Dietologia Blerina Bombaj sugjeron këtë menu për fëmijët e moshës 1-3 vjeç. Ja si duhet të ngjajë ushqimi i një dite për këtë moshë.

Mëngjes: 1 vezë e zier, pak bukë thekre me vaj ulliri dhe rigon, 1 banane e vogël

Paradite: 1-2 kajsi të thata

Drekë: makarona me mish të grirë dhe salcë domatesh shtëpie, 1 mandarinë

Pasdite: 1 tas kos me frutat e preferuara

Darkë: 1-2 feta buke me djathë të bardhë dhe ullinj të prerë në copëza, 1 kupë të vogël me karota të ziera dhe pak kungull + 2 feta mollë

Lëngje gjatë ditës: rreth 600 gr qumësht, ujë, vetëm një gotë të vogel lëng frutash të shtrydhur të cilin mundësisht jepjani gjatë një vakti kryesor, në mënyrë që të mos i dëmtojë dhëmbët.