Maqedonia e shënjestruara prej Moskës për t’u kthyer në vend mik
Ali Ahmeti: Ligji për gjuhën shqipe shumë shpejt në Parlament
Deskoska: Do të rishqyrtohen tekstet shkollore
UNS propozon Prof.Dr. Sejfulla Osmanin për Kryeprokuror të shtetit
Hashim Thaçi i pasigurt dhe ndihet i frikësuar nga gjendja e përgjithshme që mbretëron ne Kosovë dhe rajon

Blerim Burjani

Presidenti  i Kosovës i lodhur nga pa aftësia dhe mos gjetjes së rrugës adekuate për të zgjidh një vargë problemesh siç është demarkacioni, Asociacioni i Komunave Serbe, FAK, bllokimi i liberalizimit është shtyer në një veprim të cilën e konsideron të ligjshëm dhe të pashmangshëm dhe  ka hap temën e themelimit të ushtrisë përmes transformimit të misionit të FSK në një forcë ushtarake.Pastaj çështja e fillimit te punës së Gjykatës Speciale,  gjendja jo e mire dhe jo stabile e regjionit ka bërë që të jetë më i zëshëm,  si zakonisht edhe kësaj here tash më edhe me kompetencë kushtetuese ka hap temën e themelimit te ushtrisë së shtetit pa marr parasysh dallimeve  dhe sugjerimeve dhe kritikave ndërkombëtare. Deklarimet ndërkombëtare të  NATO-së dhe SHBA janë të matura dhe kërkojnë procedura kushtetuese, në anën tjetër lista serbe mban peng dhe nuk pranon këtë transformim në forcë ushtarake të FSK.  Mbajtja pengë dhe shantazhi i Beogradit ndaj kësaj teme ka ardhë deri këtu,  që presidenti partiak Thaçi është nxit për të marr një qëndrim të madhë, kurse partneri i PDK-së LDK-në e ka kapluar brenga dhe frika? Çka nëse nuk ka përkrahje ndërkombëtare? Sidoqoftë vullneti  guximi dhe vendimet e rënda janë pjesë e punës dhe e plotësimit të kërkesave kushtetuese te qytetarëve për të nxjerr një ligj për transfromimin e një organizate civile në forcë ushtarake.Po që se bëhet  transformimi i FSK-së ne forcë ushtarake pa përkrahje ndërkombëtare edhe pas themelimi te forces ushtarake do të mbetet edhe një kohë prezenca e zbehjes së validetit në kuptimin e pranimit nga bashkësia ndërkombëtare,  dhe  përkrahjen teknike dhe ushtarake që do të duhej te ia jep NATO. E dyta Serbia si zakonisht do reagoj një kohë dhe do ti adoptohet qëndrimit të shtetit të Kosovës,  edhe pse vazhdimisht politikisht edhe në OKB do të shfrytëzoj faktin e tillë për të kritikuar Kosovën se këtë nuke ka bërë në formë kushtetuese dhe ne pajtim me Rezolutën 1244 .Në anën tjetër ekziston një përkrahje e gjithanshme e pozites dhe opozitës në këtë temë për të ec në këtë variant, pa marr parasysh se si do të reagoj bashkësia ndërkombëtare. Thaçi ka bërë mirë që këtë temë e ka hap me miqtë ndërkombëtarë për të gjet një zgjidhje,  edhe pse ai la te hapur se kjo mund të bëhet edhe me ndryshim të kushtetutes nëse veç lista serbe e pranon ndryshimin kushtetutës.Kosova edhe me herët kishte një mbrojtje territoriale bazuar në kushtetutën e vitit 1974, pra Kosova ka edhe një bazë tjetër kontinuele dhe me kushtetutën e Kosovës së pavarur, gjithashtu është e nevojshme dhe e domosdoshme të ndërtohet një strukturë ushtarake për të  garantuar liritë dhe te drejtën e mbrojtjes se sovranitetittë shtetit të Kosovës.NATO me themelimin e ushtrisë së Kosovës do të forcohet me një aleat të ri dhe partner besnik. Per këtë arsye NATO është e përmbajtur por nuk është kundër themelimit të forcës ushtarake,  pra tema ka mbet te zgjedhja e modalitetit , pra është  bërë hapja e modaliteteve dhe sugjerimeve që mund të vijnë nga NATO  SHBA-ja dhe BE-ja.Në Kosovë LDK-ja është nxën e papërgatitur nga PDK-ja, por gjithësesi  është pro themelimit , pra ne jemi në fazën e metodologjisë së përcaktimit për mënyrën e themelimit te forcës ushtarake.Unë mendoj së është bërë mirë hapja e temes,  që disi duhet të zgjidhet tema e forces ushtarake dhe tema e demarkacionit dhe tema tjera të shumta.

