Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Ohër
« Sulimani për Zhurnal » Në krye të resoreve të vendosen profesionist të dëshmuar dhe jo ushtarë partiak
Imediate është të ndryshohet forma e modelit zgjedhor nga listat e mbyllura në ato të..
Imuniteti nuk i shpëton nga burgu deputetët që hapën dyert e Kuvendit, thotë Kadriu
Përse PD po pendohet për protestën paqësore?

Nga Mero Baze

Partia Demokratike duket se po bëhet nervoze nga qetësia me të cilën ka shkuar deri tani protesta e tyre dhe indiferenca me të cilën qeveria po e trajton atë, dhe po bën paralajmërimet e para për dhunë. Edhe pse ka bërë kujdes që paralajmërimet të mos merren seriozisht, për shkak se janë artikuluar fillimisht nga Edi Paloka dhe Aldo Bumçi, sërisht ato tregojnë se sa shumë po stresohen për të qenë paqësorë në protestën e tyre.

Sot në mesditë, Partia Demokratike radikalizoi qëndrimin e saj duke njoftuar bojkotimin e Kuvendit, ndërsa në pasdite, Basha u shfaq para protestuesve në krah të disa gazetarëve radikalë, që i bënë atij thirrje të shkonte drejt përmbysjes së pushtetit.

E gjithë fabula e protestës tani është se me çfarë duhet ta frikësojë qeverinë, dhe jo si të demonstrojnë paqësisht. Dhe gjithë energjitë po harxhohen në këtë drejtim.

Indiferenca e qeverisë, mospërplasja me ta, transmetimi nga Edi Rama në Facebook-un e tij të protestës, me trefishin e shikuesve që ka Facebooku i PD, lejimi i ngritjes së çadrës pa leje, dhe krijimi i një klime të ç’tensionuar rrotull tyre, i ka lënë pa motiv dhe duket sikur protesta mund të hyjë në një rutinë që nuk do të funksionojë.

Reagimi i parë i Edi Ramës është po ashtu shpërfillës dhe prek thelbin e problemit që ka kjo protestë, si një çadër për të mbrojtur drejtuesit e opozitës nga drejtësia.

Një tjetër detaj që shton nervozizmin, është qëndrimi i LSI. Edhe pse Ilir Meta ka marrë një thirrje zyrtare nga opozita përmes Ndokës dhe Dules, nuk po reagon. Sa më shumë vonon përgjigjia, aq më shumë rritet nervozizmi.

Dhe në këto kushte, të gjithë kanë në mendje dhunën si shpëtim.

E futur në këtë monotoni, me ahengje, këngë, valle, selfie dhe qofte falas nga “Gudis”, qerasur nga Eduard Halimi, protesta mund të vazhdojë dhe deri më 18 qershor, dhe aty e realizon objektivin, se do të ndërrohet qeveria, por ajo nuk ka këtë qëllim. Qëllimi real i protestës është të gjendet një arsye për të mos hyrë në zgjedhje.

Për këtë është shpikur kërkesa e qeverisë teknike. Them është shpikur, pasi më duket qesharak ky konspiracioni rreth LSI dhe shkeljes së syrit prej Ilir Metës. Nëse opozita do t’i kishte numrat për qeveri teknike, dhe do të kishte për këtë, “pazar” me Ilir Metën, nuk kishte pse bënte protesta, por bënte numrat. Ajo po bën protesta të justifikojë mos hyrjen në zgjedhje. Dhe kjo është një lëvizje e vjetër e Lulzim Bashës, por duke qenë i vetmuar, ai është kundërshtuar brenda PD. Tani që e ka ambalazhuar ëndrrën e tij me kostumin e protestës, duket më i maskuar. Është e vetmja mënyrë që Lulzim Basha t’i iki përgjegjësisë për humbjen e zgjedhjeve brenda PD, duke vetpërgatitur fillimisht PD-në për humbjen, si vjedhje, dhe pastaj, duke u ikur zgjedhjeve. Është i tëri një hall personal që të tjerët i bashkohen për hallet e tyre. Fotografia legjendare e kësaj proteste ka bashkuar në shesh shumë hallexhinj. Kemi parë pranë njëri- tjetrit Sali Berishën, Agron Dukën, Fatmir Mediun, Shkëlzen Berishën, Kreshnik Spahiun, Dashamir Tahirin, që i është heq mandati nga dekriminalizimi etj. Secili ka hallin e vet. Basha ka hall se humbet partinë, të tjerët se humbasin lirinë, dhe të tjerë se humbasin milionat e vëna me gjoba.

Dhe të gjithë bëjnë si të fortë, nëse “nuk do të ketë qeveri teknike”, ngaqë e dinë se nuk do të ketë. Atyre nuk u duhet qeveria teknike, por një teknikë për të mos shkuar në zgjedhje, me shpresë se destabilizimi do t’i rikthejë në lojë.

Paqja është një kostum fallco në garderobën e PD, i cili nuk është përdorur kurrë. Dhe këtë radhë që e përdorin, duket se më shpejt janë penduar që e kanë veshur, se sa i janë gëzuar faktit, që është i papërdorur.

 19.02.2017, 22:02  | B.M. | 264 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Foto: » Djali i Tunës “noton” në luks, nuk do ta besoni sa kushton karroca e tij
« Foto: » Kjo është vajza bukuroshe e Milaim Zekës
« Foto: » Morena Taraku, me veshje transparente harron t’i veshë të brendshmet?!
VMRO-DPMNE: Shekerinska, personi më i mposhtur në zgjedhje në histori të Maqedonisë
Ahmeti: Vetëm një pjesë nga Deklarata e partive shqiptare në Programin e Qeverisë së re
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.