« Ef. Rexhepi për Zhurnal: » Interesim i madh për në Haxh`xh, deri tani 740 persona të regjistruar
Koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë" nuk mbijeton dot pa pushtet
« Asani për Zhurnal: » Sheshi "Skënderbeu" institucionalizon kulturën shqiptare
Talat Xhaferi raportoi punën e bërë brenda këtyre 100 ditëve
Tomlin e nonës - (Qumështin e nënës)

Blerta Haxhiaj

Nëse liria nënkupton – përgjegjësinë e çdo individi për determinim racional, profesional dhe ekzistence sociale atëhere aty nuk ka frike për vendosjen e Lirisë në përgjithesi. Për të zgjidhur një problem në nivelin social merr shumë kohe për mendim, shumë ndershmëri dhe shumë ndërgjegjie, shumë ekonomi, ndryshime sociale dhe edukative në masat e njerezve më shumë se sa ka që mund të përballoje. Bota po vuan nga një revolucion i madh social, por aty vuajtjet jane të pashmangshme dhe duhet të përballemi me zvarritje dhe lotë për të patur një qëllim racional. Përgjegjësia e masave të fuqisë punëtore të njerëzve është qëllimi parësor në jeten sociale.
Njerëzimi është biologjikisht i sëmurë, politikisht është shprehja e një akti social irracional i sëmundjes së tij. Çfarëdo që ndodh në jetën sociale është e determinuar nga struktura sociale e cila është pasive dhe aktive, kjo strukture kërkon ekzistencën e vet te proçeset ekonomiko - shoqërore dhe i ankoron këto proçese. Struktura njerëzore është e determinuar nga konflikti mes Lirisë dhe frikës për Liri: frika e lirisë te masat e njerëzve është bio-fizikisht e mbështetur në vrazhdësine e karakterit të njeriut. Intereset e pushtetit dhe paratë janë zëvendësime për lumturine në dashuri të mirëbajtura nga vrazhdësia e masave të individeve.
Lindje, Perëndim, Perëndim a Lindje?
Si dele në pazar po t’thonë mes dy qytetërimeve
Dy konop n’qafë t’vnum
Dytë po t’ngrehin e ti po qet shkume
Je shumë i lodhun, gjatë ke nejt n’zhurmë
E ki nevojë me marr frymë, së jon tu t’ngulfat
Zoni spo t’del e don me piskat
Krejt lomsh n’kry, t’kanë hallakat …
Njeriu fundamentalisht është një kafshë.Kafshët në dallim nga njeriu nuk janë makineri, nuk janë sadista, kanë grupin e tyre në të njejtën specie, jane më paqësore se njerezit. Kur flasim per kafshen kemi në mendje faktin biologjik.
Edhe sa ko me zgat deri sa t’coptojnë
Deri sa t’dajnë e sa t’përvëlojnë
Deri sa ta kupton se sun vazhdon me konfuzion …
Legjenda biblike e krijimi të njeriut sipas imazhit të Zotit dhe legjenda e këtij superioriteti ndaj kafshes është e shprehur në aktet e represionit të njeriut ndaj natyrës kafshërore. Të qash për liri është një shenjë e represionit.  Irritimi jo tolerant i organizmit dhe institucioneve krijojnë një ndasi në ndjenjat natyrore të jetës. Të definosh lirinë është e njëjtë sikurse të definosh shëndetin seksual, askush nuk e pranon haptazi.
E beba sun e han ni pulë t’pjektë
As sun e han ni spec t’djegst
E ti po don me shti me ngajt hala pa u msu me hec?
E ti ndaq jepi cucëll t’Arabisë
Ndaq jepi cucëll të Francës
Ajo ko me lyp tomlin e nanës, bal
Tomlin e nanës, bal
Tomlin e nanës, bal …
Mbrojtja e lirisë sociale dhe personale është e lidhur me ankthin dhe ndjenjat e fajit. Ekonomia e seksit e lehtëson fajin për tu bartur; liri pa vete-determinin seksual e cila në vete është një kontradikte por në kuptimin seksual në strukturën njerëzore është mëkat dhe faj. Ka njerëz që kanë eksperience seksuale dhe dashurie pa ndjenja faji apo dashuri e lire. Kjo dashuri e lire ka fituar një konotacion degradues duke humbur kuptimin e dhënë nga disa luftetare të paqes për liri. (Dashuria është Universale gjithëpërfshirësë) Masat e njerezve janë të pa’afta për liri, aftesia e përgjithshme për liri mund të fitohet vetem duke luftuar për një jetë të lirë. Duhet ndjekur masat të cilat jane të pa’afta për liri dhe duhet të kene fuqinë sociale nese duan të aftësohen për lirinë dhe të aftësohen për ta mbajtur atë liri. ‘Barku brenda, gjoksin përpara’ është tipike për të treguar irritim biologjik te masat, arma me e fuqishme e arsenalit te lirise eshte forca jetësore e cdo brezi.
Tomlin e nanës, bal
Tomlin e nanës, bal… (Jericho) – (Ali Podrimja)
Analizat e shumta deri tani në një domen shumë të gjërë dhe ajo që e njohim si natyra njerëzore në ekonominë e seksit është identike me konceptin e ‘plaga emocionale’.

 24.02.2017, 08:04  | B.M. | 448 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Sela për Zhurnal: Në zgjedhjet lokale do ta trefishojmë rezultatin, Avdiu konfirmohet si kryetar dege në Çair
Ethe hemorragjike "Hantaan" mbyten babë e birë, zbulohet infektimi që u përhap në Simnicë
E çuditshme, shihni çka ka ndodhur sot në Kroaci (VIDEO)
Policia fillon aksionin, arreston Boshkovskin ndërsa Grujovskin nuk e gjenë në shtëpi
Blerona me foto seksi nga shtrati (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.