« E tmerrshme » Huliganët maqedonas rrahin barbarisht Albanin, institucionet heshtin (Foto)
« Markoviç për Zhurnal » Nëse VMRO i fiton lokalet, do të kërkojnë edhe zgjedhje të parakohëshme
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Pri..
Shteti favorizon kompanitë publike
Rabotnici-na-gradilishte.jpg

Shkup, 13 mars - Për sektorin publik nënë e për atë privat njerkë. Shteti i mbron ndërmarrjet publike nga bllokimi i llogarive dhe arkëtimi i borxheve përmes përmbaruesve. “Rrugët e Maqedonisë”, Radiotelevizioni i Maqedonisë, “Pyjet e Maqedonisë” janë vetëm një pjesë e subjekteve të drejtuara nga shteti që me vite të tëra figurojnë në listën e borxhlinjve të DAP-it. Drejtoria thuajse asnjëherë nuk ua bllokon llogaritë ndërmarrjeve publike. Rasti i vetëm i këtillë ishte në mars të vitit të kaluar kur ishte bllokuar llogaria e RTVM-së.

Problemin në mënyrë plotësuese e vështirëson e dhëna se biznes sektori me vite të tëra nuk mund të arkëtojë borxhet nga sektori publik, madje edhe kur ka vendime ekzekutive. Gjykatat nuk lejojnë që të arkëtohet nga paratë e komunave ose ndërmarrjeve publike, shprehet përmbaruesi Gordan Stankoviq.

Shteti mbron ndërmarrjen publike, por jo në llogari të tij, por në llogari të ndonjë pjesëmarrësi tërësisht të pafajshëm në qarkullimin juridik. Çfarë logjike ka kjo, nuk e kam të qartë. Nëse shteti është i gatshëm të mbrojë ndonjë ndërmarrje publike, le të nxjerrë para nga buxheti dhe le të bëjë çfarë të dojë – deklaroi përmbaruesi Gordan Stankoviq.

Sipas Stankoviqit madje as nuk ka mënyrë për të arkëtuar borxhin, ndërsa disa komuna dhe ndërmarrje janë të privilegjuara me vite të tëra.

 Çfarë e pengon tani atë kryetar komune ose atë drejtor të ndërmarrjes publike që edhe më tej ta fus në borxhe ndërmarrjen pa kurrfarë problemesh meqë pasoja nga mospagimi është arkëtimi i detyrueshëm, ndërsa për këtë nuk vlen arkëtimi i detyrueshëm – tha Gordan Stankoviq.

Nga ndërmarrjet publike, borxhli më i madh i shtetit është “Rrugët e Maqedonisë”, më pas vijojnë ndërmarrjet komunale nga Gostivari dhe Tetova dhe RTVM-ja. Nga komunat në listën e fundit të borxhlinjve që e publikoi DAP-i janë vetëm Karposhi dhe Ohri.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.03.2017, 18:40  | R.ZH | 436 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gjuajtje me armë pranë burgut të Idrizovës, ja çfarë ndodhi
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Ja cilat shkaqe mund të jenë për tërheqjen e diplomatëve serb nga Maqedonia!?
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Prillit` nga ana e Beogradit
Bigi po martohet, ja detajet!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.