« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Konkluzat e Kuvendit qëndror të RDK-së
« Analistët » Fitorja e LSDM-së reflektoi "rahatllëkun" e popullit pas rënies së regjimit Gruevski
Albert Heta prezanton Shkollën Verore në Garage Museum of Contemporary Art në Moskë
heta.jpg

Që nga viti 2006, puna e tij është shfaqur përmes intervenimeve bashkëpunuese të institucionit të pavarur Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Albert Heta do të prezantojë punën e Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe programin e Shkolla Verore si Shkollë 2017.
Shkolla Verore si Shkollë është një platformë artistike dhe edukative që organizohet në Prishtinë, (Kosovë) me partnerë bashkëpunues në Lublanë, Nju Jork, Beograd, Vjenë, Oslo, Shkup dhe Sarajevë.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë qëllim të krijojnë një hapsirë unike ndërkombëtare edukative dhe arsimore që funksionon në Prishtinë, si model progresiv; që zhvillon kurrikula ndërdisiplinare dhe angazhojë pjesëmarrësit nga rajoni e më gjerë të shkëmbejnë njohuritë dhe ekspertizat me studentë ndërkombëtarë e me publikun.

Programi për vitin 2017 është i strukturuar me nëntë kurse, kurse teorike dhe të punës praktike dhe prodhimit të veprave të artit, ligjerata publike dhe prezentime, vizita, ekspozita dhe performanca, që krijojnë një përvojë dhe model unik.
Shkolla Verore si Shkollë fillimisht u frymëzua nga rasti i Kosovës, ku sistemi arsimor u finalizua në mes të viteve 1970, është paraparë të jetë një udhërrëfyes dhe një ndërhyrje, me qëllim për të bashkuar e të shpërndarë njohuri kritike për trajtimin e sfidave të rëndësishme me të cilat përballemi sot, me anë të modeleve të reja dhe mundësive në edukim dhe bashkëpunim në fushën e artit.


Ligjëratat publike dhe prezantimet në Shkolla Verore si Shkollë 2017 përfshijnë Alfred Barr, Boris Buden, Triple Canopy, Beatriz Colomina, Keti Chukhrov, Adrian Deva, Patricia Falguieres, Rike Frank, Boris Groys, Felix Gmelin, Vjollca Krasniqi, Christian Rattemeyer, Jovana Stokić, Nebojsa Milikić, Miran Mohar, Edi Muka, Marina Otero, Renaud Proch, Besa Shahini, Igor Stiks dhe Branimir Stojanović, ndër të tjerë.
Shkolla Verore si Shkollë 2017 do të organizohet nga 10 deri më 24 Korrik 2017.
Konkursi për pjesëmarrës do të jetë i hapur deri me 30 prill 2017. Regjistrimi bëhet online në: http://stacion.org/SSAS/

Albert Heta është artist, kurator, dizajner dhe kritik shoqëror që punon në Prishtinë. Punët e Hetës në art bashkëkohor janë shpeshherë veprime të thjeshta të intervenimeve në situata egzistuese shoqërore, përgjigje ndaj një situate të dhënë, ose rimendim i objekteve egzistuese. Punët e tij si “It’s time to go visiting: No visa required’, një intervenim publik në billboardet e British Airways në Prishtinë (2003), ‘Embassy of the Republic of Kosova in Cetinje, SCG’ (2004) për Bienalen e Cetinjës, kuruar nga Rene Block dhe Natasa Ilic, ose ‘Kosovar Pavilion Venice Biennial 2005’ (2005) e shpërndarë në bashkëpunim me e-flux, nuk janë vetëm instalacione apo akte të përvetësimit, por gjithashtu janë akte të angazhimit me kushtet nën të cilat punët ishin pranuar nga kuratorët, mediat, politikanët dhe publiku.

Që nga viti 2006, puna e tij është shfaqur përmes intervenimeve bashkëpunuese të institucionit të pavarur Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. / KultPlus.com

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.03.2017, 16:39  | L.E. | 225 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
Reja e Shyhretes një nuse e "shtrenjtë", nuk do ta besoni ҫfarë ka blerë (Foto)
“Благодарам Били”
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.