« Analistët » LSDM dhe partitë shqiptare të mos presin më, por ta formojnë qeverinë
Analistët maqedonas të ndarë për ftesën e VMRO-DPMNE për takim të krerëve të krejt pa..
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
Maqedonia po i thotë “lamtumirë” BE-së, thotë gazeta austriake
Sot është dita ndërkombëtare e gjuhës amtare

Rastësia që këtyre ditëve u intensifikua kërkesa e shqiptarëve për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe dhe barazimin e saj me atë maqedonase,në tërë territorin e Maqedonisë,me Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare,21 Shkurtim,është një shenjë e mirë për realizimin e kërkesave shekullore të shqiptarëve,që këtë gjuhë perëndie,siç thotë Naimi,ta përdorin në të folur e në të shkruar ,në të gjitha trojet etnike ku jetojnë ata.

Nga Vebi Bexheti

Gjuha shqipe ,si i vetmi mjet i ndriçimit dhe përparimit moral,që njëherit është krenaria e folësve të saj,është gjithashtu edhe mjet i shenjtë për zhvillim kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar,thotë ndër të tjera gjuhëtari dhe albanologu i madh danez,Holger Pedersen.E shkëputëm  këtë mendim të tij,për t`u treguar albanofobëve maqedonas se kjo gjuhë nuk mund të përbuzet ashtu lehtë,siç mendojnë ata,sepse është ndër të rrallat e moshatareve të saj që e mbijetoi historinë,nga lashtësia  deri sot,sepse është një gjuhë model që i ndihmoi shkencës gjuhësore për zbërthimin e fenomeneve të ndryshme të kësaj fushe,veçmas të gjuhëve indo-evropjane.Këtë e dëshmon edhe albanologia ruse,Agnia Desnickaja,që fillimisht merrej me gjermanistikën,por që,kur e njohu fenomenin e gjuhës shqipe,përmes studimeve albanologjike të shumë albanologëve gjermanë,e la gjermanishten dhe filloi të merret me gjuhën shqipe,duke thënë  se tani e kishte gjetur çelësin e vërtetë për studimet e gjuhëve indo-evropiane.

Të gjithë armiqtë e kësaj gjuhe,qofshin ata politikanë,intelektualë,madje edhe akademikë maqedonas,që mendojnë se aq lehtë do e injorojnë edhe mëtutje këtë gjuhë me histori sa vetë njerëzimi,duke e pamundësuar përdorimin normal të saj,në këtë shtet të përbashkët,shumë shpejt do e kuptojnë se do jenë të pafuqishëm ta ndalin ose ta kufizojnë pëdorimin e saj si të barabartë me të tyren.Gjuha i ka ligjet e veta,ajo nuk njeh ndalesa kushtetuese e ligjore,nuk njeh dekrete partiake e shtetërore,nuk njeh qeveri e qeveritarë që fatin e vet e shohin në fatkeqësinë e tjetrit.

Me rastin e kësaj feste me karakter aq njerëzor e shkencor,i ftoj për mirëkuptim të gjithë ata që janë në kundërshtim me normat elementare kulturore e identitare,që t`u bashkangjiten atyre që me kohë e kanë kuptuar se është e pamundshme t`i ndalohet dikuj  e drejta për pëdorim të gjuhës amtare.Çështja e gjuhës,si një ndër veçoritë kryesore identitare e kulturore dhe si mjet komunikimi,nuk ka pse të jetë pengesë për gjuhën e tjetrit,në asnjë mënyrë ajo nuk e rrezikon atë,përkundrazi,e ndihmon,e afirmon dhe e begaton shoqërimë shummacionale shumkulturore e shumgjuhësore,siç është Maqedonia.

Kjo ditë aq e rëndësishme për gjuhën amtare ,e me përmasë ndërkombëtare,le të jetë një argument më tepër edhe për partitë politike shqiptare,në kërkesën e tyre që duhet të jetë e paluhatshme,se nuk mund të ketë qeveri pa përdorimin e plotë të gjuhës shqipe dhe pa respektimin e saj si të barabartë me maqedonishten,në tërë hapësirat e këtij shteti.Për çdo lëshim eventual dhe zbehje të të kësaj kërkese aq normale,reale dhe qytetëruese,që nuk e dëmton askend,e as që ka të bëjë me ,,Shqipërinë e madhe``,siç po trumbetojnë disa antishqiptarë të përbetuar maqedonas,shqiptarët do kërkojnë llogari nga vetë elitat politike shqiptare,ashtu siç nuk mund t`i amnestojë për përgjumjen dhe mosinteresimin,për zgjidhjen e këtij problemi gjatë qeverisjes aq të gjatë të tyre në të kaluarën.

 21.02.2017, 17:33  | T.E. | 97 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndërron jetë biznesmeni tetovar Abdilnaser Vejseli, varimi bëhet nesër në drekë
« Foto: » Gruaja e Ermalit kapet mat, ja si duket ajo në fitnes
Tuna nuk fton kunatën në 'baby shower'?
« Foto: » Tuna do bëhet nënë por ja çfarë bën sot ish-burri i saj
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.