« Ef. Rexhepi për Zhurnal: » Interesim i madh për në Haxh`xh, deri tani 740 persona të regjistruar
Koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë" nuk mbijeton dot pa pushtet
« Asani për Zhurnal: » Sheshi "Skënderbeu" institucionalizon kulturën shqiptare
Talat Xhaferi raportoi punën e bërë brenda këtyre 100 ditëve
C`dallim ka LSDM nga VMRO?!

Urim SALIHU

Ne harrojmë!Këtu nuk ka pikë dyshimi.Xhelalët e së djeshmes i heqim nga kujtesa.S`ka rëndësi se edhe ata janë ai mllefi i grumbulluar yni.Ne mbajmë mend të fundit.Kur na lodhin sundimtarët e fundit ne me përkëdheli, të mashtruar në mënyrë kaq briliante fillojmë t`u besojmë atyre që i urrenim dikur.Meqë urrejmë të pushtetshmit e sotëm, harrojmë tmerret e shkaktuara nga ata të djeshmit.Nuk kemi mundur dot t`a tejkalojmë këtë.Kur një popull i ka të dobët mekanizmat e kujtesës ai është i destinuar të nënshtrohet, të ndjejë abuzimin, goditjet dhe në fund nënshtrimin.Aq mëkeq kur ka humbur memorien.Natyrisht se kjo e ndihmuar edhe nga politika shqiptare.

Ne harrojmë sepse strategjia e maqedonasve është thjeshtë e kuptueshme,por ne gjithmonë i kemi dy kuptimet për t`a.Gjithmonë kemi dy mendime për maqedonasit.Mendojmë se pjesa e parë të shtypin, të burgosin , të vrasin, t`i marrin të drejtat, të bëjnë të jetosh në geto, të bën mos kesh infrastrukturë në zonat shqiptare , mos kesh arsim kualitativ , kulturë, sport, shkencë.Dhe pjesa tjetër maqedonase është ajo që mund të n`a shpëtojë dhe që duhet të vijë që të shporrim një tjetër që e kishimdhe harruam se na bëri të na pijë e zeza.Si mund të ti jep gjërat dikush që ti morri në mënyrë ordinere.Ajo pjesa që mund të na shpëtojë dikur bënte si ata që në pushtetin e fundit na bënë të jetojmë vitet e ferrit.

Gjithmonë të bëhet se ngjan si një marrëveshje e pa shkruar midis maqedonasve kundrejt nesh.Sikur ja unë i shtypa deri këtu dhe dil në skenë ty tjetri për tu ndjerë si shpëtimtarë i tyre.Ata do harrojnë qeverisjen e parë dhe do mbajnë mend këtë tjetrën, më të sofistikuar kundrejt nesh, me të njëjtat instrumente abuzimi , por të një forme tjetër.

Midis njërës palë që ik dhe tjetrës që vjen , ne ndjejmë gjithmonë te njëra ferrin dhe tjetra shpëtimin dhe e kundërta.

Ata ka tre dekada që vijnë dhe shkojnë , tek ne nuk ndryshon asgjë.Aty ku mbaron e zeza e njërës fillon e tjetrës ndërsa ne njërën palë gjithmonë e mendojmë si xhelatët tanë dhe tjetrën shpëtimi ynë.Vetëm një gjë nuk e qartësuam dot.Faktin se të dyja janë të njëjta dhe i kanë gjetur secila palë disa shqiptarë të dëgjueshëm që vijnë e propagandojnë në terrenin shqiptarë dhe ne jemi të gatshëm ti bëjmë heronj shqiptarë nën ombrellën e partive maqedonase, ky është fundi ynë.

 26.02.2017, 01:50  | B.M. | 227 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Sela për Zhurnal: Në zgjedhjet lokale do ta trefishojmë rezultatin, Avdiu konfirmohet si kryetar dege në Çair
Ethe hemorragjike "Hantaan" mbyten babë e birë, zbulohet infektimi që u përhap në Simnicë
E çuditshme, shihni çka ka ndodhur sot në Kroaci (VIDEO)
Blerona me foto seksi nga shtrati (Foto)
Njihuni me femrën që dikur ka qenë dashuria e parë e Noizy-t, ja historia e tyre (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.