Nuredini: Bekim Murati e mbushi Sarajin me qen endacakë dhe mbeturina
« Zgjedhjet lokale » "Ethet" e LSDM-së nga superioriteti i VMRO-së, 70 me 10 hynë në garë
« Analizë » "Alamet" punë e presin kryeprokurorin e ri
Osmani: Kosova nuk është arsye për prishje të raporteve Maqedoni-Serbi
Në Institutin për mushkëri pajisje e re dhe metodë për bronkoskopi
133577779.jpg
Loading...

Në Institutin për mushkëri me furnizimin e pajisjes së re vendoset metodë e re për bronkoskopi intervente me një tip krio terapi, me çka mundësohet trajtim i pacientëve me sëmundje malinje, diçka që deri më tani aspak nuk ishte e pranishme në Republikën e Maqedonisë.

Këtë sot e deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Shëndetësisë Nikolla Todorov pas vizitës në Institut. Ai tha se me vendosjen e metodës dhe furnizimin e kësaj aparature do t`u ndihmohet personave të cilët kanë sëmundje malinje në rrugët e frymëmarrjes në fazë më avancuese, do t`u mundësohet vazhdim dhe përmirësim i cilësisë së jetesës, diçka që deri më tani është trajtuar në mënyrë lehtësuese, ndërsa të sëmurët më rëndë i kanë përballuar pasojat nga sëmundja.

 

Theksoi se një mjeke dhe infermiere nga Instituti kanë qenë në edukim në Slloveni dhe ka ekip të përgatitur që të fillojë ta realizojë këtë metodë.

 

 

Potencoi se me zbatimin e metodës së re fitohet kalueshmëri e rrugëve të frymëmarrjes në mënyrë që reagohet tek tumori dhe në mënyrë intervente. Sipas tij, kjo është lidhje e asaj që e punojnë, furnizimi i pajisjes së re dhe edukimi i mjekëve jashtë shtetit me qëllim të vendosjes së metodave të reja.

 

"Me furnizimin e kësaj pajisje prej rreth 1,5 milionë denarë, me investimin në kuadrin i cili ishte në edukim jashtë shtetit dhe miratim të kësaj metode të re nga ana e tij mundësohet diçka e re të sillet në Maqedoni. Deri më tani nuk është bërë një intervenim i këtillë. Aparati tanimë është vënë në funksion dhe pacientit të parë i cili do të ketë nevojë të këtillë do t`i bëhet ky intervenim", theksoi Todorov.

Drejtoresha e Institutit për mushkëri, Biljana Ilievska Poposka tha se bronkoskopia intervente është degë e re në pulmologji dhe zbatohet në një numër të madh të vendeve në botë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.02.2017, 17:03  | T.E. | 407 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Rakip Doçi: "ashkali" dhe "narkodilerë" kanë kaluar në LR-PDSH, e jo anëtarë të BDI-së
Ish komandanti UÇK-së demanton: Nuk kemi luftuar të pëkrahim LSDM-në dhe vijën sllave
« Zgjedhjet lokale » "Ethet" e LSDM-së nga superioriteti i VMRO-së, 70 me 10 hynë në garë
Nuredini: Bekim Murati e mbushi Sarajin me qen endacakë dhe mbeturina
« Zhurnal mëson » Zgjedhjet lokale, Bujar Osmani shef i shtabit zgjedhor të BDI-së në Çair
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.