 Qyetarëve dhe natyrisht edhe mua nuk më intereson më pse pozita dhe opozita nuk ka konsesus për  zgjidhje dhe për model zgjidhjeje por janë përgjegjës se janë të pa aftë të nxjerrin një vendim që do të zhbllokoj qytetarin,  tregun ekonomik e botën intelektuale që ka nevojë secili qytetar dhe ekonomia e shtetit tonë të afirmohet e të zhvillohet në arenën evropiane dhe perëndimore. Kuptohet se dështime të shumta e kanë kapluar deri me sot këtë qeverisje dhe këtë legjislaturë prej vitit 2014, duke u marr pozita dhe opozita njëra me tjetrën ku qytetari ka mbet pa shumë vendime të rëndësishme për jetën e tij. Në këtë periudhë ka edhe shumë genjeshtra se është zbut papunësia si rezultat i jo përspektivës,  kategori të shumë të njerëzve janë duke ikur jasht Kosovës si mjek,infermjere, gazetarë, profesorë etjera,  kjo ka bërë që pushteti dhe qeverisja te mos reflektojë pro interesave dhe kërkesave që nuk kanë zgjidhje. Në anën tjetër ëshët për tu lavdëruar shteti gjerman që për cdo ditë po ja u hap rrugën kosovarëve për punësim si dhe SHBA-ja, ku shumë qyetetarë të profileve të shumtë kanë gjet punë në Gjermani dhe SHBA.Pra qytetari është lodhur nga kjo pa aftësi dhe luftë për pushtet të pakuptimtë duke u akuzuar ndermjet veti pozita dhe opozita e në anën tjetër pasojat duke i bartë qyetari i rendomtë.Ky realitet  ka shtyrë në zbërthim tjetër të cështjeve në drejtim të zgjidhjes, problemi më i madh mbetet themelimi i Asociaconit të Komunave Serbe kurse në anën tjetër Thaci insiston të themelohet. Kjo duket të jetë problem kur dihet se nuk ka bazë kushtetuese dhe bazë ligjore në ligjin për vetqeverisje lokale për asociacionin, përderisa ky asociacion hibrid kundërshtohet nga opozita dhe qytetarët në këtë ëvariant si është dhe si e dëshiron Serbia dhe lista serbe ën Kosovë. Opozita më me dëshirë  do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme pas zgjidhjes së cështjes së forcës së armatosur por s,ka vullnet pë të zgjidhë dy tema tjera, edhe pse unë kam thënë edhe me herët se pasë zgjidhje të këtyre tre temave s,ka nevoje të ketë zgjedhje, sepse edhe po të mbahen dhe pa marrur parasysh se kush do të vij në pushtet  nuk do të ketë zgjidhje për demrakcion dhe asociacion,  atëherëpse duhen zgjedhje? Dhe për çka?Vetëm për të plotësuar interesa dhe apetite të kësaj skene anarkike politike për kontroll të parasë publike dhe kontrollit te punësimit në sektorin publik dhe shërbimin civil , diplomatik dhe bordet e shumta. Pra qyetetarit asgjë nuk i duhen zgjedhje për të ndërruar njerëz me mendime dhe opinione krejtesishtë të njejta për interesin dhe privilegjet që i kërkrojnë. Kjo skenë politike pozit dhe opozit janë forcuar edhe si klasa ekonomike kanë edhe fuqi te parasë sepse kanë bërë para nga qeverisja dhe kanë zgjidhë të gjitha problemet e tyre, përderisa qyetetaret janë mbet të  vetum dhe pa kurrfarë përkrahje duke këkruar zgjidhje jashtë shtetit,tash mqë të gjithë e presin “hastret” liberalizimin e vizave sepse mendojnë se do të zgjidhin probleme të punësimit.

Nuk ka kohë më për të bërë politik ndermjet vete –pozit dhe opozit koha e zgjedhjeve e problemeve duhet të fillojnë përndryshe kjo klasë politike ka humbë edhe përkrahjen e plotë nga qytetarët ku  askush më nuk flet tek qyetetarët për këtë pozit dhe opozit, të gjithë kerkojnë zgjidhje e ndalje të korrupcionit,  pëfitimit nga xhepat e qytetarëve. 

 12.03.2017, 17:42  | B.M. | 1,022 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
“Feridja” në lidhje me aktorin e serialit “Më fal” (Foto)
Sheshi "Skënderbeu", drejtë një pamje grandioze kombëtare me figura dhe monumente më të rëndësishme të historisë shqiptare
Kush është Remzi Mehmedi, zv.ministri i ardhshëm në Ministrinë për Transport dhe Lidhje?
UNS propozon Prof.Dr. Sejfulla Osmanin për Kryeprokuror të shtetit
Kjo është deputetja e parë që e ushqen fëmijën me gji në parlament dhe mbanë fjalim (Video)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.