« Zhurnal mëson: » Shtetet e BE-së të përçara për sanksione ndaj Maqedonisë
LSDM, BDI e Lëvizja Besa ende pa pajtim për kryeparlamentarin
« BE demanton LSDM-në: » Nuk ka bisedime anëtarësimi për Maqedoni pa plotësim kushtesh
Dy shtete të Ballkanit në prag të shkatërrimit, alarmon përsëri sllovaku
Duhani me rendiment më të madh dhe çmim më të lartë
1335640721.jpg

Me rendiment më të madh nga pritshmëria dhe çmim më të lartë do të përfundojë blerja e sivjetme e duhanit.

Sipas të dhënave të fundit nga Minsitria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe EKonomisë së Ujërave, janë marrë mbi 25.000 tonë duhan, që është 5.000 tonë më shumë nga vlerësimet fillestare për tërë rekoltën e vitit 2016.

 

Është arritur çmim mesatar prej 196,82 denarë për kilogram apo 14 denarë më shumë se vitin e kaluar, që paraqiste 182 denarë.

 

Pagesa për duhanin është realizuar 98 për qind. Deri më tani janë paguar 4,848 miliardë denarë.

Këtë vit duhan kanë blerë nëntë ndërmarrje në gjithsejt 130 pika, ndërsa pritej të blihen rreth 20.000 tonë. Afati ligjor për blerje përfundon më 15 mars, por pjesa më e madhe e pikave tashmë janë mbyllur. Nëse disa prodhues plotësisht paraqesin sasi për blerje, ndërmarrja blerëse, në pajtim me Ligjin, është e detyruar të caktojë ditën kur do ta hapë pikën për t`i marrë sasitë.

 12.03.2017, 13:26  | T.E. | 301 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.