« Sheshi "Skendërbeu" » Mexhiti fton gjithë shqiptarët të përjetojnë kulturën dhe artin e gjitha trevave shqi..
« Analistët » Sporti shqiptar nuk duhet të anashkalohet nga Qeveria e Maqedonisë
« Kadriu për Zhurnal » Reforma në gjyqësor nënkuton shumë gjëra, jo vetëm shkarkimi i Zvërlevskit
« E fundit » Më në fund mbaroi seriali "Zvërlevski", u shkarkua me 64 vota "pro"
Dikush as 200 euro, e dikush 1100 euro
Screenshot_2016-03-25-15-23-23-1-874x492.jpg

Shkup, 13 mars - Në Maqedoni ekzistojnë dallimet të mëdha ndërmjet pagave më të ulëta dhe pagave më të larta për gjashtë herë. Rrogat në shtet lëvizin prej më pak se 200 euro në sektorin më pak të paguar, deri në 1100 euro në sektorin më të paguar, shkruan gazeta KOHA. Sipas të dhënave të Entit të Statistikës në muajin dhjetor të viti të kaluar, programuesit kompjuterik fitojnë 67 mijë denarë, ndërsa punëtorët në prodhimtarinë e lëkurës fitojnë 11.807 denarë. Kjo do të thotë se të punësuarit në sektorin e teknologjisë informatike fitojnë nga tre paga mesatare mujore, ndërsa të punësuarit në prodhimtari nuk fitojnë as gjysmën e rrogës mesatare me vlerë prej 23.457 denarë.

Ekonomistët thonë se dallimet e mëdha ndërmjet pagave të kategorive të ndryshme të punëtorëve në të njëjtin shtet, mund të shpjegohen me dallimin në cilësinë e punës për shkak të investimeve në kapitalin njerëzor, posedimin e shkathtësive dhe kompetencave të ndryshme, që ndryshe vlerësohen nga punëdhënësit, si dhe grupet jo-konkurruese në tregun e punës ku ekzistojnë mjaft profesione që kërkojnë edhe njohuri të ndryshme specifike që edhe paguhen më shumë. Në rastin e Maqedonisë, vlerësohet se mungesa e kuadrove të teknologjisë informatike nga njëra anë dhe teprica e kuadrove në sektorin e prodhimtarisë në tregun e punës, si rrjedhojë edhe e papunësisë së lartë, si dhe produktiviteti shumë i lartë i kompanive të sektorit dinamik të IT-së, dhe produktiviteti i ulët i sektorit prodhues në Maqedoni, diktojnë edhe dallimin kaq të madh në paga.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.03.2017, 22:09  | R.ZH | 5,258 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gruevski shfaqet pas një kohe, ndjek nga afër ndeshjen mes Vardarit dhe Fenerbahçe
Filloi gara për kryeprokuror, ja tre kandidatët më të sigurtë
« Video » Shqiptari i makiatove artistike në Vjenë
MPJ: Deri në ora 20.30 nuk ka informacione për shtetas të plagosur nga Maqedonia
« Foto » Skandaloze: Rrahje fizike pas përfundimit të ndeshjes Vardar me Fenerbahçen
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.