« E tmerrshme » Huliganët maqedonas rrahin barbarisht Albanin, institucionet heshtin (Foto)
« Markoviç për Zhurnal » Nëse VMRO i fiton lokalet, do të kërkojnë edhe zgjedhje të parakohëshme
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Pri..
BPRM: Bankat likuide, kursimi po rritet, tregu devizor me lëvizje të volitshme
114513115_1.jpg

Rritja e ekonomisë në tremujorin e katërt është më e fuqishme nga tremujori paraprak, kursimi i popullatës tregon rritje të mëtutjeshme, në tregun devizor janë ruajtur lëvizjet e volitshme, ndërsa është vazhduar edhe rritja e likuiditetit të bankave, konstaton Komiteti për politikë operative monetare e BPRM-së në mbledhje të mbajtur dje në të cilën janë shqyrtuar gjendjet në ekonominë vendore, lëvizjet e tregjeve ndërkombëtare dhe vendore financiare dhe treguesit për ekonominë vendore në kontekst të strukturës së politikës monetare.

"Sinjalet për stabilizim edhe më tutje janë të pranishëm në dy pikat ku kriza politike pati efekte më të mëdha - kursimi i popullatës dhe afiniteti për disponim me deviza. Të dhënat fillestare të shkurtit udhëzojnë për rritje të mëtutjeshme të kursimit të popullatës në sistemin bankar, me çka ato rriten nëntë muaj një pas një. Në tregun devizor janë ruajtur lëvizjet e volitshme, me ç'rast në dy muajt e parë të vitit, në përmbledhje, BPRM intervenon me neto-blerje të devizave. Rezervat devizore edhe më tutje janë në nivel adekuat. Realizimet e volitshme janë në kushte kur realizimet dhe notat për stabilitet të fundamenteve ekonomike edhe më tej janë pozitive", theksojnë nga BPRM në kumtesën e sotme.

Lidhur me aktivitetin ekonomik, të dhënat e publikuara të vlerësuara për BPV-në për tremujorin e katërt tregojnë rritje të ekonomisë, por pak më e fuqishme në krahasim me tremujorin paraprak (2,4 për qind përkundër 2 për qind, në mënyrë adekuate). Rritja reale e BPV-së për tërë vitin 2016 paraqet 2,4 për qind dhe pothuajse edhe nuk del nga projeksioni i BPRM-së prej 2,3 për qind për vitin 2016. Për tremujorin e parë të këtij viti, numri i treguesve të disponueshëm me frekuentim të lartë është i kufizuar dhe është mjaft herët për konstatime më të sigurta.

Të dhënat e shkurtit për lëvizjen e çmimeve në ekonominë vendore tregojnë rritje vjetore të inflacionit prej 0,2 për qind, që, sipas BPRM-së, është rritje pak më e dobët e çmimeve nga pritjet. Megjithatë, korrigjimet e sipërme  të lëvizjes së pritur për vitin 2017 tek zërat hyrës për çmimet e importit udhëzojnë për rreziqe potenciale në rritje, në krahasim me projeksionin e inflacionit në vitin 2017, si pasojë e faktorëve të palës së ofertës.

Në shkurt, muaji i pestë me radhë, vazhdoi rritja e likuiditetit në sistemin bankar, që i referohet transaksioneve të rregullta të shtetit, si dhe intervenimeve të Bankës Popullore në tregun devizor për neto-blerje të devizave. BPRM informon se në shkurt, në tregun devizor vërehen lëvizje të zakonshme sezonale tek oferta dhe kërkesa nga klientët e bankave afariste, me ç'rats neto-shitja e devizave që bankat e realizuan është në nivel të vitit të kaluar. Megjithatë, në kushte të likuiditetit solid devizor nga mesi i muajit, në tregun ndërbankar u paraqit tepricë e ofertave të devizave, që kushtëzoi blerje të devizave të Bankës Popullore në transaksionet me bankat mbështetëse.

