Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Ohër
« Sulimani për Zhurnal » Në krye të resoreve të vendosen profesionist të dëshmuar dhe jo ushtarë partiak
Imediate është të ndryshohet forma e modelit zgjedhor nga listat e mbyllura në ato të..
Imuniteti nuk i shpëton nga burgu deputetët që hapën dyert e Kuvendit, thotë Kadriu
Njeriu përballë realitetit

Nga Arsim Haziri

Njeriu si qenie ekzistenciale për zhvillimin dhe shtyrjen e jetës drejt perspektivës nevojitet ndryshimi i ambientit-kushteve të jashtme mbizotëruese. Mirëpo kushtet materiale që mendojmë t’ia përshtatim qenies sonë, janë kushte të cilat vet i krijojmë dhe prodhojmë, dhe mbi bazën e këtij fakti ne vetëm vetës iu obligohemi dhe askujt tjetër. Mbi këtë bazë theksoj se për situatën në të cilën jeton individi ose shoqëria askush s’mund të jetë fajtorë përpos atij-atyre që e kanë vendosë atë.

Qenia njeri, si çdo gjallesë ujore ose tokësore, përafron atë çfarë mendon se mund t’i shërben, ose sjellë të mira materiale si të domosdoshme për jetën fizike dhe biologjike. Pra “mbijetesa mes të adaptuarve” fletë mëse miri për rolin dhe aktivitetin e qenies njeri. Njeriu dhe  shoqëria janë  produkt i natyrës, gjendjes së saj, mirëpo edhe vet natyra është më produkt i qenies njeri. Gjithë historia botërore nuk  është rezultat i askujt tjetër pos individëve, shoqërisë si kolektivitet dhe askujt tjetër si fenomen i mundshëm fizik.

Realiteti ynë i përgjithshëm në gjendjen siç qëndron është pikërisht i konstruktuar prej aktivitetit të përgjithshëm social, aktivitetit të pandalshëm i cili edhe sot po ndëshkon masën e përgjithshme qytetare. Gjithçka çka qëndron në natyrë padyshim se është rezultat i mendimit teorik e praktik, këtë jo që potencoi unë, por shkencërisht është e vërtetuar. Sot, gjithnjë e më shumë shtrohen  pyetje mjaft fondamentale.
Çfarë e bëri Kosovën që të jetë nën këtë masë të madhe të negativitetit, rastësia?

Kush konsiderohet fajtor për realitetin e egër e dominues?

Ky realitet kishte qenë strategji e dikujt për të manovruar brenda kësaj situate apo si?

A ka qenë  jo e domosdoshme për tjetrin që të mos ekziston një rrethanë tjetër?

Këto janë disa nga pyetjet që secili nga ne do duhej ti përgjigjeshin. Ti përgjigjeshin në mënyrën siç munden dhe rrjedhimisht të kenë mendimin e menduar.
Unë si qytetarë përmes arsyes-logjikës sime do mundohem ti bëj përgjigje këtyre pyetjeve.

Është pikërisht vullneti qytetarë, është pikërisht nevoja e qytetarëve për të qenë nën këtë stad të mos zhvillimit. Si ka mundësi që gjithë qytetarët dhe gjithë institucionalistat të jenë për shtet më ekonomik dhe ligjor, dhe një gjë e tillë nuk ndodh. Si mund të definohet ky deklarim? E gjithë masa politike dhe qeverisëse është për një rregullim më të qëndrueshëm të shtetit dhe një akt i tillë prap nuk ndodh, ose zhvillohet?
Pra, si shoqëria ashtu edhe sfera politike janë në një paradoks të madh, pasi as njëri as tjetri s’janë për një realitet tjetër, për një gjendje e cila do të ishte kundërti e kësaj të tanishmes, që rrjedhimisht do të ndikonte në progresimin e jetesës sociale.

Në kundërshti më këtë frymë shkon ky argument” Çdo gjë mund të vie pavarësisht rrethanave që nuk janë në favorin tënd”. Pra, asgjë s’mund të bëhet nëse nuk iniciohet dhe çdo gjë mund të behet po qesë fillohet e mbështetet.
 
Kështu që për situatën aktuale dhe dominimin negativ të saj, fajtor është populli dhe veprimi i tyre shpesh herë i gabuar. Pra, në masë të konsiderueshme siç është populli ashtu edhe shoqëria. Çdo gjë vie dhe përafrohet kur zhvillon veprimtari të pandalshme.

Situata e sotshme politike dhe ekonomike në mënyrën siç zhvillohet është prodhim i veprimit popullor, veprimit i cili ishte legjitimuar për kohë me radhë, dhe duke qenë nën këtë mendësi çdo ditë  e më shumë po kem më pak ekonomi, më pak sovranitet dhe mbi gjithë më pak shtet.
Për të ndryshuar veprimi politik, së pari duhet të pësoj një lloj transformimi rrënjësor  mendimi popullorë, mendim i cili mund të jetë alfa dhe omega për nevojën sociale. Kur mendimi popullorë është për zëvendësimin e kësaj klase politike më një klasë tjetër e cila mund të jetë orientimi dhe shpresa e vetme për zhvillimin dhe prosperimin e vendit, atëherë çdo gjë mund të jetë e mundshme dhe e prekshme. Duhet diçka për të shndërruar gjithçka. Deri me tani fati i popullit ka qenë në duart e politikës, në duart e atyre që qoorientuan çdo sferë shoqërore.
Shoqëria për të pasur jetë të dinjitetshme dhe jo mbijetesë të padinjitetshme, nevojitet të lëvizë forcën subjektive të saj, e cila njëherit mund të garantoj kushte më të mira dhe mbi gjitha klasë më të ndërgjegjshme politike. Qytetarët janë i vetmi mekanizëm social i cili mund të vendosë për fatin e vet, për të ardhmen e vet. Qytetarët janë të vetmit që mund të ndëshkojnë këtë klasë politike e cila në emër të një qeverisje kredibile dhe sociale, degraduan gjithçka çka ishte publike, dhe mbi kurrizin e popullit shtuan paprekshmërinë si ekonomike ashtu edhe politike.

Sqarim:

Ky opinion i cili ka për bazë leximin dhe studimin e realitetit objektiv, leximin e atij çka po dhunon masën qytetare, do të plasohet edhe ditëve në vijim, mbase në formën e tanishme është ende i pa përfunduar. Për të mos u shkaktuar lodhje gjatë leximit, unë kam dërguar vetëm një pjesë të tij. Pjesa tjetër nxirret në pah ditëve tjera.

Me respekt, Arsim Haziri.

 22.02.2017, 19:11  | B.M. | 303 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Foto: » Djali i Tunës “noton” në luks, nuk do ta besoni sa kushton karroca e tij
« Foto: » Kjo është vajza bukuroshe e Milaim Zekës
« Foto: » Morena Taraku, me veshje transparente harron t’i veshë të brendshmet?!
VMRO-DPMNE: Shekerinska, personi më i mposhtur në zgjedhje në histori të Maqedonisë
Ahmeti: Vetëm një pjesë nga Deklarata e partive shqiptare në Programin e Qeverisë së re
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.