Banorët e lagjeve Dizhon dhe Xhon Kenedi, "Një Vsiar ka lind nana, të priftë e mbara"
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje,..
« Flet shefja e OSCE/ODIHR » Glover: Korniza zgjedhore ekziston, monitorojmë që ajo të realizohet
Shkëlqimi dhe rënia e gruevizmit

Është e tepërt që t’i huazosh Dritëroit të ndjerë një frazë, për të ia dedikuar gruevizmit. Këtë “mëkat” e pranoj me qetësi. Por, është dhurata më e madhe që mund t’i jap në këtë marsh varrimi. 

Nga Armend Fazliu

Që “prerodba” ka falimentuar këtë e kam thënë me 15 maj të vitit 2015, në shkrimin tim “Funerali i Prerodbës”. Shkaqet e këtij falimentin ishin të shumta, por sipas analizës sime, pika kulmore që do të dërgonte gruevizmin drejt ceremonisë mortore ishte ngjarja e Kumanovës. Dhe ja ku jemi. Dy vite më pas jemi mbledhur për ta varrosur gruevizmin si koncept të politikbërjes . Dhe DPMNE-në si mënyre e të menduarit, vepruarit dhe ushtruarit të pushtetit.

Si lindi gruevizmi ?

Gruevizmi ka lindur nga DPMNE-ja. Kurse DPMNE-ja ushqehet nga gruevizmi. Që të dyja e mirëmbajnë njëra-tjetrën, sa herë që janë në rrezik. Gruevizmi lindi si rezultat i mendjes diabolike maqedonase, të cilët mendonin se lufta e vitit 2001 ua kishte nëpërkëmbur atyre krenarinë.  Të prirur nga ky tërbim, maqedonasit kërkonin në ankand publik, një mendësi e cila do t’i përfaqësonte ata denjësisht përballë palës së “krekosur“ shqiptare,të cilët me pushkë në dorë i kishin prerë veshët nacionalizmit maqedonas. Vetëm disa vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, befas na u shfaq gruevizmi. Populli maqedonas lëvizi velat. Nga majtas në djathtas.

Por çfarë është në fakt gruevizmi ?

Gruevizmi në thelb nënkupton urrejtje dhe përjashtim. E djathtë ekstreme, një mbetje e reciklueshme e fashizmit historik. Një koncept, që në gjenezë njeh superioritetin e njërës racë mbi tjetrën. Gruevizmi zëvendëson racën me sinonimin e etnive.

Duke i varfëruar qytetarët skajshmërisht, dhe duke vënë në shërbim të koncentuar  kapitalin, tregun dhe asetet publike në duart e 1%-shit, gruevizmi krijoi superstrukturën ekonomike-shoqërore. Sigurisht etnike maqedonase, përmes së cilës ai blente varfërinë e votuesve maqedonas.

Gruevistët e kanë të pamundur bashkëjetesën me pjesën tjetër të shoqërisë, sepse ata nuk votohen. Në demokracitë hibride  ata emërohen. Përmes procesit “zgjedhor” të demokracive elektorale ato çertifikohen. Përmes shtypit dhe propagandës legalizohen, ndërsa duke hyrë në dyert e parlamentit ato legjetimohen.

Ky është një ritual amator, sakaq dhe qesharak, përmes të cilit ata besojnë se fitojnë lavdinë. Vetëm disa qindra metra larg parlamentit, gruevistët kanë ndërtuar  “portën triumfale” përmes së cilës ata mendojnë se shenjtërohen, sepse lavdia nuk iu mjafton.

Një, kopje e zbehtë e “Harkut të Triumfit”, përmes së cilës kalonte dikur gjeniu ushtarak, Perandori Francez Napoleon Bonaparta.

Efekti gruevist
 
Gruevizëm do të thotë urrejtje. Urrejtje ndaj gjithçkaje të bukur. Estetike, me shije. Urrejtje ndaj çdo vlere. Urrejtje ndaj kulturës. Urrejtje ndaj tolerancës. Urrejtje ndaj bashkëjetesës. Urrejtje ndaj vlerave demokratike. Urrejtje ndaj lirisë së shprehjes. Urrejtje ndaj medias së lirë. Urrejtje ndaj mendimit ndryshe. Urrejtje ndaj kriticizmit. Urrejtje ndaj vlerave fetare. Urrejtje ndaj vlerave morale. Urrejtje ndaj natyrës. Urrejtje ndaj perëndimit. Urrejtje ndaj sportit. Urrejtje ndaj votës së lirë. Urrejtje ndaj lirisë. Urrejtje ndaj gjelbërimit. Urrejtje ndaj dijes. Urrejtje ndaj arsimit. Urrejtje ndaj zhvillimit. Urrejtje ndaj hapësirës publike. Urrejtje ndaj barazisë. Urrejtje ndaj harmonisë. Urrejtje ndaj ligjit. Urrejtje ndaj drejtësisë. Urrejtje ndaj pluralizmit. Urrejtje ndaj votimit.

Gruevizmi ndërtohet mbi injorancën dhe për armik të përkufizuar ka dijen.

Dija është armiku më i madh i gruevistëve, të cilën janë në gjendje edhe ta vrasin, godasin, përplasin. Ta torturrojnë dhe dëbojnë, satanizojnë, eleminojnë. Ta përdhosin ç’rrënjosin, burgosin, degdisin, bezdisin dhe  neverisin. Teza e “urrejtjes”, sipas mendësisë grueviste ka një arsye. Ajo mbështetet mbi argumentin e tyre mediokër, se çdo fenomen shoqërore merr kuptim, formë dhe trajtë, vetëm atëherë kur i shtohet si prapashtesë akronimi DPMNE.

Sipas tyre dallojmë:
“Kulturë DPMNE”
“Ekonomi DPMNE”
“Sport DPMNE”
“Media DPMNE”
“Drejtësi DPMNE”
“Demokraci DPMNE”
“Gjygjsi DPMNE”
“Arsim DPMNE”
“Qytetarë DPMNE”.

Nëqoftëse do të rrezikonim të qeveriseshim edhe për një mandat nga VMRO-DPMNE,  synimi i  tyre do të ishte, akronimi DPMNE të inkorporohej si kategori kushtetuese.  Normë e cila do të bënte diferencën. Gjë që ska për të ndodhur kurrë, sepse Gruevski mund t’i harxhojë partitë politike, mund t’i harxhojë resurset ekonomike, mund t’i përdhosë vlerat demokratike, por ai kurrë nuk do mund të harxhojë popullin shqiptar. Sepse shqiptarët e kanë një veti. Ata janë të pathyeshëm në inatë, ndërsa të brishtë në paqe. Dhe shqiptarët sigurisht në këto zgjedhje e thanë fjalën e tyre : Jo Gruevskit.

 25.02.2017, 16:05  | T.E. | 287 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje, argat i BDI-së
Vildane Zeneli provokon nga fitnesi, shfaqë gjoksin (Foto)
Gruevski intervistë në televizionin e Kosovës: Shqiptarët gabuan anën (Video)
Igor Jug i kërcënohet ish kryeministrit Gruevski
Keqkuptimi fantastik i Getit dhe Marinës me dialektet do ju shkrijë së qeshuri
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.