Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

Azeski: Infrastruktura mbetet prioritet

Fuqia e partive shqiptare u dobësua, por zgjedhjet krijuan rast për kthesë ?!
« LSDM befason: » BE synon të hap bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë (?!)
VMRO-DPMNE me dredhi vazhdon sulmet ndaj Zaevit për platformën shqiptare
Azeski: Infrastruktura mbetet prioritet
azzz.jpg

Shkup, 10 mars- Politika ekonomike e Maqedonisë të dalë jashtë kufijve të vendit, me investime në zinxhirët e mëdha tregtare dhe ndërtimin e kapaciteteve hotelerike, të cilat do ta tërhiqnin prodhimtarinë tonë në tregun rajonal. Në botë ekzistojnë vetëm ekonomi konkurruese dhe jokonkurruese. Zhvillimi teknologjik e eliminon ekonominë kombëtare dhe për këtë shkak, duhet të kthehemi 100 për qind drejt rajonit dhe botës.

Këtë e theksoi kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski në panel diskutimin në suaza të biznes-forumit të 24-të në Kopaonik.

Azeksi mbajti fjalim me temë "Programi reformues i investimeve rajonale: një rajon një shoqëri", pas çka u përgjigj edhe në pyetje.

Infrastruktura, thekson, mbetet prioriteti më i madh, sepse është bazë e të gjitha tregimeve rreth zhvillimit rajonal dhe rritjes, ndërsa ne në këtë plan kemi bërë shumë pak.

"Më së shumti kemi bërë në planin e autostradave, më pak për infrastrukturën e hekurudhave, ndërsa edhe gazifikimi duhet të mbetet prioritet i madh. Punë tjetër është çështja e sundimit të së drejtës në rajon dhe harmonizimi i saj, sepse në këtë plan gjendemi në kaos të vërtetë", theksoi Azeski.

Sipas tij, puna e tretë e cila logjikisht del nga dy të parat janë paratë.

"Nuk kemi më shumë mundësi të marrim borxh, sepse e arritëm kulmin, ndërsa dyshoj edhe në vullnetin e investuesve në rrethana të tilla të investojnë. Për këë shkak, duhet të kërkojmë ndihmë nga Bashkimi Evropian, posaçërisht për çështjet për infrastrukturën, sundimin e së drejtës, korrupsioni, që sërish të jemi atraktiv për investim", theksoi Azeski.

Lidhur me blerjen dhe shitjen e prodhimeve bujqësore, theksoi se mbështetja qeveritare dha rezultate.

Biznes forumi në Kopanik u mbajt më datën 7 dhe 9 mars. Kishte 1.140 pjesëmarrës, 120 gazetarë të akredituar, 20 panele, tre sesione plenare, katër ngjarje speciale dhe dy panel prezantime. U bë fjalë për tema lidhur me ekonomimë, arsimin, shkencën dhe shëndetësinë. Morën pjesë funksionarë të lartë shtetërorë dhe biznes liderë me ndikim, të cilët e kanë shqyrtuar programin për reforma në rajon

 10.03.2017, 11:27  | L.E. | 159 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.