Në rrethana të rritjes së mëtutjeshme të tepricës së mjeteve likuide në denarë, bankat sërish e rritën shumën e mjeteve të plasuara në depozite të disponueshme tek Banka Popullore. Gjendja e tyre ka arritur nivel të lartë, përkatësisht 43 për qind nga shuma e mjeteve të plasuara në instrumentin bazik për rregullim monetar. Rritja e likuiditetit potencial të bankave, i cili rrjedhimisht është i kahëzuar drejt depozitave të disponueshme tek Banka Popullore, po zhvillohet në rethana të kërkesës së ulur kreditore në periudhën e fundit, që është rezultat i paqartësisë lidhur me krizën politike. Në rrethana të tilla, si dhe për shkak të asaj që bankat nuk kanë mundësi të investojnë në instrumente të tjera vendore afatgjate financiare, në mbledhje u konkludua që të tërhiqet një pjesë e këtyre mjeteve, të cilat tashmë marrin karakter të tepricës strukturore të likuiditetit në sistemin bankar.

Në kushte të likuiditetit  të rritur në sistemin bankar, në seancë është vendosur që oferta e bonove të thesarit të rritet në 30.000 milionë denarë, gjegjësisht për 5.000 milionë më shumë se niveli i bonove të thesarit të skaduara (25.000 milionë denarë). Norma e interesit të bonove të thesarit arrin 3.25 për qind, sa arrinte edhe në ankandin paraprak.

Të dhënat fillestare për shkurtin e vitit 2017 tregojnë rritje të mëtejme të kursimit të popullsisë, nëntë muaj të njëpasnjëshëm. Megjithatë, baza e përgjithshme depozituese në shkurt sërish shënoi ulje mujore, si pasojë e uljes së depozitave të ndërmarrjeve.  Realizimet e tilla sollën deri në ngadalësimin e dinamikës vjetore të rritjes së depozitave, megjithatë niveli i depozitave është më i lartë në krahasim me pritjet.

Lidhur me aktivitetin kreditor, të dhënat fillestare në përfundim me shkurtin tregojnë vazhdim të rritjes së kredive në bazë vjetore dhe mbajtjen e trendit të kreditimit më të theksuar në sektorin "popullatë". Të dhënat e fundit për aktivitete kreditore orientojnë në realizime më të dobëta në krahasim me ato të projektuara për tremujorin e parë të vitit 2017, në pajtim me projektimin e tetorit.

Të dhënat për rezervat devizore në shkurt, në krahasim me fundin e vitit 2016, tregojnë ulje, në pjesën më të madhe si rezultatet e faktorëve nga karakteri i përkohshëm. Të gjithë treguesit e përshtatshmërisë të rezervave devizore, siç sqarojnë nga BPRM, tregojnë se ata vazhdimisht lëvizin në zonë të sigurt. Lidhur me treguesit nga sektori i jashtëm, për fillimin e vitit janë të qasshme të dhëna për tregun  e këmbimit në përfundim me dekadën e dytë nga shkurti, që orientojnë në neto-derdhjet nga transferimet private që janë të afërta në lidhje me pritjet. Gjithashtu, edhe të dhënat e disponueshme të fundit për tregtinë e jashtme në janar na orientojnë në realizime të ndryshme nga ato të projektuara.

Në seancë u konkludua se vlerësimet për stabilitetin e bazave ekonomike edhe më tej janë pozitive. Rreziqet nga ngjarjet vendore politik ende janë prezent dhe të theksuara. Njëherit edhe rreziqet nga rrethina globale janë sërish aktuale.

BPRM, theksojnë, edhe në periudhën e ardhshme me kujdes do t'i ndjekë lëvizjet, ndërsa ndryshimet e ardhshme në politikën monetare në masë të madhe do të kushtëzohen nga stabilizimi i mëtejmë i klimës vendore politike.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.03.2017, 16:25  | T.E. | 435 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gjuajtje me armë pranë burgut të Idrizovës, ja çfarë ndodhi
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Ja cilat shkaqe mund të jenë për tërheqjen e diplomatëve serb nga Maqedonia!?
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Prillit` nga ana e Beogradit
Bigi po martohet, ja detajet!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.