.

3.Kryeministrit shqiptar aq shumë nuk i ‘ha palla’ për ta, nuk ia ndin, nuk i përfill dhe nuk i bën hesap (sepse i njeh), sa e dha ‘live’ dhe e reklamoi protestën e opozitës direkt në faqen e tij në Facebook.

4. Askush nga ‘ne’ nuk e mori vesh se përse po protestojnë shqiptarët demokratë?

Sikur të ishte e qartë se pse po protestojnë dhe çfarë i ka shtyrë ata të durojnë kaq gjatë, së paku do ta dinim çfarë po ndodh!

6. Lulzim Basha në fjalën e tij hyrëse nja dhjetë herë e ngriti gishtin tregues përpjetë (jo dy gishtat siç lypset nga ai), si porosi e qartê se ‘Allahu është një’.

E Allahut (dihet), i mjafton gishti (pingul) i Lulzim Bashës, nuk ka nevojë Allahu që Lulzim Basha ta ketë edhe zërin e mjaftueshëm ta shpreh me fjalë ‘mesazhin’ me gisht.

Se, gishti flet vet!

6. Janë plakur shqiptarët.

Protestat s’janë më kreative, s’janë interesante, janë protesta solemne, monotone dhe të plakura.

Kemi nevojë për ‘diçka të re’. Diçka që na çon peshë.

Nëse për shembull protestojnë fermerët (se siç thashë ne në Kosovë nuk e morëm vesh pse po protestohet atje), kanë mundur ta ‘sulmojnë’ ndërtesën e Kryeministrisë dhe policinë me qumshtin e lopëve të mjelura drejtpërdrejt në vend të ngjarjes.

Paramendo qumshtin duke dal nga sisa e lopës e duke përfunduar në fytyrën e policit direkt.

Vjedhni ide. Lajeni flamurin me sapun, për shembull…

Zhveshini pantallonat dhe fustanet, kthejini prapanicat cullak në drejtim të Kryeministrisë, si shenjë proteste ndaj përgjimeve, shembull, varësisht për çka po protestoni!

7. Të plakur, të pasur, veç dhjam e mbipeshë siç janë, pas Sali Berishës, gju m’gju me popullin u ulë edhe Fatmir Mediu, i cili në protestë merrte pjesë i veshur me ‘kat tesha’ dhe kravatë. Plus, kurrë pa pushuar përtypte çamçakëz.

Tamam si ‘mangup’ i vuajtur nga ushqimi i tepërt!

Ja, kush proteston sot në Tiranë. Dhe, kush i mashtron fukarenjtë e shkretë!

8. Lulzim Basha ka vendosur t’u prijë protestuesve, siç tha pesë herë ‘kam marrë vendim’, do të thotë të ‘sakrifikohet’ dhe flijohet për ta, dhe sakrifica përfshin edhe qëndrimin në tendë.

Deri nesër, pasnesër Bashës i dalin thinjat, po ta garantoj, prandaj s’ka si nuk pauzon nga protesta, të largohet nga tenda (për tri-katër orë), derisa të shkojë te floktari që t’i lyej rrënjët e flokëve.

9. Sali Berisha është i fascinuar me Lulzim Bashën, për të cilin e sakrifikoi Partinë Demokratike.

E mori n’qafë. Siç të merr në qafë çdo dashuri e madhe.

Nuk heq dorë nga ai, anipse e sheh, siç e shohim të gjithë ne, se Lulzim

Basha nuk është i lindur të prijë.

E që plakut i ka hije vetëm të jetë i urtë, e jo të bëjë si revolucionar, kjo s’do koment.

Plak dhe revolucionar, ku ka më karikaturë!

P.S. Edhe ne të Kosovës jemi plakur. S’qemë të zottët ta largojmë nga pushteti një plak.

Sikur të ishim të rinj s’do të na manipulonin pleqtë!

 19.02.2017, 21:57  | B.M. | 355 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje, argat i BDI-së
Vildane Zeneli provokon nga fitnesi, shfaqë gjoksin (Foto)
Gruevski intervistë në televizionin e Kosovës: Shqiptarët gabuan anën (Video)
Igor Jug i kërcënohet ish kryeministrit Gruevski
Keqkuptimi fantastik i Getit dhe Marinës me dialektet do ju shkrijë së qeshuri
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.