Të gjithë e duan Maqedoninë në NATO dhe BE, çuditërisht edhe Gruevski
Dy skenarët e qeverisë Zaev
S`ka ulëse në qeverinë e re për Artan Grubin
Simbolet kombëtare dhe kulturore keqpërdoren nga partitë politike
Cilat ishin motivet e vrasjes së dyfishtë në Bazel?
vrasja-bazel-2-302318906-587x392.jpg

Janë dhënë detaje të tjera nga tragjedia që ndodhi në Bazel, ku dy shqiptarë mbeten të vrarë dhe një tjetër mbeti i plagosur, raporton albinfo.ch.

 

 

Sipas policisë dorasit e kësaj vepre nuk kanë pasur motive terroriste. Lokali në të cilën ndodhi tragjedia ka qenë e njohur edhe më parë për lidhjet e saj me botën e drogës, shkruan ‘guardian.ng’.

 

 

“Ajo ka qenë e lidhur dhe e njohur për lidhjet e saj me botën e drogës”, ka thënë një banor për gazetën  “Basler Zeitung”. “Megjithatë, prej që kur është ndërruar pronari ka qenë një lokal i zakonshëm”.

 

 

Pas të shtënova, personat e armatosur që besohet se janë rreth të 30’-tave janë larguar drejt stacionit të trenit. Transmetuesi publik RTS ka raportuar për organizatat kriminale shqiptare në Zvicër që kanë lidhje me trafikimin e heroinë, por policia ka shtuar se motivohet ende janë të paqarta.

 

 

Policia zvicerane gjithashtu ka kërkuar ndihmë për t’i gjetur dy personat që kanë shkaktuar këtë krim dhe besohet se janë nga Evropa Lindore. Kujtojmë që një 28-vjeçar dhe 39-vjeçar shqiptarë mbetën të vrarë, derisa një 24-vjeçur ka mbetur i plagosur rëndë.
Derisa motivet e kësaj ngjarje ende nuk janë bërë të ditura, shumë banorë lokalë besojnë se është hakmarrje, duke u bazuar në informacionin  se në Shqipëri hakmarrja është shumë e përhapur, shkruan ‘aargauerzeitung.ch’.

 

 

Gjithashtu as motivet kombëtare nuk janë përjashtuar, pasi në lokalin ‘cafe 56’ kishte mbrëmje të organizuara me shqiptarë, ndërsa nuk mungon as flamuri kombëtar, si dhe flamuri me Isa Boletinin e Ismail Qemailin.

 

 

Por, policia ka dhënë edhe detaje tjera. Ajo ka thënë se dy burra kishin hyrë në lokal dhe kishin qëlluar e më pas kishin ikur. Dy burrat 30 deri në 40 vjeçar janë 175 cm dhe kishin rroba të errëta. Njëri prej tyre kishte xhaketë lëkure ngjyrë kafe ose të zezë. Edhe sipas ‘polizeiticker.ch’ të dyshuarit janë nga Evropa Lindore.

 

Policia gjithashtu ka dhënë edhe numrin në shërbim për ata që kanë informacione: 061 267 71 11.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.03.2017, 10:10  | T.E. | 3,195 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re pas 11 dhjetorit nga IHPQM: BDI 12.5%, e BESA 12.2%, përsëri të barabarta
S`ka ulëse në qeverinë e re për Artan Grubin
Safetja trondit fansat, shikoni çka thotë për familjen e burrit
Karakamisheva çmendet pse Zaev ka përfaqësuar Maqedoninë mbrëmë në Bruksel !
« Foto: » Për disa është e pa përmbajtshme kjo që ka publikuar Learta Jakupi
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.