« Zekolli për Zhurnal » 22 Nëntori festë unifikuese për shqiptarët
Lika nderon doajenët e arsimit shqip
Ef. Rexhepi uron shqiptarët: Zoti e bekoftë alfabetin dhe gjuhën shqipe
« Vizita e presidentit Meta dhe komisionerit Hahn, flasin analistët » Partitë shqiptare të shfrytëzojnë momentin, të ecin rrugës së SHBA dhe BE-së
Ku gjindemi ne sot, në Zvicër e diku tjetër jashtë?

Vallë, sa janë të vlefshme sot thëniet e njerëzve «ju jeni me punë të përkohshëm atje, në Zvicër, në Gjermani…», e kështu me rradhë. Thëniet e tilla duket se e kanë humbur gati tërrësisht kuptimin e tyre të vërtetë, pasi që realiteti praktik tregon pavlefshmërinë e tyre për një pjesë dërmuese të popullatës sonë që jeton jashtë, në përjashtim të atyre që e kanë vështirë t’i largohen një «ëndrre», shpesh të parealizueshme! Të themi, fatëkeqësisht kjo, duke parashtruar detyrimisht edhe pyetjen tjetër «mirë kjo apo keqë»? Askushi nuk është sot në gjendje të n’a japë për këtë një sqarim të plotë, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Një vlerësim paraprak n’a shtynë me cekur faktin se një pjesë e popullatës sonë «luhatet» disa herë në mes të adaptimeve permanente në vendin e «huaj» dhe problemin identitar.

Nga Lirim BEGZATI

T’i japim disa vlerësime statusit të fëmijëve tanë në shoqërinë zvicrane (që nuk dallon shumë në shoqëritë tjera të shteteve perëndimore). Sa të shumtë janë ata, sidomos në mesin e rinisë apo fëmijëve tanë, të cilët shumë vështirë e kanë t’i përgjigjen me saktësi dhe me bindje një pyetje, edhe pse ajo duket e lehtë! Prej nga jeni ju? Përgjigja që i jepet pyetjes së tillë shpesh n’varet edhe nga personi që e parshtron ate. Disa i përgjigjen lehtë, me të parën e herë. Kemi prej atyre që i potencojnë menjëherë që të dy origjinat. Kurse disa, edhe pse kanë lindur në këtë vend, e theksojnë së pari me krenari vendin e origjinës së prindërve të tyre. Ka edhe shembujë të tjerë që nuk pritojnë aspak që të fshehin origjinën e prindërve, duke u prezantuar vetëm si shtetas të vendit ku jetojnë.

Arsyet janë të shumta, janë të ngjyrave të ndryshme, e jo çdo herë të kuptueshme, ashtu siç do të dëshironim ne. Ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në përgjigjet e dhëna dhe që prekin fushën identitare, duket se lidhen së pari me faktin se shumë fëmijë tanë kanë lindur në vendin ku jetojmë, pra në Zvicër, Gjermani, etj. Duke jetuar në këtë vend, natyrisht se fëmijët e kanë më lehtë të identifikohen më tepër në vendin e tyre të lindjes dhe jetesës, se sa në ate të origjinës së prindërve të tyre. Disa faktorë të tjerë të jashtëm të cilat nuk mund të përcjellen rregullisht edhe nga prindërit (mesi shkollor, ai i punës, shoqërisë që rrethon fëmijën, etj), ndikojnë gjithashtu në këtë çështje. Imazhi i keqë ndaj shqiptarëve që u formua me kalimin e viteve në Zvicër, e paralelisht edhe thellimi i paragjykimeve të gjeneralizuara e të padrejta, nuk e ka zbutur aspak problemin e perceptimit identitar.

Ndëgjohen edhe vlerësime se një pjesë e rinisë sonë nuk mund të identifikohet me të njejtën mënyrë, si të disa gjeneratave tona të mëparshme, me vendin ku jeton dhe punon. Jo e pakuptueshme kjo! Këtu e hasim apo mund t’a shtojmë edhe fenomenin e konfliktit të gjeneratave, që disa herë çojnë, për shembull, deri në keqëkuptime në mes të prindit dhe fëmijës. 

Nuk duhet harruar kërkesat tepër e më tepër të ashpra të tregut të punës, që i detyrojnë njerëzit që t’i adaptojnë paraqitjet e tyre, duke shkuar edhe deri në fshehjen e elementeve të rëndësishme identitare. Ekzistojnë edhe nga to, të cilët qëllimisht në CV e tyre nuk i cekin aspak njohurit e tyre gjuhësore në shqip, edhe pse i posedojnë hjohuritë e tilla. E disa herë, aty nuk e shënojnë as origjinën e tyre, të prindërve të tyre. Interpretimi i këtij fenomeni nuk është aq i lehtë! Nuk është përherë në pyetje çështja e krenarisë identitare. Kur flasim pikërisht për diskriminimin, duhet theksuar faktin se Zvicra është shumë më e kursyer nga kjo problematik, në krahasim me disa shtete që n’a rrethojnë.

