Ish-ministri i 2001 i VMRO-DPMNE-së, i jep Zaevit përkrahje për qeverinë me shqiptarë..
« EDITORIAL » A duhet pos VMRO-DPMNE `Catharsis` sipas A. Grubit edhe në BDI, LSDM e PDSH ?
Pse BDI, Besa dhe Aleanca nuk i drejtohen Gjykatës Kushtetuese ndaj Ivanovit ?
« Zhurnal mëson: » Shtetet e BE-së të përçara për sanksione ndaj Maqedonisë
Në çdo kohë pati njerëz që nuk dorëzoheshin!

Pal Shtufi
Publicisti dhe pedagogu nga Zvicra

Ishte viti 1980. Ishim një grup prej 7 anëtarësh (dy femra dhe pesë meshkuj) që bënim përgatitjet për të shkruar parulla për ÇLIRIM (ZGJIM) dhe të drejta të barabarta në Jugosllavi. Më kujtohet si sot kur pjesën më të madhe të strategjisë dhe veprimit e përbënte shqetësimi: "si do të KUNDËRSHTOHEMI së pari shqiptarët tanë". Sepse, në atë kohë, përqindja e atyre që nuk mendonin si ne, ishte jashtëzakonisht e madhe. Mbase ndonjëherë mendonim se veprimet tona nuk do të kenë kurrfarë efekti. Mirëpo ne nuk u ndalem. Shumë shpejt pas nesh mbërrini pranvera e vitit 1981...


Erdhi 1989, viti i rënies rapide të Jugosllavisë. Kërkesa e kohës tanimë përkrahej nga shumicë absolute e shqiptarëve, por për finalen e finaleve, shihej që nuk kishim forcë. Edhe pse tani lëvizjes tonë për pavarësi i prinin iluministët më të mirë që kishim, prapë se prapë përballë kishim bishën më të rrezikshme në histori - pas Luftës së Dytë Botërore. Por, askush nuk dorëzohej.


Erdhi 1998, numri i atyre që e donin lirinë, ME ÇDO ÇMIM, nuk ishte edhe aq i madh, për të mos thënë shqetësues. Megjithatë pati mjaftë njerëz që nuk dorëzoheshin dhe që ishin të gatshëm për sakrificë. Liria erdhi me vuajtje dhe me gjakun tonë, por kurrsesi pa aleatët tanë.  Mirëpo, ajo ditë erdhi.


Erdhi viti 2008, shpallja e Pavarësisë së shumëpritur nuk përkrahej hapur. Megjithatë, pati njerëz që ia mësynë kësaj pune dhe ajo u përkrah ndërkombëtarisht. Sot na njohin 114 shtete.


Jemi në vitin 2017, pavarësisht kundërshtimit, Ushtria e Kosovës do të bëhet, sepse ka njerëz (abstrahoni emrat!) që nuk dorëzohen duke kërkuar këtë të drejtë legjitime dhe krejtësisht në harmoni me rrjedhën e ngjarjeve politike tash e sa dekada. Pra, asgjë e jashtëzakonshme, sepse, ushtria jonë do të bëhet pikërisht me PAJTIMIN e aleatëve tanë, por ne duhet ta kërkojmë atë. Me çdo kusht.

Proceset e ardhshme politike nuk kanë kuptim pa pasur një ushtri formale. Bisedimet në Bruksel nuk sjellin ushtri. Përkundrazi. Ushtria e përforcon edhe pozicionin negocius. Akti i kryer flet vet.  

Duhet të bëjmë politikë.

 11.03.2017, 15:03  | B.M. | 753 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.