« Analistët » LSDM dhe partitë shqiptare të mos presin më, por ta formojnë qeverinë
Analistët maqedonas të ndarë për ftesën e VMRO-DPMNE për takim të krerëve të krejt pa..
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
Maqedonia po i thotë “lamtumirë” BE-së, thotë gazeta austriake
Kompanitë të painteresuara për furnizimet publike
rruget.jpg

Shkup, 14 mars - Në tenderët shtetëror me vite të tëra marrin pjesë dhe i fitojnë ndërmarrjet e njëjta. Vetëm 4.800 prej rreth 70.000 ndërmarrje aktive në shtet janë të përfshira në biznesin me furnizime publike që brenda vitit vlen rreth një miliard euro. Çdo e katërta thirrje publike e publikuar nga institucionet shtetërore ka vetëm nga një ofrues. Për shkak të kësaj, është i domosdoshëm një kontroll më i madh i tërë procesit të furnizimeve publike, që do të duhej t’i besohet Byrosë për Furnizime Publike, shprehen nga Qendra për Komunikime Civile, prej ku më shumë se një vit e monitorojnë këtë proces.

"Momentalisht organet kontraktuese shpesh e shkelin Ligjin për furnizime publike. Jemi dëshmitarë për akuzat në rritje për korrupsion në furnizimet publike dhe e gjithë kjo kalon pa kurrfarë sanksionesh. Si rezultat, konsiderojmë se kompetenca të këtilla të zgjeruara të Byrosë për Furnizime Publike do të mundësonin parandalim të keqpërdorimit të parave publike, por gjithsesi do të rezultonte edhe me sanksionimin e rasteve kur do të konstatohen keqpërdorime", deklaroi Sabina Fakiq nga Qendra për komunikime civile.

Ekspertët rekomandojnë pezullimin e vendimit ligjor, sipas të cilit kriteri i vetëm për ndarjen e tenderëve është çmimi më i ulët dhe shprehen se në pjesën më të madhe të furnizimeve publike duhet doemos të merret parasysh edhe cilësia e mallit ose shërbimit që e blen shteti. Gjithashtu, konsiderojnë se përveç dispozitave penale, duhet të vendosen edhe ato kundërvajtëse për organet shtetërore që e kanë shkelur Ligjin, edhe atë me gjoba prej 500 deri 20.000 euro.

 14.03.2017, 16:01  | Xh.I. | 377 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndërron jetë biznesmeni tetovar Abdilnaser Vejseli, varimi bëhet nesër në drekë
« Foto: » Gruaja e Ermalit kapet mat, ja si duket ajo në fitnes
Tuna nuk fton kunatën në 'baby shower'?
« Foto: » Tuna do bëhet nënë por ja çfarë bën sot ish-burri i saj
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.