Nëse parashtrojmë një pyetje tjetër lidhur me ate se a e zotërojnë gjuhën shqipe fëmijët tanë? Janë tejet të rralla rastet e atyre që nuk e njohin gjuhën tonë amtare, në përjashtim të ndonjë rasti të «izoluar». Disa shembujë i gjejmë edhe në rastet e martesave të përziera, kur njëri nga prindët është i huaj. 

Hasim edhe një dukuri tjetër ku nuk mungojnë as shembujtë e personave që, megjithë se gjinden përballë dikujt që fletë gjuhën shqipe (për shembull, në shitore, bankë, barnatore, etj), prapëseprap e flasin vetëm gjuhën e vendit ku punojnë. Kjo nuk duhet të befasoi askendin. E kuptueshme kjo, nisur edhe nga fakti se, në disa vende pune, veprimi i tillë imponohet si obligim nga disa pundhënës që kërkojnë të flitet aty vetëm gjuha zyrtare e vendit. Megjithatë, ekzistojnë edhe pundhënës tjerë, të cilëve nuk iu pengon aspak që puntori i tij të flasë, në raste nevoje, edhe në një gjuhë tjetër apo gjuhën e klientet, që sqarohet parasegjithash me nevojën e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit të ofruar. Shembujë të tjerë, n’a tregojnë se edhe në momentet kur mund të shprehet dikushi në gjuhën e vetë, këtë nuk e bënë. Arsyet? Ose e ka më lehtë që të përgjigjet në gjuhën e vendit ku jeton ose thjesht preferon më tepër një gjuhë tjetër. Motivet e veprimit të tillë nuk janë përherë të kuptueshme për të gjithë.
Për sa i përket gjuhës së komunikimit, me siguri se shumica e prindërve komunikojnë me fëmijët e tyre, në gjuhën e vendit të origjinës së prindërve, në gjuhën shqipe. Mirëpo nuk janë të rralla rastet kur komunikimi zhvillohet edhe në formën e përzier (në dy gjuhë) apo bëhet vetëm në gjuhën e vendit ku jetojmë. Arsyet, pse ndodhë kjo? Thuhet se pesha e disa sqarimeve kërkon disa herë që fëmija t’i kuptojë pak më mirë disa sende; tingëllon më bindshëm në veshin e fëmijëve, kur fjalët iu drejtohen tyre në gjuhën që e përvetësojnë më mirë. Kemi edhe persona që shumë shpejt e kanë ndjejtë si detyrim që të shprehen me fëmijët e tyre kryesisht në gjuhën e vendit ku jetojmë, e këto janë si zakonisht kategoritë e njerëzve të cilët suksesin e tyre në vendin ku jetojnë e kanë lidhur me bindjen e tillë! Jo aq e kuptueshme kjo, pasi që askushi nuk n’a imponon një gjë të tillë. Sa i përket kësaj çështje, tepër e më tepër ekspert gjuhësorë e dëshmojnë qartë se përdorimi i një gjuhe amtare në shtëpi është një faktor i rëndësishëm për një njohje sa më të mirë të gjuhës tjetër që fëmijët e përdorin në shkollë.
Edhe kurrorëzimet me suksese mbajnë disa herë ngjyrën e problemit identitar të suksesit të arritur. Në emër të kujtë, të cilës origjinë apo cilit shtet?! Pas përgjigjes së dhënë, a jemi çdo herë të sigurt për realitetin dhe sinqeritetin e një përgjigje!? Dilema të shumta, edhe për shumë shembujë të tjerë. Flasim për pasuri vlerash të përziera, qofshin ato kulturore, gjuhësore apo nacionale. Ndërkohë, dalin në sheshë edhe çështjet identitare komplekse që mbretërojnë në reflektimet e ndryshme. Kombinimi i të gjitha këtyre n’a jepë me siguri ndonjë përgjigje, por jo çdo herë edhe ate që dëshirojmë t’a ndëgjojmë ne!

Neuchâtel (Zvicër)

 26.02.2017, 21:59  | B.M. | 390 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Këngëtarja shqiptare merr propozim për martesë në skenë (Foto)
Numërohet një vendvotim në Prizren, ndryshon rezultati
Sela ka biseduar me Zaevin, ministria e Shëndetësisë do të mbetet te Aleanca
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.