Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

Promovimi i potencialeve turistike të Maqedonisë në një panair në Moskë

Fuqia e partive shqiptare u dobësua, por zgjedhjet krijuan rast për kthesë ?!
« LSDM befason: » BE synon të hap bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë (?!)
VMRO-DPMNE me dredhi vazhdon sulmet ndaj Zaevit për platformën shqiptare
Promovimi i potencialeve turistike të Maqedonisë në një panair në Moskë
133611159.jpg

Potencialet atraktive turistike të Maqedonisë me theks të posaçëm në turizmin religjioz, kulturor dhe verës promovohen në manifestimin e panairit për turizëm "Mitt" që mbahet në Moskë.

Nga Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit, e cila e organizon promovimin e potencialeve të Maqedonisë, informojnë se stenda e Maqedonisë është vizituar prej gazetarëve dhe tur operatorëve fokusi i të cilës janë turnetë turistike ballkanike.

Deri tani është realizuar takim me përfaqësues të Lidhjes së Gazetarëve të Rusisë të cilët nga ana e Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit, janë ftuar ta vizitojnë Maqedoninë dhe përpilojnë materiale promovuese për mediat në Rusi.

Përfaqësuesit e Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit realizuan takime edhe me tur operatorë të rëndësishëm rusë si Anex Тour, PAKS, PEGAS dhe Natalie Tours,të cilët, krahas destinacioneve të tjera ballkanike, kanë paraqitur interes për përfshirjen e Maqedonisë në turnetë e tyre turistike.

Panairi për turizëm në Moskë, i cili zgjat prej 14 deri më 16 mars, ka shtatë salla ekspozuese në të cilat destinacionet turistike i prezantojnë më shumë se 1.600 kompani, tur operatorë të huaj, asociacione, media dhe faktorë të ndryshëm në turizëm. Panairin e vizitojnë mbi 27.659 vizitorë. 

 15.03.2017, 16:20  | T.E. | 216 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.