Muhamer Pajaziti: Raporti i Pribes pasqyron nevojat reale të Maqedonisë
Maqedonia dhe Shqipëria rivendosin komunikimin, në vjeshtë mbledhje e dy qeverive
« Analizë: » Si do të rrjedhin zgjedhjet lokale në komunat shqiptare?
Në këto zgjedhje nuk do të vlejë praktika për të votuar kandidatin e partisë që është..
Riformatimi i delegacionit dhe formatit të dialogut me Serbine

Flamur Sallahu
Kandidat për studime të doktoraturës – The National University of Public Service - Budapest

Republika e Kosovës ka shpallur pavarësinë e saj me 17 shkurt 2008. Duke marrë parasysh që BE-ja në rregullativën e saj për shtetet që aspirtojnë integrimin në BE duhet që të rregullojnë marrëdhëniet e tyre fqinjësore si ato të Lirisë së Lëvizjes, Tregtisë me mallra, marrëdhëniet diplomatike dhe bashkëpunimin ekonomik, atëhërë ka qenë e nevojshme që të ndërmerret një iniciativ e pashmangshme për fillimin e Dialogut në nivel shtetesh ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu kishte ndërmjetësues dhe garantues BE-në dhe si i tillë do të zhvillohet në aspektin teknik.

Por me kalimin e kohës delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga Kryeministri i atëhershëm i Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi dhe ekspertët e tij dhe tani nga Kryeministri i tanishëm z. Isa Mustafa, niveli i dialogut ka ndërruar diskurs të diskutimit nga niveli teknik në atë politik duke e humbur edhe vet kuptimin e dialogut.

Nuk është e drejtë që të diskutohet në nivel shtetesh dhe të diskutohet vetëm për një territor të një shtetit siç është ai i Republikës së Kosovës dhe interesat e Serbisë që ka ndaj Kosovës dhe të mos diskutohet për dëmet e luftës, për mos respektimin e shtetit të Republikës së Kosovës dhe territorin e saj, pengimin e lirisë së lëvizjes në anën veriore të Mitrovicës si dhe fletarrestimet e vazhdueshme që i lëshon Serbia për Interpolin për arrestimet e ish luftëtarëve të UÇK-së.

Prandaj është e domosdoshme dhe shumë urgjente që të kemi një reformatim të rrënjësishëm të delegacionit dhe të cështjeve të cilat duhet negociuar me Serbinë dhe të kemi një rishikim dhe një analizë thelbësore për marrëveshjet e arritura deri më tani pasi që qytetarët e Republikës së Kosovës poashtu edhe Deputetët nuk kanë fare njohuri se cfarë në të vërtetë është nënshkruar në BRUKSEL, gjë e cila cënon parimin e transparencës dhe llogaridhënies së përfaqësuesve të popullit ndaj popullit dhe akterëve institucional.

Është e rëndësishme që të ndërrohet çasja e delegacionit ndaj Serbisë dhe të mos lejohet më lëshime për atë se cka insiston Serbia që të realizon ndonjë interes destabilizues për Republikën e Kosovës siç kemi rastin e ndërtimit të Murit për presion të realizimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Andaj është shumë vendimtare vendosmëria, durimi dhe diplomacia që do të përdorim në mënyrë që ta ruajmë interesin nacional shtetëror për të cilin është derdhur shumë gjak jo vetëm gjatë luftës 1998 por edhe në vitet e kaluara nga shumë gjenerata.

 13.03.2017, 09:16  | B.M. | 1,188 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
A e dini sa vjeç ishte Ermal Fejzullahu kur u martua (Foto)
Fatkeqësi e trishtë, gjen vdekjen një person nga Shkupi
Horror në Shkup, në pikë të ditës tentuan ta fusin 29 vjeçarin në bagazhin e veturës
Shqipja? Ja si u përgjigj Dimitrov sot në Tiranë
"Postat e Maqedonisë" mbeten në "duartë" e BDI-së?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.