Ish-ministri i 2001 i VMRO-DPMNE-së, i jep Zaevit përkrahje për qeverinë me shqiptarë..
« EDITORIAL » A duhet pos VMRO-DPMNE `Catharsis` sipas A. Grubit edhe në BDI, LSDM e PDSH ?
Pse BDI, Besa dhe Aleanca nuk i drejtohen Gjykatës Kushtetuese ndaj Ivanovit ?
« Zhurnal mëson: » Shtetet e BE-së të përçara për sanksione ndaj Maqedonisë
Fajtori Gruevski kërkon fajtor fantom

Shkruan XHENUR ISENI

Kriza politike po merr përmasa të mëdha dhe ajo mund të zgjidhet shumë shpejtë apo edhe mund të marrë kahje të dhunshme të padëshiruar në të njëjtën kohë.

Qytetarët e vendit, përkatësisht taksapaguesit nuk e dëshirojnë prishjen e marrëdhënieve ndëretnike dhe eskalimin e situatës, sepse qëllimi i vetëm i njerëzve më të lartë të VMRO-DPMNE-së është të mos përplasen para murit të drejtësisë. Po i njëjti grup nuk e ka shqetësim fare që viktimë e gjithë kësaj qasjeje destruktive të tyre të jetë edhe populli, gjegjësisht të pësojë popullata.

Kjo fatkeqësisht po ndikon edhe në stabilitetin e Maqedonisë e sidomos me mediat ( e kontrolluara) nga këta persona të afërt me ish-kryeministrin Gruevski. Të njëjtit po inskenojnë dhe plasojnë para opinionit publik dezinformata nga më të ndryshmet, përfshirë edhe atë të fundit se kinse qenkan krijuar grupe të armatosura shqiptare që dëshirojnë të rrënojnë Maqedoninë.

Unë aspak nuk i besoj këto lloj plasimesh nëpër mediat vendore. Them kështu duke pasur parasysh synimet e qarta të rrjetit të Gruevskit për zhvendosjen e vëmendjes nga çështjet kyçe në interes të qytetarëve dhe të së ardhmes së Maqedonisë përmes  defokusimit të opinionit dhe mbjelljes frikë tek ta me qëllim që të mbulohen "krimet e tyre" dhe aferat korruptive të tyre që dolën nga përgjimet e bëra publike nga opozita maqedonase.

Tash po i njëjti grup me në krye Gruevskin po e krijon një armik fantom të përbashkët të jashtëm të llojit: “paguesit për të prishur marrëdhëniet ndëretnike dhe Maqedoninë” ?

Dhe akuzat e këtilla VMRO-DPMNE po ia ofron një pjese të popullit maqedonas dhe po i drejton në adresë të shumëkujt: Ambasadorëve e vendeve perëndimore, Shqipërisë...

Por problemet e grumbulluara në Maqedoni, nuk duhet kërkuar gjetiu pos brenda vendit. E fajtori më i madh është vet VMRO-DPMNE e cila gabimet e saja tash po tenton që t’i fsheh dhe hedhë të tjerëve me petk nacionalistë dhe ksenofob e anti-shqiptarë. Sepse fajtorë janë vet ata. Shihni retorikën e tyre tash para formimit të qeverisë së re dhe rrugën e VMRO-DPMNE për në opozitë, dhe nuk do hamendje se kush është fajtori.

Personalisht mendoj se nuk duhet të biem pre e këtyre grackave që të vetmin qëllim e kanë nxitjen e ekstremit të palës tjetër edhe pse përvoja me VMRO-DPMNE ishte e vështirë për shqiptarët, e mirë për interesat personale të disa individëve të BDI-së dhe kjo nuk guxon të përsëritet.

Shpresoj se këtë komoditet/luks dinak nuk do ua ndihmojmë e as që të biem pre e këtyre provokimeve që mund të eskalojnë situatën jashtëzakonisht shpejtë.

Mendoj se shqiptarët e Maqedonisë dhe i gjithë spektri i tyre politik do të duhej që të dëshmojnë para faktorit ndërkombëtar, por edhe para maqedonasve të hutuar nga manipulimet e VMRO-DPMNE dhe Gruevskit, se ne shqiptarët kemi qenë dhe jemi ithtarë të paqes e të dëshmojmë në të njëjtën kohë se përveç ekstremit ortodoks maqedonas, konservativ dhe fashist të VMRO-së, ekstrem tjetër në Maqedoni nuk ka dhe nuk do të ketë.

E këtu mund të ndihmojë shumëkush. por jo edhe deklaratat nga jashtë si ajo e djeshmja e deputetes nga Shqipëria, Mesila Doda. Këso lloj deklaratsh nuk e ndihmojnë aspak gjendjen në Maqedoni edhe ashtu të mjaft të tensionuar. Përkundrazi, deklarata të këtillë të pamatura shkaktojnë jashtëzakonisht dëm ndaj shqiptarëve të Maqedonisë dhe ushqejnë edhe më shumë egërsinë e VMRO-DPMNE-së dhe manipulimet e saj .

Për popullizëm të këtillë nuk ka nevojë askush këtu në Maqedoni, sepse deklaratën si kjo e Doda-s më së miri po i shfrytëzon Gruevski duke e rritur dozën e nacionalizmit tek të tijët.

Duke shfrytëzuar deklarata si kjo, Gruevski i tërbuar nga frika e të mbeturit në opozitë, dhe pastaj edhe nga përballja me drejtësinë për keqbërje plot 12 vite qeverisjeje me afera korruptive e krim të organizuar, po mundohet edhe më shumë që ta forcojë teorinë e tij propagandistike se dikush nga jashtë po përzihet në Maqedoni dhe po dëshiron ta rrënon sovranitetin e shtetit. Ai dhe njerëzit e tij po e nxisin opinion vendor maqedonas kundër Shqipërisë.

Situata aktuale në Maqedoni kërkon maturi, gjakftohtësi, nga të gjithë ne, por edhe nga të tjerët jashtë saj dhe ndihmë për shtendosje tensionesh e jo rritje të tyre.

Besoj dhe kjo mund të shihet sidomos në të kaluarën ,se shumë njerëz të mëdhenj  bëhen të rrezikshëm dhe të korruptuar kur kanë në dorë shumë pushtet dhe egot e tyre për pushtet absolut veçmé rriten.

Ky është  për mendimin tim zakonisht shkaku më i madh i rënies së tyre.

Siç e dimë shumë njerëz dështojnë, humbin statusin , apo reputacionin e tyre kur ata janë në një  pozitë më të lartë, natyrisht kur e keqpërdorin atë pushtet ku e mira e përgjithshme eliminohet për të mirën personale, siç është rasti në politikbërjen në Maqedoni, gjegjësisht qeverisja 10 vjeçare e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. N

Njerëzit e pushtetshëm, të cilët kanë sasi të mëdha të kontrollit duket se bëhen "të uritur për pushtet" dhe për ta është më se e nevojshme që ta kenë atë në jetën e tyre të përditshme, atyre kjo gje u jep energji për të funksionuar.

Për fat të keq në këto situata, mirëqenia e "klasave të ulëta", bëhet e parëndësishme dhe qeniet e vetme të rëndësishme janë sunduesi , "shokët" e tij dhe bashkëpunëtorët të cilët përfitojnë nga rënia dakord me zbatimin e besimit në figurën e lartë të sunduesit. 

 15.03.2017, 10:38  | Xh.I. | 2,227 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.