Nuredini: Bekim Murati e mbushi Sarajin me qen endacakë dhe mbeturina
« Zgjedhjet lokale » "Ethet" e LSDM-së nga superioriteti i VMRO-së, 70 me 10 hynë në garë
« Analizë » "Alamet" punë e presin kryeprokurorin e ri
Osmani: Kosova nuk është arsye për prishje të raporteve Maqedoni-Serbi
Kosova. Shpengimi i të rinjve në muzikë dhe futboll
Muzika ka qenë gjithnjë pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare. Në Kosovë, përveç muzikës folk, edhe muzika pop, rap dhe rock po bëhen gjithnjë e më popullore, veçanërisht falë interpretueseve vajza. Sot nga e gjithë bota vëmendja është përqendruar te Rita Ora, Dua Lipa, EraIstrefi dhe Bebe Rexha. Yje të muzikës pop që po çajnë përpara në renditjetndërkombëtare dhe që kanë si pikë të përbashkët fakin se janë bija të diasporës së madhe kosovare.
 
Nga Lavdrim Lita
 
Rita Ora, në zyrën e Gjendjes Civile Sahatçiu, e lindur në Prishtinë por e rritur në Britaninë e Madhe, është një nga këngëtaret e reja më në modë e viteve të fundit. Dua Lipa, e lindur në Londër në vitin1995 nga prindër nga Prishtina, dhe që ka jetuar për disa vjet në Kosovë gjatë adoleshencës së saj, po bëhet e njohur në Evropë falë këngës Be the one, prej disa ditëve në top ten të këngëve më të shiturave. Yjet premtuese Bebe Rexha dhe Era Istrefi, nga familje kosovare, sapo kanë hyrë në panoramën botërore të muzikës.
 
Jo vetëm muzikë
 
Edhe futbolli po kthehet në një arsye krenarie kombëtare falë diasporës. Kombëtarja e Shqipërisë është thuajse e gjitha e përbërë nga lojtarë me prejardhje nga Kosova. Plot 13 futbollistë të pranishëm mes kuqezinjve jaënë me origjinë kosovare (Ertrit Berisha, Gashi, Gjimshiti, sa për të përmendur ndonjë) dhe luajnë në skuadra të mëdha të kampionateve më të rëndësishme të Evropës.
 
Ndërsa shumë të tjerë, duke pasur shtetësi të dyfishtë dhe duke qenë të rritur jashtë Kosovës, kanë vendosur të luajnë mekombëtaret e vendeve që i kanë adoptuar. Kështu për shembull, Xherdan Shaqiri, futbollist shqiptar i kombëtares zvicerane, luan me  skuadrën Stoke City, më parë me Bayern të Mynihut dhe Inter. Granit Xhaka, edhe ky i kombëtares zvicerane luan me Arsenal-in,  ndërsa vëllai i tij Taulanti është në radhët e kuqezinjve. Edhe zvicerani Valon Behrami, që në të shkuarën ka lozur në skuadrat e Napolit, Fiorentinës dhe Lazios, është me origjinë nga Kosova. Prej pak kohësh kombëtarja kosovare e futbollit është pranuar nga FIFA dhe UEFA dhe priten rezultate të mira.
 
Përqindja e lartë e zvicero-kosovarëve nuk është rastësi. Komuniteti kosovar në Zvicër ka rrënjë të thella. Duke filluar nga vitet ‘60, një marrëveshje mes Bernës dhe Beogradit bëri të mundur që shumë punonjës kosovarë të transferoheshin në Zvicër. Një tjetër motiv i këtij emigracioni ishin persekutimet e regjimit të Millosheviçit gjatë viteve ’80: kulmi u arrit me luftën e vitit 1999 kur emigruan në Zvicër rreth 53 mijë kosovarë.
Me gjithë këtë eksod, Kosova është akoma një vend të rinjsh: dy milionë banorët e saj kanë moshën mesatare më të ulët tëEvropës, gjysma e tyre është nën 27 vjeç. Nga ana tjetër, thuajse 60% janë të papunë.
Futbolli dhe muzika shqiptare e Kosovës përpiqen të jenë kolona zanore e një populli dinamik që do të jetojë dhe tëjetë i lumtur.
 24.02.2017, 20:12  | T.E. | 80 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Rakip Doçi: "ashkali" dhe "narkodilerë" kanë kaluar në LR-PDSH, e jo anëtarë të BDI-së
Ish komandanti UÇK-së demanton: Nuk kemi luftuar të pëkrahim LSDM-në dhe vijën sllave
« Zgjedhjet lokale » "Ethet" e LSDM-së nga superioriteti i VMRO-së, 70 me 10 hynë në garë
Nuredini: Bekim Murati e mbushi Sarajin me qen endacakë dhe mbeturina
« Zhurnal mëson » Zgjedhjet lokale, Bujar Osmani shef i shtabit zgjedhor të BDI-së në Çair
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.