Ish-ministri i 2001 i VMRO-DPMNE-së, i jep Zaevit përkrahje për qeverinë me shqiptarë..
« EDITORIAL » A duhet pos VMRO-DPMNE `Catharsis` sipas A. Grubit edhe në BDI, LSDM e PDSH ?
Pse BDI, Besa dhe Aleanca nuk i drejtohen Gjykatës Kushtetuese ndaj Ivanovit ?
« Zhurnal mëson: » Shtetet e BE-së të përçara për sanksione ndaj Maqedonisë
Shkenca zbulon, nënat që kanë më shumë shanse të lindin djalë
shtat.jpg

Femrat që pinë një aspirinë para se të kryejnë marrëdhënie seksuale kanë më shumë gjasa që të lindin fëmijë të seksit mashkull. Ky është përfundimi më i ri që vjen nga bota e shkencës.

 

Në studimin e fundit, të kryer nga Instituti Kombëtar “Eunice Kennedy Shriver” në SHBA, u përfshinë më shumë se 1000 femra të cilat kishin kryer një abort të mëparshëm.

 

Ato morën një tabletë aspirinë ose një pilulë qetësuese jo të dëmshme para se kryenin marrëdhënie seksuale (të gjitha po planifikonin të mbeteshin shtatzënë). Rreth 30% e grave që pinë aspirinë lindën djalë, krahasuar me 23% të grave që morën pilulën qetësuese.

 

Rezultatet e publikuara në “Journal of Clinical Investigation” konfiromjë se aspirina rrit shanset për të lindur djalë me gati një të tretën.Studime të mëparshme kanë treguar se abortet, qofshin spontane ose të planifikuara, rrisin inflamacionin në mitër.

 

Sipas ekspertëve, sistemi imunitar e sheh zhvillimin e embrionit si një trup i huaj, prandaj e sulmon për përbërës inflamator dhe qeliza imune.

Ky inflamacion mund të ulë shanset që një femër të lindë djalë, duke qenë se fetuset meshkuj janë më të ndjeshëm.Aspirina është një ilaç anti-inflamator, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet, temperaturën dhe inflamacionin

 27.02.2017, 16:31  | Z.H. | 518 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.